Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, si ministri kompetente për mediat, është tërësisht kundër padive për kundërvajtje të parashtruara nga ana e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele kundër Tellma dhe Alsat-M, për shkak të deklaratës së transmetuar të ministrit për Shëndetësi, Venko Filipçe, gjatë heshtjes zgjedhore, informojnë nga aty, raporton Meta.

“Dy televizionet në asnjë mënyrë nuk e kanë shkelur Kodin zgjedhor, duke e pasur parasysh që ministri Filipçe deklaratën e ka dhënë në cilësi të ministrit dhe në lidhje me krizën shëndetësore të shkaktuar me virusin kovid-19. Përveç kësaj, ministri Filipçe nuk ka qenë në asnjërën nga listat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020. Në kohë të pandemisë globale dhe të informimit të rregullt ditor nga ana e Ministrisë për Shëndetësi lidhur me virusin, për ne nuk është e kuptueshme si rregullatori mund ta vlerësojë këtë deklaratë si shkelje të heshtjes zgjedhore”, thuhet në komunikatë.

Nga ministria shtojnë që “ky është vetëm shembulli i fundit nga shumë të tjerët për politizimin e ASHMAV”.

“Mirëpo, kjo tanimë është edhe tendencë e censurimit të mediave, cenim i të drejtës së qytetarëve për të marrë informata lidhur me krizën, si dhe ndërhyrje e drejtpërdrejtë e ASHMAV në procesin zgjedhor. Tani, pasi shteti përfundimisht do të ketë sërish Kuvend funksional, me rëndësi shumë të madhe është të vazhdohen proceset për reforma në ASHMAV dhe RTVM, të cilat në përbërjen paraprake ishin të bllokuara për motive politike,” shtojnë prej atje.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.