fbpx

Kjo nuk është foto e një shqiptari që lufton për ushtrinë izraelite

-

Djali në këtë foto nuk është një shqiptar që shërben në ushtrinë e Izraelit. Verifikimi i Faktoje zbuloi se ai është në të vërtetë polici kufitar izraelit Asil Sawaed i cili u vra në Shkurt 2023.

———————————

Në rrjete sociale po qarkullon foto e një djali i cili pretendohet se është një shqiptar që shërben në ushtrinë e Izraelit.

Megjithatë, një kërkim me anë të motorit të kërkimit të imazheve Tineye zbuloi se foto e mësipërme nuk tregon ndonjë djalë shqiptar të quajtur Gëzim Palaj.

Në të vërtetë, djali në foto është një polic kufitar izraelit i quajtur Asil Sawaed.

Sipas një artikulli të gazetës izraelite The Times of Israel, 22-vjeçari Sawaed vdiq më 13 shkurt 2023, pasi “u godit me thikë nga një adoleshent palestinez dhe u qëllua aksidentalisht me armë nga një koleg në një pikë kontrolli në Jeruzalemin Lindor.”

Artikulli i gazetës izraelite e identifikon djalin në foto si Asil Sawaed nga fshati Hussniyya

Në Qershor 2023, ushtria izraelite njoftoi familjen e 13-vjeçarit që goditi me thikë Sawaed se shtëpia e tyre do të shembej. Sipas The Times of Israel, është politikë e Izraelit të shembë shtëpitë e palestinezëve që akuzohen të kenë kryer sulme vdekjeprurëse. Efektiviteti i kësaj politike është debatuar shumë, edhe brenda vetë organeve të sigurisë izraelite, ndërsa aktivistët e të drejtave të njeriut e dënojnë praktikën si dënim kolektiv i padrejtë.

ИзворFaktoje.al

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.