Mbrëmë, 40 minuta pas mesnatës, në bulevardin “Boris Trajkovski” në lagjen Kisela Vodë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një makine BMW dhe motoçikletës ku vozitësi 22 vjeçar i motoçikletës ka marrë lëndime të rënda.

Djaloshi me lëndime të rënda trupore me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin kirurgjik të qytetit “Naum Ohridski”. Siç njoftojnë nga MPB, djaloshi është në rrezik jete.

Vozitësi i BMW-së është me iniciale M.D (43) nga Shkupi.

“Më 27 korrik 2016, më orën 00.40 në Shkup, në bulevardin “Boris Trajkovsin”, ka ndodhur përplasje mes makinës BMW me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.D (43) nga Shkup dhe motoçikletës “Honda CBR” pa targa, e drejtuar nga S.A (22) nga Shkupi. Në fatkeqësi, lëndime të rënda trupore ka marrë vozitësi i motoçikletës i cili me ndihmën e shpejtë është dërguar në Klinikën “Naum Ohridski”. I njëjti është në gjendje kritike për jetë” thuhet në buletinin e sotëm të MPB-së.

Në rrjetin social Twitter filluan të qarkullojnë informacionet se kinse vozitësi i makinës BMW është Dejan Mitrevski- Urko.