Tuesday, 20 January, 2026
Meta.mk

Akuza për ndërhyrje nga jashtë e atmosferë frike në prag të zgjedhjeve lokale

11 October 2025

Atmosfera politike në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit është ngarkuar ku ndërhyrjet e Beogradit dhe retorika përçarëse mund të cenojnë zhvillimin normal të procesit zgjedhor. Fushata e cila do duhej të përqendrohej në çështje lokale si zhvillimi ekonomik, shërbimet komunale dhe përfaqësimi qytetar, është shndërruar edhe në garë me tone gjeopolitike dhe akuza për ndikim […]

Falsifikimi i thellë ose “Deepfake”

9 October 2025

Falsifikimi i thellë ose siç njihet “Deepfake” është një përmbajtje audio, video apo me fotografi e krijuar përmes inteligjencës artificiale (AI), e cila manipulon pamjen ose zërin e një personi për ta bërë të duket sikur ai ka thënë apo vepruar diçka, por në të vërtetë nuk ka ndodhur. Ky term vjen nga bashkimi i […]

Videoja e manipuluar me imazhin e ish kancelares gjermane Merkel

8 October 2025

Në një video që po qarkullon në internet, me titull “Merkel trondit botën- shqiptarët janë populli më i bekuar në Evropë”, pretendohet se ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë fjalë lavdëruese për shqiptarët. Në video duket Merkel me sy të përlotur dhe me një flamur shqiptar në duar. Videoja shoqërohet me emocione të forta dhe pamje që […]

I keqinterpretuar takimi i presidentit Begaj me ambasadorin serb në ShBA

3 October 2025

Pretendimi: Presidenti shqiptar Bajram Begaj është bindur nga ministrja e jashtme Elisa Spiropali të ulet pranë ambasadorit serb në ShBA Verdikti: Mungon konteksti ——————————————– Disa foto që tregojnë presidentin shqiptar Bajram Begaj dhe ministren e jashtme Elisa Spiropali të ulur në një tryezë me, ndër të tjerë, ambasadorin serb në ShBA, po shpërndahen nga portale shqipfolëse me pretendimin se […]

Dezinformatë me AI: Trump “lavdëron” Kurtin në një video të fabrikuar

2 October 2025

Një video e përhapur në Facebook pretendon se shfaq presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke dhënë deklarata mbështetëse për Kosovën dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Mirëpo, fjala është për një video të manipuluar e krijuar me teknologji të inteligjencës artificiale, ku fjalët që i atribuohen Trump-it janë plotësisht të sajuara.   Çfarë pretendon videoja? […]

Paralajmërimi i hershëm mbi ngjarjet e ndjeshme që pritet të ushqejnë narrativa dezinformuese

2 October 2025

Publikimi i fundit nga Western Balkans Anti-Disinformation Hub paralajmëron rrezikun e narrativave dezinformuese që mund të shpërndahen në Kosovë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese mbi ankesën e Listës Serbe. Në Kosovë, skena politike po hyn në një fazë të ndjeshme pas vendimit të Gjykatës lidhur me ankesën e Listës Serbe. Ky zhvillim ka potencial të madh për […]

Fjalimi i madh i Europës – Ambicie të larta, sfida reale për BE-në

25 September 2025

Në fjalimin e saj më të fundit për gjendjen e Bashkimit Europian, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, paraqiti një axhendë ambicioze që preku sferat kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme të Evropës: nga forcimi i mbrojtjes, pavarësia në prodhim dhe investimet në teknologji, tek agjenda e gjelbërt dhe mbështetja për […]

Tanket ruse nuk u bënë gati për sulm në kufirin polak

25 September 2025

Pretendimi: Tanket ruse në kufi me Poloninë janë bërë gati për luftë Verdikti: Mungon konteksti Barbara Halla Më datë  10 shtator, disa dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake. Dronë ruse u panë po ashtu në ditët në vijim edhe në Rumani, një tjetër antare e NATO-s, duke shkaktuar ankth te qytetarët. Informacione dhe spekulime të ndryshme mbi […]

A i largoi Vjosa Osmani vajzat nga shkolla publike për shkak të banjos?

23 September 2025

Deklarata, e shpërndarë si citim i drejtpërdrejtë i Presidentes, rezulton e nxjerrë nga konteksti i dy deklaratave të ndara dhe pa lidhje me njëra tjetrën Në rrjetet sociale dhe disa portale është ngritur pretendimi se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka larguar vajzat e saj nga një shkollë publike në Prishtinë, pasi u kërcënohej […]

Dronët rusë në Poloni raportohen me tituj të ekzagjeruar

16 September 2025

Jona Cenameri- Nata e 9-10 shtatorit 2025 shënoi një moment të rëndësishëm kur forcat polake dhe të NATO-s rrëzuan për herë të parë dronë rusë që kishin shkelur hapësirën ajrore polake. Sipas burimeve të mediave ndërkombëtare CNN dhe ABC News, 19 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të Polonisë nga mesnata e ditës së martë deri në zbardhjen e […]

E keqinterpretuar “hakmarrja kineze” ndaj ministres së Jashtme gjermane

14 September 2025

Pretendimi: Kjo video tregon mungesën e pritjes zyrtare të ministres së Jashtme gjermane në Kinë pas deklaratave të saj kundër presidentit Xi Jinping. Vlerësimi: E pavërtetë Jona Cenameri Në datën 8 shtator, portali Zoom.al_news shpërndau një video që tregonte ministren e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, duke zbritur e vetme nga një avion pa praninë e ndonjë delegacioni […]

Këshilltarja myslimane belge nuk kërkoi largimin e evropianëve

12 September 2025

Pretendimi: Saliha Raiss ka deklaruar se nëse belgët nuk duan Islamin dhe shamitë, duhet të largohen nga ky vend Vlerësimi: Mungon konteksti Jona Cenameri Zërave kritikë për emigracionin në Evropë u është ofruar një tjetër argument ditët e fundit falë publikimit të një sekuence të fjalimit të Saliha Raiss, këshilltares myslimane komunale në Molenbeek të Brukselit. Politikania […]

Britania nuk hoqi lejet e qëndrimit të përhershëm për emigrantët

9 September 2025

Pretendimi: Britania e Madhe heq të drejtën për leje qëndrimi të përhershëm Verdikti: I pavërtetë Barbara Halla Sipas disa mediave shqiptare, në Britaninë e Madhe është hequr leja e qëndrimit e përhershme. Kjo leje qëndrimi zakonisht i jepet personave që kanë jetuar për një kohë të gjatë në Britani, dhe përbën një hap përpara marrjes së […]

I rremë zbulimi i ngarkesës me adrenokrom në bazën detare siriane

29 August 2025

Pretendimi: Forcat ruse kanë kapur dërgesën më të madhe të adrenokromit në histori në bazën detare Tartus të Sirisë, rafinuar nga gjaku i 10,000 fëmijëve, porositur për elitën Verdikti: E paprovuar ———————————————————— Në rrjetet konspiracioniste po qarkullon pretendimi i pazakontë se Rusia ka kapur dërgesën më të madhe të adrenokromit në histori në bazën detare Tartus në Siri. […]

E pamundur humbja e 1.7 milionë ushtarëve ukrainas në front

29 August 2025

Pretendimi: Hakerat rusë kanë hyrë në serverin e forcave të armatosura ukrainase dhe kanë zbuluar aty se Ukraina ka humbur 1.7 milionë ushtarë Verdikti: E paprovuar ———————————————— Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se hakerë rusë hynë në bazën e të dhënave të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ukrainase dhe morën informacion […]

E keqinterpretuar vlera e ulët e shitjes së Alaskës nga Rusia

27 August 2025

Pretendimi: SHBA e bleu Alaskën për vetëm 7.2 milionë dollarë Verdikti: Mungon konteksti Ditët e fundit, disa media shqiptare kanë qarkulluar lajmin se SHBA e ka blerë shtetin e Alaskës nga Rusia për vetëm 7.2 milionë dollarë. Duke përdorur tituj sensacionalë, këto artikuj e kanë përshkruar shitjen e Alaskës si “çmenduri,” ose kanë shtuar pikëçuditëse në fund për të […]

Takimi Trump–Putin në Alaskë dhe narrativat që shpërndanë mjegull

23 August 2025

Takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump në Alaskë nuk prodhoi një rezultat konkret mbi çështjen që ka përfshirë botën, luftën në Ukrainë. Por ajo që la pas ishte një lumë narrativash të cilat, në mungesë të fakteve, morën jetë nëpër media online dhe rrjete sociale, duke spekuluar mbi gjithçka: nga […]

Takimi Trump–Putin: Midis fakteve, spekulimeve dhe titujve të egzagjeruar

16 August 2025

Njoftimi se Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë rënë dakord të takohen për të diskutuar luftën në Ukrainë prodhoi një valë lajmesh dhe titujsh sensacionalë në disa media shqiptare. Në shumë raste, theksi nuk është vendosur te faktet e konfirmuara, por te parashikime, interpretime dhe informacion i paverifikuar. Shembulli më i spikatur është titulli “Më […]

Kosova u mburr me ushtrinë në Veri, por nuk modifikoi imazhet

2 August 2025

Raportimet mediatike në Kosovë për një tragjedi në liqenin e Ujmanit morën trajta qesharake kur vëmendja u spostua jo më tek ngjarja e rëndë e një të riu që humbi jetën në liqen, por tek propaganda e qeverisë Kurti dhe më pas akuzat e pabaza për modifikim të fotografive. Një publikim në rrjetin social Facebook nga Ministri […]

Page 1 of 42