fbpx

Organizata të qytetarëve dhe ekspertë paralajmëruan për rreziqet nga marrëveshja e re e KB-së për kriminalitetin kibernetik

Në apelin e tyre të përbashkët, nënshkruajtësit – organizata dhe ekspertë nga e gjithë botë – bëjnë thirrje që të hidhet poshtë drafti i Konventës nëse në të nuk përfshihen vërejtjet e tyre serioze

-

Një numër i madh organizatash të qytetarëve dhe ekspertësh u bënë thirrje delegacioneve shtetërore që marrin pjesë në seancën përmbyllëse të Komisionit Ad hoc të Kombeve të Bashkuara që të bëjnë çdo gjë që Konventa e propozuar mbi kriminalitetin kibernetik të jetë ngushtë e fokusuar te lufta kundër kriminalitetit kibernetik dhe të parandalohet mundësia që e njëjta të përdoret si mjet për shkeljen e të drejtave të njeriut, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Në apelin e tyre të përbashkët, nënshkruajtësit – organizata dhe ekspertë nga e gjithë botë – bëjnë thirrje që të hidhet poshtë drafti i Konventës nëse në të nuk përfshihen vërejtjet e tyre serioze. Nënshkruajtësit e apelit theksojnë se Konventa duhet të parashtrohet për votim vetëm nëse propozim-teksti ka të bëjë vetëm me qëllimin e përcaktuar për luftën kundër krimit kibernetik e me këtë pa u cenuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të atyre që supozohet ti mbrojë, gjegjësisht qytetarëve, dhe të mos i rrënojë përpjekjet për përmirësimin e sigurisë kibernetike për të arritur një internet “të hapur”.

“Organizatat e qytetarëve kushtuan kohë dhe ekspertizë për përmirësimin e draft-tekstit dhe të përputhjes se të njëjtit me legjislaturën ekzistuese dhe standardet për të drejtat e njeriut, me Kartën e KB-së dhe me sundimin e së drejtës, si dhe me praktikat më të mira për sigurimin e sigurisë juridike në përpjekjet për përmirësimin e sigurisë kibernetike. Vërejtjet tona mbi propozim-tekstin e Konventës bazohen në përvojën tonë dhe luftën për të drejtat e njeriut nëpër botë. Ligjet kombëtare dhe rajonale për kriminalitetin kibernetik për fat të keq janë shumë shpesh të keqpërdorura për ndjekje të paarsyeshme të gazetarëve dhe ekspertëve të sigurisë; për shtypjen e mendimit ndryshe dhe të të ashtuquajturve “whistleblower”-ve; për rrezikimin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut; për kufizimin e shprehjes së lirë dhe për dhënien e alibisë për masat e panevojshme dhe jo të barabarta për ndjekjen nga ana e organeve shtetërore”, qëndron në Deklaratën e përbashkët mbi marrëveshjen e propozuar për kriminalitetin kibernetik që është parashtruar para sesionit përmbyllës të Ad Hoc Komisionit.

Drafti më i ri i Konventës që duhet të finalizohet në shkurt të vitit 2024, nuk i trajton si duhet shumë nga gjërat për të cilat jemi seriozisht të shqetësuar, porosisin nënshkruajtësit.

Reagimi i përbashkët u parashtrua deri te KB-ja nga ana e 20 organizatave joqeveritare të regjistruara sipas rregullave operative 8 dhe 9 të KB-së. Midis tyre janë Access Now, ARTICLE 19, Electronic Frontier Foundation, Freedom House, Human Rights Watch dhe të tjera. Reagimi u nënshkrua nga gjithsej 89 organizata dhe ekspertë, midis të cilëve është edhe fondacioni Metamorfozis.

“Besojmë se nëse teksti i Konventës do të miratohet në formën e tij aktuale, rreziku për keqpërdorime dhe shkelje të të drejtave të njeriut do të rritet në mënyrë eksponenciale dhe do të na lërë me një internet shume më të pasigurt”, thonë nënshkruajtësit.

Kërkesat e nënshkruajtësve drejtuar delegacioneve shtetërore në Komisioni Ad Hoc për Konventën e krimit kibernetik janë:

-Të kufizohet përfshirja e të gjithë Konventës te veprat penale të varura nga sfera kibernetike, të cilat janë definuar në mënyrë precize dhe janë përfshirë në tekstin e saj;
-Të bëhet çdo gjë që Konventa të përfshijë dispozita që do të garantojnë se ekspertët e sigurisë, whistleblower-at, gazetarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut nuk do të përndiqen për aktivitetet e tyre legjitime dhe se aktivitetet e mbetura me interes publik do te mbrohen;
-Të garantojë se standardet eksplicite për mbrojtjen e të dhënave dhe të drejtave të njeriut – përfshirë këtu edhe principet e mosdiskriminimit, legalitetit, qëllimit legjitim, nevoja e proporcionalitetit – të thuren në të gjithë konventën. Mekanizmat specifike eksplicite, si dhe principi për paraprakisht dhënien e urdhrit nga gjykata, patjetër të përdoren gjatë kërkesës për të dhëna dhe për shpërndarjen e të njëjtave, si dhe për zbatimin e hetimeve jashtë kufijve të shtetit dhe bashkëpunimit në pajtim me sundimin e së drejtës;
-Ta përfshijë gjininë në të gjithë Konventën dhe në çdo nen të saj, në përpjekjet për tu parandaluar kriminaliteti kibernetik dhe të përgjigjet mbi të;
-Të kufizohet përfshirja e zbatimit të masave procedurale dhe bashkëpunimit ndërkombëtar te veprat penale të varura nga sfera kibernetike që janë përfshirë në nenin e Konventës që i përfshin veprat penale;
-Të evitohet mbështetja e dispozitave për ndjekje që mund të keqpërdoren për rrënimin e sigurisë kibernetike dhe enkripcionin.

Listën e plotë të nënshkruajtësve të Reagimit të përbashkët mund ta shikoni këtu.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.