fbpx

 Një person bie në komë pas përplasjes mes BMW-së dhe motoçikletës në Kisela Vodë

Mbrëmë, 40 minuta pas mesnatës, në bulevardin “Boris Trajkovski” në lagjen Kisela Vodë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një makine BMW dhe motoçikletës ku vozitësi 22 vjeçar i motoçikletës ka marrë lëndime të rënda. Djaloshi me lëndime të rënda trupore me automjetin e ndihmës...

Janakieski dhe Temelko janë larguar nga gjykata- vendimi do të dihet sot

Rreth orës 3 pas mesnatës, në Gjykatën themelore Shkupi 1 ka përfunduar biseda informative i ish ministri të transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski dhe kryetarit të Pustecit, Edmond Temelko. Tani për tani nuk dihet nëse do të shqiptohet për ta masa e paraburgimit. Janakieski dhe...

Në dy makina janë gjetur 17 emigrantë

Dje disa policë nga stacioni policor Negotinë kanë ndaluar makinë "Matiz" me targa të Velesit, ku përveç vozitësit M.GJ (32) janë gjetur edhe pesë emigrantë të cilët më pas i kanë transferuar në Qendrën e pranimit në Shkup. Në rast tjetër, në autostradën në afërsi...

Ndërron jetë një punëtor pasi i bie një tub i hekurt në kokë

Një punëtor nga Shkupi, në qendrën e qytetit ka vdekur, pasi që në kokë i ka ra një tub i hekurt. Ashtu siç ka njoftuar policia, fatkeqësia ka ndodhur dje rreth orës 15:40 në Shkup, në rrugën, “Makedonija”, në objektit ku ndërtohet ndërtesa e “ELEM”-it,...

Arrestohet shkupjani që luftoi në SHI në Siri

Ministria e Punëve të Brendshme ka arrestuar S.R (21) nga Shkupi i cili kërkohej nga gushti i këtij viti kur kundër tij u parashtrua padi penale për shkak të ekzistimit të bazave për dyshim për vepër të kryer penale “pjesëmarrje në luftë të huaj,...

Gjendet i vdekur ish shefi i shërbimit sekret ushtarak

Ish shefi i zbulimit ushtarak Goran Sofevski është gjetur i vdekur në Kërçovë. Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes nga ekipet policore dhe prokurori publik është konstatuar se në trupin e 44 vjeçarit Sofevski nuk janë gjetur shenja dhune. Trupi i tij...

Nuk ka shenja dhune në trupin e Sofeskit

Në trupin e 44- vjeçarit, agjentit ushtarak Goran Sofevski nuk janë gjetur shenja dhune, konfirmojnë nga MPB-ja. Trupi i pajetë i Sofevskit është gjetur në orën 7 të mëngjesit, pasi mbrëmë vonë familjari i tij kishte njoftuar për zhdukjen e tij, i cili një ditë më parë...

Një motoçiklist lufton për jetë pas aksidentit të trafikut në “Ilindenska”

Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20 në bulevardin “Ilidenska” ku janë ndeshur dy makina dhe një motoçikletë. Motoçiklisti ka pësuar më shumë dhe për momentin gjendet në Qendrën për emergjencë ku lufton për jetën e tij. Hetimi është në rrjedhë e sipër.

Incident i armatosur në Qendrën klinike në Shkup

Sot në mëngjes në Qendrën klinike në Shkup ka ndodhur një incident me armë. Sipas informacioneve jozyrtare, në incident nuk ka njerëz të lënduar gjegjësisht është lënduar mjek i kirurgjisë abdominale ndërsa ndaj tij, me armë ka shkrepur një pacient i pakënaqur. Policia ka arrestuar dy...

Në Strugë një person me makinën e tij mbytetnë Drinin e Zi

Një burrë moshës rreth 50 vjet u mbyt gjatë një rënie me makinë në lumin e Drinit të Zi në Strugë. Aksidenti ndodhi dje pasdite rreth orës 18 e 30 minuta. Sipas dëshmisë së banorëve për arsye të panjohura tani i ndjeri Nexho Memeshoski, i...

Një foshnjë e vdekur është gjetur në tualetin e spitalit në Tetovë

Mbrëmë rreth orës 22, një doktor kujdestar në Spitalin e Tetovës ka raportuar në polici se në tualetin e repartit internist është gjetur një foshnjë e porsalindur, pa shenja jete, e mbuluar me pelena. Trupi i foshnjës do t’i nënshtrohet obduksionit kurse mjeket kanë dyshimet e tyre...

Trupat e burrit dhe gruas janë gjetur pa rroba dhe në fazë të prishjes

Njëri pranë tjetrit, pa rroba, të shtrirë në krevat dhe në fazë të prishjes. Kështu janë gjetur trupat e burrit 33 vjeç dhe gruas 27 vjeçe në motel në pjesë industriale të Manastirit, njoftoi policia. Në pritje të rezultateve nga  obduksioni, në opinion qarkullojnë zëra...

Tre persona të plagosur në përleshje të armatosur në Tetovë

Tre persona  kanë marrë plagë gjatë një përleshje me armë Tetovë, informoi policia. Në përleshje dhe në të shtënat kanë marrë pesë persona, prej të cilëve tre me plagë të rënda, janë quar në Klinikën e Tetovës, kurse dy të tjerët me plagë më të...

Helmohen disa nxënës dhe një profesor në “Arseni Jovkov”

Me simptoma të kollitjes dhe probleme me frymëmarrje, 13 nxënës dhe një profesor në shkollën e mesme “Arseni Jovko” dje pasdite kanë përfunduar në Klinikën e toksikologjisë dhe spitalin e qytetit “8 Shtatori”. Sipas MPB-së, bëhet fjalë për thithje të spërkatësit që është përdorur nga...

Policia ka arrestuar Zlatko Arsovski- Brezën për të vuajtur dënimin prej 6 muajve me burg

Policia ka arrestuar Zlatko Arsovskin (37) i njohur si dëshmitari i mbrojtur Breza në rastin e vrasjes së plakut nga Oresha, shkruan “Utrinski Vesnik”. Breza është dërguar në burgun në Shkup. Ai kërkohej me urdhër gjyqësorë për vuajtjen e dënimit me burg prej 6 muajve. Arsovski...

Një anglez i dehur me makinë ka demoluar plazhin në Stenje

Një anglez i dehur mbrëmë ka shkaktuar dëme nëpër vendin turistik Stenje, mëson “Meta”. Sipas të dhënave tona, ai ka pirë në një prej hoteleve ndërsa pasi pronarët kanë reaguar për shkak se ka qenë në gjendje të alkoolizuar, e ka lëshuar restorantin. Është futur në...

Një fëmijë emigrant është goditur nga rryma në Gjevgjeli

Një fëmijë 12 vjeç, shtetas i Afganistanit dje është goditur nga rryma në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli ku ka vagonë të ndryshëm në rezervë. “Kryqi i kuq menjëherë fëmijën e ka dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Gjevgjeli për t’i dhënë ndihmën përkatëse shëndetësore. Personi...

Numri një i “Makpetrol” dhe 20 tjerë dyshohen për kriminalitet që kap shifrën prej mbi 6 milion euro

Ministria e punëve të brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër 21 personave për derdhje ilegale të kapitalit nga shoqëria aksionare “Makpetrol” në shoqërinë komanduese me aksione “Oilko”. Dhjetë anëtarët e Këshillit administrativ, tetë anëtarët e Këshillit mbikëqyrës si dhe tre përgjegjës në Regjistrin qendror,...

Disa të mitur kanë rrahur një bashkëmoshatarë me shufër hekuri

SPB- Ohër deri tek prokuroria themelore publike ka dorëzuar raport special kundër tre të miturve, në bazë të Ligjit për drejtësi për fëmijë, për dyshimin se kanë kryer dhunë. Siç njoftojnë nga MPB, të miturit më 31 korrik të këtij viti, janë futur në një...

Vrasje në Tetovë

Një banor nga Tatova  pesëdhjetë e pesëvjeçar, vrau vëllanë e tij dy vjet më të vogël, kështu që e ka sulmuar me thikë dhe ka shkaktuar disa dëmtime fatale. Sulmi fizik dhe vrasja paraprihet me argumentimin verbal midis vëllezërve. Trupi i njeriut 53-vjeçar në spitalin...