Ndërron jetë futbollisti Aleksandar Pandovski

Ka ndërruar jetë futbollisti maqedonas AleksandarPandovski, i cili po luftonte me jetën pas aksidentit të rëndë që ndodhi para pak ditësh në dalje të Shkupit.

Makina tip “Golf” me të cilën po lëvizte Pandovski dhe babai i tij ka humbur kontrollin dhe me një shpejtësi prej më shumë se 100 kilometrash në orë është përplasur në shtyllën e betonit tek pompa e benzinës “Makpterol”, në dalje të Shkupit, shkruan „Meta”.

Aleksandar Pandovski ka qënë pjesë e Vardarit, Rabotniçkit, ndërsa ekipi i tij i fundit ka qenë në Euromilk.