fbpx

Max Bunker konfirmoi: Stripi “Alan Ford” do t’i japë fund botimit me numrin 660 në maj 2024

-

Reagimet e fansave të komikeve “Alan Ford” nuk e kanë lëkundur autorin dhe botuesin Max Bunker, i cili në edicionin e fundit në Itali ka deklaruar se nuk e tërheq vendimin për t’i dhënë fund traditës 55-vjeçare të botimit të vazhdueshëm, informon Meta.mk.

Komiku “Alan Ford” është vepër e Max Bunker, një pseudonim për skenaristin 84-vjeçar milanez Luciano Cecchi dhe Magnus, pseudonim për karikaturistin e Bolonjës, Roberto Raviola (1939-1996), që pati vdekje të parakoshme. Pas ndryshimit të disa karikaturistëve në dekadat e fundit, rolin e ilustruesit standard e luan Dario Peruca.

Kjo satirë, përmes aventurave të një grupi agjentësh sekretë dhe një galerie gazmore zuzaresh, tallet me të metat e zakonshme njerëzore, strukturat e pushtetit, sistemet politike, korrupsionin dhe parodizon gjithçka, nga James Bond te Silvio Berlusconi. Duke filluar nga maji i vitit 1969, botohej të paktën një numër në muaj dhe komiku u bë pjesë e kulturës urbane në Itali dhe Jugosllavi.

Pas shpalljes së episodit të 650-të, më 1 shtator Bunker njoftoi në një intervistë për TGR 3 RAI se kanë mbetur vetëm dhjetë episode të “Alan Ford” dhe më pas do t’i përkushtohet një serie të re komike, të quajtur “Petra”.

Ekipi i Meta.mk këqyri numrin e nëntorit të edicionit italian “Alan Ford Original”, në të cilin përveç episodit të 653-të të titulluar “Kjo martesë duhet të bëhet”, në rubrikën për fjalimin e redaktorit ” Max Dixit”, Bunker rikonfirmon përfundimin e prodhimit të komikut “Alan Ford”

Sipas tij, presioni i “cunamit” ekonomik ndaj të cilit është i ekspozuar kudo industria e botimeve të shtypura është i padurueshëm: “Kemi pasur korrigjim të çmimeve të shitjes, por nuk mjafton… edhe kur i ulim të ardhurat në nivelin e pagës minimale”, ka shkruar Bunker, ndërsa si një faktor shtesë ankohej për “pandjeshmërinë e (një pjesë të) publikut”.

Emri i kësaj rubrike është aludim për termin latin “Ipse dixit” që i referohet pranimit dogmatik të një pozicioni autoriteti, ndërsa toni me të cilin Bunker u drejtohet lexuesve është i paqartë. Pavarësisht se i habitur nga forca e reagimit ndaj intervistës së tij për RAI, ai pohon se “siç thashë do ta mbyllim me numrin 660. Çfarë do të ndodhë më pas, do ta shohim”.

Megjithatë, njoftimi për mbylljen e “Alan Ford” i referohet vetëm prodhimit të episodeve të reja. Shtëpia botuese 1000voltemeglio.it, e drejtuar nga Raffaella Secchi, vajza e Max Bunker, vazhdon të botojë ribotime, shpesh në një format më luksoz ose në formën e librave, të cilat nuk janë të disponueshme në stendat e gazetave dhe mund të blihen në internet. Në këtë formë gjenden edhe ribotimet e komikeve të tjera të krijuara nga Bunker gjatë karrierës së tij të gjatë: “Criminal”, “Atomic”, “Black Mask”, “Cliff”…

Episodet standarde të komikeve Bunker kanë 120 faqe të formatit të vogël, zakonisht me dy imazhe mbi to, të printuara në teknikën bardhë e zi në stilin specifik të “komikeve të zeza” (fumetti neri). Në dekadat e fundit, ka pasur edhe ribotime me ngjyra, në të cilat Raffaella Secchi ka punuar si koloriste.

Duke filluar nga viti 1970, në RSFJ u botua fillimisht komiku “Alan Ford” nga “Vijesnik” i Zagrebit, me përkthim mjeshtëror dhe novator nga italishtja në kroatisht nga Nenad Briksi (1924-1984). Popullariteti i këtij grotesku tregonte afërsinë e mentalitetit italian dhe ballkanik.

Pas një ndërprerjeje në botim gjatë luftërave të viteve 1990, disa botues nga republikat e ndryshme të ish-Jugosllavisë u përpoqën të vazhdonin botimin e aventurave të Grupit TNT. Sot këtë e bën vetëm botuesi periodik serb Color Media International nga Novi Sadi. Edicionet e tyre mujore të “Alan Ford” janë të vetmet komike që janë të pranishme në trafik në të gjithë rajonin, nga Sllovenia në Maqedoninë e Veriut. Kemi arritur në episodin e 574-të.

Redaktori i këtij edicioni të “Alan Ford”, Jasen Kundaliq, në një bisedë në TV NOVA S më 15 shtator, deklaroi se do të vazhdojnë me botimin në gjuhën BKS (boshnjake-kroate-serbe), ndërsa përkthimi është bërë me kolegë nga Kroacia në stilin Brixy. Kundaliq më pas shpjegoi se tashmë dihej që Bunker do të ndalonte së realizuari episodet e reja të “Alan Ford”, pa i lënë mundësinë dikujt tjetër të vazhdonte veprën e jetës së tij, duke e vendosur një ndalim të tillë në testamentin e tij.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.