Wednesday, 15 April, 2026
Meta.mk

Marsi kaloi, projekti ideor për “tramvajin me rrota” në Shkup akoma nuk është publikuar

Projektuesit vonojnë në përgatitjen e dokumentacionit të projektit ose Qyteti i Shkupit taktizon me publikimin e modelit paraprak për linjën e parë të sistemit të autobusëve të shpejtë (BAS) nga Novo Lisiçe në Gjorçe Petrov? Kur ishte nënshkruar marrëveshja me projektuesit në fillim të tetorit të vitit të kaluar, afati për përgatitjen e dokumentacionit të projektit u vendos të jetë 100 ditë pune, shkruan Meta.mk.

Autoritetet e qytetit fillimisht njoftuan se deri në shkurt të këtij viti do të përgatitet projekti ideor i trafikut, projekti ideor arkitektonik, projekti ideor i ndërtimit, si dhe projektet ideore për rrugët, për instalimin e makinave dhe pajisjeve, për hidroteknikë, instalimin termoteknik dhe analizën për rreziqet e projektit. Në këtë fazë, duhej të analizohet kapaciteti i depos ekzistuese të NQP-së në Gjorçe Petrov dhe të bëhet hartimi i i përmbajtjeve të reja për depon e ardhshme në Novo Lisiçe. Sidoqoftë, në shkurt, autoritetet e qytetit njoftuan se në mars Qyteti i Shkupit do të merrte projektin ideor dhe dokumentacionin shoqërues për linjën e parë të “tramvajit me rrota” në Shkup.

Kaloi edhe marsi, ndërsa prezantim zyrtar të dokumentacionit të përgatitur nga Qyteti i Shkupit nuk ka. “Meta.mk” muajin e kaluar në tre raste u kërkoi autoriteteve të qytetit që t’i përgjigjen pyetjes kur do të përfundojë përpunimi i projektit ideor, por edhe kur i njëjti do t’i prezantohet publikut, si dhe para qytetarëve të kryeqytetit ashtu edhe para ekspertëve. Por nuk morën përgjigje për këto pyetje.

Ekspertët e kontaktuar nga “Meta.mk” paralajmëruan se vendimi për të futur BAS në Shkup tashmë është sjellë, ndërsa më pas bëhet edhe projekti ideor. Profesori Zoran Krakutovski nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në UKM tha se procedura e zakonshme dhe e saktë është që së pari të bëhet studim i fizibilitetit, me të cilin do të kuptohen të gjitha zgjidhjet e mundshme për transport publik masiv të udhëtarëve në Shkup, të bëhet një prezantim publik të rezultateve dhe të përfshihen në diskutimin palët e interesuara, ndërsa vetëm atëherë të sillet vendim se cili sistem është më i përshtatshmi për transportin publik masiv.

Edhe nga Organizata për automjete elektrike “Elektromobiliteti Maqedoni” thonë se vendimi për ndërtimin e “tramvajit me rrota” në Shkup është sjellë në mënyrë të fshehtë, pa diskutim dhe pa dhënë detaje.

“Konsideroj se Qyteti i Shkupit duhet të formojë një grup prej disa njerëzve për fillim, të cilët do të fillojnë në mënyrë serioze me këtë punë  jo si konsulentë, por përmes themelimit të një ndërmarrje publike, me emrin punues” Tramvaji i Shkupit”, i cili më tej muund të integrohet me NQP dhe me kompani të tjera komunale. Grupi që do të projektojë dhe udhëheqë sistemin nuk mund të jetë më e vogël se dhjetë persona, nëse është e nevojshme edhe me njëzet profesionistë të organizuar në organin ekzekutiv që do të merret me të gjitha aspektet e tramvajit”, tha Kiril Minanov nga “Elektromobiliteti Maqedoni”.

Ndërkohë, në Parlamentin e RMV-së, është përpara votimit huaja e vendit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me 70 milion euro për ndërtimin e dy linjave BAS në kryeqytet. Pasi të miratohet kredia nga deputetët dhe të nënshkruhet marrëveshja me BERZH-in, duhet të shpallet tender për përgatitjen e projektit bazë për linjën e parë BAS nga Novo Lisiçe në Gjorçe Petrov, që do të nënkuptonte se ndërtimi praktik i “tramvaji në rrota” me punimet e planifikuara të ndërtimit në teren do të fillojnë pas zgjedhjeve lokale në tetor të këtij viti. Partia opozitare VMRO-DPMNE tashmë ka deklaruar se është kundër ndërtimit të një sistemi të shpejtë të autobusëve në Shkup.

Aplikacioni celular “HealthBody+” është në dispozicion edhe në maqedonisht dhe shqip

HeatlthBody+ është aplikacion që tashmë është në dispozicion edhe në maqedonisht edhe në shqip që duhet t’u ndihmojë qytetarëve të luftojnë kundër përhapjes së koronavirusit, por edhe kundër keqinformimit që lidhet me të. HealthBody + mund të instalohet në celularët me sistem operativ Android, por gjithashtu mund të përdoret në internet, në ueb-faqen e veçantë, raporton Meta.

Ky aplikacion/program/ueb-faqe është krijua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF, deri tani është përdorur në gjuhë të tjera kurse së shpejti do të jetë në dispozicion në maqedonisht dhe shqip.

Faqja lejon që përmes saj në smartfon (ose përmes ueb-faqes në internet) të mësohen informacionet e fundit në lidhje me kovid-19 në territorin e Maqedonisë së veriore, por edhe me vendet e tjera në fqinjësi dhe botë; të mësohen dezinformatat që shpërndahen për përhapjen e virusit korona, por edhe për të kërkuar pyetje në lidhje me çdo informacion dhe dezinformim në lidhje me pandeminë dhe virusin që përhapet në këtë rajon.

Aplikacioni përmban edhe interpretime profesionale nga personel mjekësor për atë se çfarë është lufta kundër sëmundjes. Aplikacionin e kanë përgatitur OBSH/Evropa dhe Zyra Rajonale e UNICEF-it për Evropë dhe Azinë Qendrore për t’ju ndihmuar vendeve në rajon të kenë qasje në faktet e Kovid-19 dhe t’u mundësojë qytetarëve të raportojnë dezinformata në lidhje me sëmundjen.

“Që të jemi në gjendje të luftojmë pandeminë dhe infodeminë, duhet të ndërtojmë besim. Dezinformatat rezultojnë me pasoja të vërteta sepse ndikojnë në sjelljen e njerëzve, kurse fëmijët dhe të rinjtë janë veçanërisht të lëndueshëm. Dezinformatat i shfrytëzojnë dobësitë në shoqëri, e minojnë besimin në shkencë dhe mjekësi dhe mund të rezultojë në jetë të humbura,” tha Patricia Di Xhovani, përfaqësuesja e UNICEF-it në vend.

Gjatë vitit të kaluar, dezinformatat në lidhje me Kovid-19 e pengonin reagimin ndaj pandemisë. Të dhënat e fundit të UNICEF tregojnë se fëmijët dhe të rinjtë janë veçanërisht të ndjeshëm, ashtu që deri në tre të katërtat e të rinjve në mbarë botën nuk janë të pasigurt nëse ata mund të konfirmojnë nëse informacioni i dhënë në internet është i vërtetë.

“Përgjigja e autoriteteve shëndetësore ndaj pandemisë minohet nga një ortek dezinformatash në internet dhe rrjetet sociale. Së bashku me UNICEF, OBSH dëshiron ta bëjë çatbotin HealthBuddy+ burim të besueshëm të informacioneve dhe këshillave lidhur me kovid-19. Nuk ka asnjë arsye që njerëzit të mos pranojnë informacione të sakta. I inkurajojmë punonjësit shëndetësorë dhe publikun të përdorin këtë mjet inovativ që siguron mesazhe të sakta, me kohë dhe të përshtatura për KOVID-19, në bazë të provave që i mbledhim çdo ditë”, tha Dr Xhihan Tavila, përfaqësuese e OBSH-së.

Nevojën për të parandaluar dezinformatat e theksoi edhe ambasadorja e SHBA-së në vend

“Përhapja e informacioneve të paverifikuara dhe gabuara në lidhje me KOVID-19 ka pasoja jashtëzakonisht të rënda, duke kontribuar në një rritje globale të vdekjeve nga viruset dhe rritjen e skepticizmit ndaj vaksinave. Pandemia e vuri në pah nevojën serioze për kanale të sigurta dhe të besueshme, që bazohen në fakte, në vend, në rajon dhe në botë”, tha ambasadorja e SHBA në vend Kate Marie Burns.

Simon van Voerden, nëpunës për komunikim gjatë situatave të krizave nga Zyra rajonale e OBSH-së dhe Serxhiu homsa, specialist për sjelljen dhe ndryshime sociale nga Zyra rajonale e UNICEF-it, i shtjelluan mbi përfitimet nga HealthBuddy+ dhe mbështetjen për përdorimin e aplikacionit në vend.

Zaneta Trajkoska, drejtoreshë e Institutit për studime të komunikimit dhe Biljana Petkovska, drejtoreshë e Institutit maqedonas të mediave, në diskutimin mbi “Dezinformatat dhe pandemia e KOVID-19” thanë se përveç luftës ndaj sëmundjes po aq e rëndësishme është të luftohet dezinformimi, sepse ato janë pengesa më e rrezikshme në trajtimin e kësaj situate krize dhe e rrezikojnë shëndetin e të moshuarve dhe të rinjve.

U shpall thirrja për garë të shkollave të mesme “Burimet ujore në vendbanimin tim: e kaluara, e tashmja, e ardhmja”

Me rastin e Ditës Botërore të ujit – 22 marsi dhe me qëllim për të përqendruar vëmendjen e nxënësve të shkollave të mesme në rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të ujit, organizata civile Eco Logic në bashkëpunim me Institutin për studime të komunikimeve në kuadër të fushatës “Qartëso gjithçka” shpall thirrjen për nxënës të shkollave të mesme nga pjesa lindore e Maqedonisë me temën: “Burimet ujore në vendbanimin tim: e kaluara, e tashmja, e ardhmja”, shkruan Meta.mk.

Qëllimi i kësaj thirrjeje është që nxënësit e shkollave të mesme nga komunat e mbuluara nga pellgu i Bregallnicës të shprehin mendimet e tyre dhe të ofrojnë zgjidhje kreative për situatën e ujit në vendin ku ata jetojnë. Të drejtë për të marrë pjesë kanë nxënësit e shkollave të mesme që jetojnë në Shtip, Koçani, Sveti Nikollë, Probishtip, Vinicë, Berovë, Pehçevë, Dellçevë, Makedonska Kamenica, Cheshinovë-Obleshevë, Zrnovci, Karbinci, Llozovë dhe Konce.

“Sipas raportit të fundit të botuar nga Instituti për Burimet Botërore, 33 vende në botë, përfshirë Maqedoninë, janë në rrezik jashtëzakonisht të lartë për të mbetur pa ujë ose me pak ujë në 2040. Periudhat e thata dhe përmbytjet e papritura do të jenë më të shpeshta dhe më të theksuara, kurse mungesat e ujit do të jenë më të theksuara në pjesët lindore të vendit. Pritjet janë që pellgu i Bregallnicës do të pësojë ndikimin më të madh nga ndryshimi i klimës dhe humbjet e parashikuara të ujit do të jenë 24 përqind deri në 2100”, thonë nga Eco Logic dhe ICS.

Gjatë përzgjedhjes së zgjidhjeve më të mira, do të vlerësohet ideja inovative, mënyra se si prezantohet, paraqitja vizuale e gjendjes aktuale të ujit dhe burimeve ujore, si dhe angazhimi individual i nxënësit për të kontribuar në mjedisin në të cilin ai jeton .

Afati i fundit i aplikimit është 12 Prill 2021, kurse më shumë informacione në lidhje me thirrjen mund të gjenden në këtë link.

Çmimet e parashikuara për studentët janë: biçikletë, helemetë për biçikletë, shishe uji, goma të jashtme biçikletash, drita biçikletash, vizitë në qendrën arsimore për ruajtjen e natyrës – Negrevë. Për mësuesit mentorë gjithashtu është paraparë vizitë në qendrën arsimore, si dhe një kupon për trajnim. Ndërkohë, çmim për shkollat është parkim për biçikletat.

Çmimet nga konkursi i shkollave të mesme do të jepen pikërisht kur do të festohet Dita e Tokës – 22 Prill, me vizitë në Qendrën arsimore për ruajtje të natyrës Negrevë.

Fushatën ” Qartëso gjithçka” e zbaton Instituti për studime të komunikimit dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Shkup.

Maturantët që do të jenë në izolim do të japin provimin e maturës në afat tjetër provimi në fund të qershorit

Nxënësit në vitin e fundit të shkollës së mesme, të cilët për shkak të sëmundjes nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në provimin e maturës shtetërore më 5 dhe 11 qershor, do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë në fund të qershorit, e për datat e sakta do të ketë informatë plotësuese nga Qendra shtetërore për provime (QSHP), raporton Meta.

Elizabeta Naumovska, drejtoresha e QSHP, institucion që e organizon provimin e pjekurisë, thotë se kjo vlen për maturantët të cilët në atë periudhë do të gjenden në izolim për shkak të testit pozitiv.

Ndërkohë, megjithëse ka ende kohë deri në provim, profesorët të cilët i kontaktuam thonë se ata po punojnë me nxënësit dhe tashmë janë duke u përgatitur për maturë.

“Ne planifikojmë për këta nxënës të ketë edhe një afat, me çka do t’u japim mundësi të gjithë fëmijëve, të cilët do të jenë pozitivë ose të izoluar, të kenë mundësi që provimin e sesionit të qershorit ta japin në fund të qershorit”, tha Naumovska, e cila shton se ata nxënës që nuk do të jenë në gjendje të japin provimin në afatin e dytë, do të hynë në provimin e maturës në gusht.

“Nxënësit, të cilët do të jenë pozitivë në kovid-19, do të duhet të paraqesin vendime që do t’i miratojë dhe nënshkruaj Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar”, tha drejtoresha e Qendrës shtetërore për provim, Naumovska.

Ajo kujton se vendimi duhet të ketë një numër arkivi, një vulë, kështu që nuk do të ketë vend për falsifikim të dokumenteve.

“Do të pranojmë vetëm dokumente zyrtare, gjegjësisht shkollat ​​do të mbajnë shënime dhe ato do të garantojnë ato gjëra. Nëse ka nxënës që janë në pushim mjekësor për shkak të ndonjë problemi tjetër shëndetësor, ata do të hynë në provim në gusht. Do të ketë disa që mund të jenë jashtë vendit dhe në karantinë, kështu që ata do të duhet të paraqesin prova për këtë nga një institucion zyrtar,” tha Naumovska.

Nxënësit do të japin provimin e maturës shtetërore më 5 qershor (gjuhë amtare) dhe më 11 qershor (matematikë ose anglisht).

Përveç këtyre dy provimeve të detyrueshme, maturantët do të marrin provime të brendshme të organizuara nga vetë shkolla, pas 11 qershorit. Nëse ndonjë nxënës dështon në një provim të brendshëm në qershor, ai/ajo do të duhet të marrë hyn në provim në afatin e gushtit.

Drejtoresha eQSHP-së thotë se udhëzime janë dërguaredhe në universitete për mënyrën e pranimit të nxënësve në fakultet.

“Kam informacion se fakultetet e Universitetit”Sh. Kirili dhe Metodi”tashmë po krijojnë konkurse për regjistrimin e studentëve të rinj,” tha Naumovska, duke shtuar se provimet e jashtme do të vlerësohen me një koeficient më të lartë.

“Për provim të jashtëm, mund të merren maksimumi 12 pikë, pra për të dy – 24 pikë. Provimet e brendshme do të vlerësohen me maksimumi 6 pikë, dmth gjithsej 12 pikë dhe detyra e projektit do të sjellë maksimumi 4 pikë. Pra, një maturant mund të marrë 40 pikë nga rezultati i provimit të diplomimit dhe 60 nga mesatarja e notave në arsimin e mesëm”, shpjegoi Naumovska.

Nxënësit do të japin provime me fizike në shkolla. Tashmëka protokoll të miratuar nga Komisioni për sëmundjet infektive dhe Qeveria. Shkollat ​​janë informuar se në klasëduhet të jenë maksimumi 15 nxënës. Kur ka më shumë nxënës dhe më pak klasa, drejtorët kanë detyrimin të organizojnë provimin në një shkollë fillore ku ka kushte për të kryer provimin. Testet e provimeve të jashtme janë duke u shtypur.

Ushtrojmë lexim me të të kuptuar

Ljupka Bocevska është profesoreshë e gjuhës maqedonase në shkollën e mesme “Orce Nikollov”. Punon me maturantët, të cilët kanë përgatitje intensive për testin e maturës.

“Pasi të përfundojmë me analizën e planifikuar të punimit, do të kemi patjetër një orë për të rishikuar pyetjet në lidhje me atë punim që kanë rënë në vitet e mëparshme të testeve të maturës”, tha profesoresha Bocevska.

Ajo mendon se tani është më e lehtë për ta bërë këtë duke ndarë një ekran në mënyrë që të gjithë nxënësit të shohin pyetjet “nga afër”.

“Për fushën e gjuhës, përdorim shembuj dhe pyetje konkrete që kërkojnë zbatim praktik të njohurive, pasi në fakt shtrohen pyetjet e maturës shtetërore. Ata gjithashtu marrin udhëzime për tekstin që duhet të shkruajnë për të provuar aftësinë e tyre për të shkruar. Në fakt, detyra me shkrim që ata bënë ishte në tema nga jeta shoqërore, nga jeta e të rinjve, diçka në frymën e temave që janë vendosur në maturën shtetëror për vite me radhë”, tha profesoresha.

Në njërën nga orët e mësimit I kanë analizuar detyrat me shkrim, nxënësit kanë vënë re gabimet e tyre, e më pas kanë dhanë udhëzime specifike në pjesën e argumentimit, që është çështja “më problematike” për nxënësit. Bocevska thekson se:

Mbetet vetëm për maturantët deri në fund të vitit shkollor të ushtrojnë pjesën “lexim me kuptim” dhe të përsërisin disa rregulla teknike në lidhje me testin.

Nuk është e lehtë as për nxënësit dhe as për profesorët

Sa i përket programit në lëndën gjuhë dhe letërsi maqedonase, siç thotë profesor Bocevska, ekziston një shkurtim i disa prej përmbajtjeve në programin e provimit, veçanërisht në fushën e letërsisë.

“Programi nuk përfshin punë që ishin të vështira për t’u bërë në mars, prill, maj 2020, sepse bibliotekat nuk po funksiononin atëherë dhe punimet nuk janë në dispozicion fare në formë elektronike. Po ashtu, nuk përfshihen përmbajtjet që u shkurtuan me programin mësimor për vitin e katërt për këtë vit akademik 2020/2021”, thotë Bocevska.

Ajo vë në pah se të gjithë jemi prekur nga kjo pandemi dhe nuk është e lehtë as për nxënësit, asd për mësimdhënësit, as për institucionet kompetente në procesin e përgatitjes dhe realizimit të matures shtetërore.

“Shumica e mësimdhënësve përpiqen t’i udhëzojnë nxënësit se si të përgatiten për këtë test të pjekurisë që duhet t’i përgatisë ata për shumë sfida të ngjashme në të ardhmen. Uroj fat përmaturantët. Besoj se ata do të jenë gjenerata që do të tregojë se ka arritur të tregojë cilësi dhe njohuri edhe në një situatë kaq të vështirë, të jashtëzakonshme dhe të pazakontë,” përfundon ajo.

U intereson ajo që do të “bjerë”

Përgatitjet për provimin e maturës janë duke u zhvilluar në shkollat ​​e mesme profesionale. Aleksandar Aleksovski, profesor i biologjisë në “Marija Kiri Sklodovska” thotë se rreth 50 nxënës kanë zgjodhur të marrin biologjinë si një nga lëndët e interne.

“Te unë, nxënësit janë kapur në befasi nga vendimi që biologjia mos të jetë lëndë e jashtme (eksterne), por e brendshme (interne). U intereson sa pikë do të sjellë provimi i brendshëm, si do të jepet provimi dhe kur. Unë nuk praktikoj shkurtim të materialit sepse në këtë rast nuk ka asgjë për të shkurtuar. Shkurtohet në orë, ushtrime, përsëritje, por përmbajtja është ajo”, thotë profesori Aleksovski.

Ai shton se gjatë përgatitjes për provim, ata shikojnë testet që kanë qenë pjesë e maturës që nga viti 2014, i konsiderojnë pyetjet nga ato teste.

“Ne nuk kemi asnjë problem sepse gjithçka u dihet dhe u mësohet atyre. Në vitin e katërt, bëhet rrumbullakimi i temave dhe aty në përgjithësi nuk ka problem”, thotë Aleksovski.

Një vit nga Eduino platforma: Më meritorë mësimdhënësit të cilët krijuan resurse të përhershme për arsim

Platforma “Eduino” është resurs permanent që do të mund të përdoret edhe pas pandemisë, ndërsa mësimdhënësit janë përgjegjësit pa të cilët procesi i mësimit në distancë nuk do të ishte i suksesshëm. Ky është konkluzioni të cilin e ndanë të pranishmit në ngjarjen “Një vit nga Eduino” që u mbajt në platformën Zum, kurse në të cilën morrën pjesë ministrja për Arsim dhe Shkencë, Milla Carovska, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska, u.d. drejtor i Byrosë për zhvillim të arsimit Zeqirija Hasipi, ambasadorja e Britanisë së Madhe Rejçell Gallouej, Patricia Di Xhovani përfaqësuese e UNICEF-it dhe Aleksandar Llazovski – menaxher i SmartAp – Laborator për inovime, raporton Meta.

“Platforma Eduino u shndërrua në resurs me vlerë permanente për arsimin tonë. Në parim vullnetar, të gjithë mësimdhënësit u inkuadruan falas për të incizuar ligjërata të cilat edhe më tutje mund të përdoren pa marrë parasysh pandeminë. Në këtë rast ato janë burim kyç për informimin e atyre që janë më së shumti të lëndueshëm. Më duhet ta përmend edhe Radiotelevizionin e Maqedonisë dhe servisin nacional që siguruan këto mësime të incizuara të transmetohen në kanal të veçantë, me çka u është dhënë mundësi nxënësve që nuk kanë TI-aparate apo të cilët nuk mund të inkuadrohen në komunikim të dyanshëm të mund ta ndjekin mësimin në atë mënyrë. Mirënjohje të madhe për mësimdhënësit pa të cilët ky proces nuk do të ishte i suksesshëm”, deklaroi ministrja për Arsim dhe Shkencë, Milla Carovska.

 Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska u fokusua në domosdoshmërinë për të ekzistuar ndonjë platformë që do t’u dedikohet më të rinjve në zhvillimin e tyre të hershëm për shkak se pikërisht ajo do të kontribuojë si bazë për nxënien e mëtejme në jetën e tyre.

“Platforma Eduino ka krijuar hapësirë ku edhe edukatorët edhe prindët mund t’i përdorin idetë e tyre kreative, të krijojnë lojëra arsimore të krijojnë lojëra të cilat mund të përdoren nga dhoma e rekreacionit por edhe nga shtëpia dhe qëllimi është arritur. Është siguruar animim cilësor dhe edukim i fëmijëve. Për një vit janë instaluar 300 video mësime të reja për edukatë dhe arsim parashkollor, gjithashtu janë zhvilluar 220 aktivitete edukative për përdorim në kushte shtëpiake, ndërsa 440 të reja do të publikohen deri në prill të këtij viti”, tha Shahpaska, duke iu falënderuar edukatorëve të cilët pa rezervë janë përkushtuar nëpërmjet krijimit të përmbajtjeve arsimore dhe edukative me qëllim të jenë në dispozicion të të gjithëve në shtet.

Drejtori i Byrosë për Zhvillim të Arsimit, Zeqirija Hasipi e theksoi afirmimin publik të titulluar Eduino ambasadorë, përkatësisht ambasadorë të diturisë, koncept i krijuar për t’u identifikuar mundi i mësimdhënësve më të vlefshëm dhe më të përkushtuar të cilët kanë dhënë kontribut për krijim të bibliotekës digjitale.

“Një vit nga publikimi i Eduino platformës, mund të konstatojmë që janë inkuadruar më shumë se 15.000 edukatorë, mësimdhënës, prind dhe ekspertë arsimor në përpunimin e përmbajtjeve digjitale arsimore, lojërave edukative, uebinarëve dhe udhëzimeve si dhe të sistemit për verifikim që paraqesin resurs të përhershëm për avancimin e mësimit dhe të nxënies”, deklaroi Hasipi.

Edhe përfaqësuesja e UNICEF-it në vend, Patricia Di Xhovani është e mendimit që resurset e Eduino do të ngelin të arritshme edhe më tej pasi të përfundojë pandemia.

“Nga ana e sistemit arsimor është bërë kalim i shpejtë në mësimin në distancë. Jam e lumtur që kemi arritur rezultat të tillë, por megjithatë rruga deri në digjitalizim u përball me sfida. Shumica e nxënësve në shtet mësonin nga shtëpia dhe i përdornin veglat për mësim në distance. Megjithatë e dimë që mbyllja e shkollave ka ndikim negative mbi shëndetin e fëmijëve, mbi të ardhurat në shtet dhe ekonominë e përgjithshme megjithëse digjitalizimi është përfitim shumë i madh i shekullit 21 që ndihmon edhe në fushën e arsimit” tha Di Xhovani.

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në vend, Rejçell Gallouej theksoi që, nga fillimi i pandemisë e kanë identifikuar nevojën për ndihmë të shpejtë në arsim, ndërsa tash më një vit më vonë shteti ka platformë të madhe për arsim fillor dhe të mesëm me mbi 3.600 mësime.

“Më së shumti duhet t’i përgëzojmë Eduino ambasadorët dhe rezultatet e punës së tyre me entuziazëm të cilët nuk lejuan pandemia ta ndalë arsimimin e fëmijëve tanë”, deklaroi Gallouej, e cila tha që edhe më tutje vazhdon bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, si dhe përkrahja e Britanisë së Madhe në procesin e zhvillimit të arsimit në Maqedoninë e V.

Në fund fjalim mbajti edhe menaxheri i SmartAp – Laborator për inovime, Aleksandar Llazovski i cili tha që puna e unifikuar dhe e përbashkët e mësimdhënësve është shtytës i ndryshimeve dhe zhvillimit të arsimit.

“Shifrat, video mësimet, aktivitetet dhe pjesëmarrësit në ngjarjet janë një prej rezultateve, ndërsa rezultati kryesor është prova që mësimdhënësit dhe edukatorët mund të punojnë të unifikuar dhe bashkë në drejtim të zgjidhjes së problemeve sistemore, që ata dëshirojnë të jenë komunitet që e vlerëson punën e tyre, që i stimulon dhe do t’i ndihmojë në zhvillimin e tyre të mëtejmë professional dhe në të shprehurit e tyre si dhe në përmbushjen e kreativitetit të tyre. Arritjet e këtilla janë prove për fuqinë e tyre me të cilën edukatorët krijojnë edhe në të ardhmen gjenerata më të mira. Vështruar nga perspektiva e madhe, ky komunitet posedon potencial për përmirësimin e arsimit dhe është e domosdoshme ta mbështesim këtë shembull të veprimit dhe krijimit kolektiv në të cilin, ne si shtet jemi pioneer” konkludoi Llazovski.

Vitin e kaluar, Arbër Ademi, ministri për arsim dhe shëndetësi në konferencë për media doli edhe me një propozim të tillë ku arsimtarët do të mund të publikojnë materiale në një platformë të re online, përveç se janë të angazhuar në realizimin e emisioneve në transmetuesin publik RTM1 dhe RTM2, si edhe mësimin në distancë me nxënësit që ju ligjëron, duke përfshirë trajnime, testime dhe forma tjera të kontrollimit të njohurive.

Për herë të dytë do të shkelet afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, po bëhen analiza për sa kohë do të shtyhet

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore po përgatit analiza gjithëpërfshirëse për vazhdimin e afatit për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Tashmë është e sigurt që për herë të dytë do të prishet data përfundimtare, brenda së cilës kompania kineze “Sinohydro” si kontraktor duhej të përfundonte ndërtimin e autostradës 57 km të gjatë me vlerë thuajse 600 milion euro, njofton Meta.

Afati fillestar për përfundimin e ndërtimit të kësaj autostrade tashmë është zgjatur për tre vjet e gjysmë, deri më 30 qershor 2021.

Tani për tani nuk ka afat të ri përfundimtar për përfundimin e ndërtimit të autostradës, por nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore për “Meta.mk” informon se pritjet e tyre janë deri në fund të vitit 2021 që të vendosin në funksion nënndarjen e tretë me gjatësi prej 11.5 km deri në fund të vitit 2021, nga Preseka në tunelin e ri për në Pesoçan.

“Analizat bazohen në ndërtimin aktual të vetë autostradës, dokumentacionin teknik shtesë (sasitë e rritura) dhe situatën me Kovid-19,” shpjegojnë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Në lidhje me faktin, nëse kompania kineze “Sinohydro” do të mbajë sanksione për shkak të vonesës në ndërtimin e autostradës, nga kjo ndërmarrje publike thonë se për momentin nuk planifikojnë sanksione ndaj kompanisë kineze, pasi afati po rrjedh ende dhe është 30 qershori 2021.

“Pas analizave të kryera, nëse vërtetohet faji i Kontraktuesit do të veprojmë në përputhje me Marrëveshjen”, thonë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Nga ndërmarrja publike shpjegojnë se pas përpunimit të analizës për atë se sa periudhë është e nevojshme të vazhdohet ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, do të përgatitet Aneks i ri i kontratës për implementimin e këtij projekti infrastrukturor.

“Në këtë moment nuk kemi asnjë informacion në lidhje me rritjen e kostos përfundimtare të ndërtimit të autostradës dhe besojmë se fondet e siguruara nga Aneksi Nr. 3 janë të mjaftueshme për të përfunduar ndërtimin e autostradës A2, seksioni Kërçovë-Ohër,” thonë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore në lidhje me pyetjen nëse do të ketë rritje të mëtejshme të çmimit përfundimtar për ndërtimin e kësaj autostrade.

Autostrada Kërçovë-Ohër filloi të ndërtohet në shkurt të vitit 2014, pasi u morë hua nga Banka kineze Eksim nga qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE-së.

Në pranverën e vitit 2018, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja njoftoi se është e patjetërsueshme zgjatja e afatit përfundimtar, për shkak të mosrespektimit të dokumentacionit të projektit me kushtet reale në terren, por edhe për shkak të faktit se disa objekte infrastrukturore, siç janë nëntë kryqëzimet, nuk ishin planifikuar fare në projekti fillestar.

Në fund të pranverës së vitit 2019, Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore shpalli tenderin për kompletimin e dokumentacionit të projektit për këtë autostradë. Më 21 nëntor të vitit 2019, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi borxhin e ri të vendit ndaj Bankës Kineze Eksim në vlerë prej 180 milion dollarë shtesë, me të cila duhet të nxirren të gjitha ato segmente të autostradës që u ridizenjuan pasi ishin lënë jashtë ose e pamundur të ndërtoheshin në projektin fillestar.

Përndryshe, Instituti për demokraci Societas Civilis vitin e kaluar zhvilloi punë kërkimore “Të shtyrë në qorrsokak: besimi i mashtruar në kapitalin korroziv kinez për ndërtimin e autostradave në Maqedoninë Veriore”. Në këtë hulumtim, ata theksuan mungesën e kërkesave transparente dhe konkurruese të prokurimit vizavi kushteve të përcaktuara nga Banka kineze për Eksport dhe Import të mishëruar në listën e kompanive të preferuara, të cilat ishin propozuar nga qeveria kineze, ndërsa të aprovuara nga Ambasada kineze në Shkup.

Njëkohësisht, dobësia e dytë kryesore e identifikuar nga studiuesit e “Societas Civilis” është procesi jo-transparent dhe jo-konkurrues i përzgjedhjes së Sinohydro si kontraktori kryesor për të dy autostradat. Studiuesit gjithashtu theksuan problemin me stimujt politikë dhe privatë të funksionarëve kryesorë publikë për ndërtimin e këtyre autostradave, edhe përskaj mendimit të mbikëqyrjes së ndërtimit mbi realizueshmërinë e projektit, i cili shkaktoi dëme efektive në të mirën e përbashkët dhe paratë e taksapaguesve .

“Eko-svest”: Hidrocentralet e vogla i shkatërrojnë pyjet dhe relievin, urgjentisht nevojitet rregullativë e rreptë

Në ditën ndërkombëtare të akcionit për lumenj, 14 mars, në të cilin alarmohet për mbrojtjen e tyre nga digat destruktive dhe hidrocentralet në nivel global, Qendra për hulumtim dhe informim për mjedis jetësor publikoi analizë për ndikimin e hidroelektranave të vogla ndaj gjeomorfologjisë (relievit) dhe pyjeve në vendin tonë, shkruan Meta.mk.

Siç kumtojnë nga “Eko-svest”, në hulumtim është analizuar edhe humbja e pyjeve në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast tregohet se pjesa më e madhe e hidrocentraleve të vogla janë ndërtuar në disa nga luginat lumore më atraktive, rë cilët burojnë vetëm nga vargmalet e larta, rajone të mbrojtura dhe të rëndësishme me rëndësinë më të lartë. Të tilla janë raste të shumta të analizuara në Malin Baba, Mali Sharr, Karaxhicë, Bistra, Dautica, Kozhuf dhe male të tjera. Si tipe të rrezikuara të relievit janë: reliev lumor, karstik, akullnajor dhe i zhveshur, si pjesë e mozaikut të relievit në Maqedoninë e Veriut, i cili është më i shumëllojshëm nga vende të tjera me sipërfaqe edhe 20 herë më të madhe se e jona.

“Sipas analizës, me objektet e këtilla në masë të madhem jo vetëm që është rrezikuar gjeodiversiteti, por edhe luginat lumore janë ndryshuar në mënyrë të përhershme. Luginat lumore të prekura në të ardhmen do të kenë rëndësi më të vogël në kuptimin e gjeodiversitetit, gjegjësisht tërësisht ose pjesërisht do ta humbin rëndësinë si lugina impozante lumore”, deklaroi Ivan Radevski, njëri nga ekspertët të cilët e punuar analizën.

Duhet të përmendet se rrezikueshmëri në sipërfaqe të mëdha nuk ka, por janë formuar korridore më të mëdha të shpyllëzuara përgjatë gjatësisë së tubacioneve, me ç’rast ka ndryshuar peizazhi i zonës ka ndryshuar dhe eko-sistemet janë fragmentuar.

“Pasojat nga objektet e ndërtuara nuk janë vetëm momentale, por edhe të ardhshme. Nevojiten analiza plotësuese, si për shembull, për ndryshimet në transportin e sedimenteve nëpër lumenj, fluktuacionet e rrjedhës në shtretëtir e lumenjve dhe problemet me popullacionet e peshqve. Një nga konkluzionet e analizës është nevoja për monitorim dhe analizë gjithëpërfshirëse për ndikimet ndaj biodiversitetit dhe gjeidiversitetit të hidrocentraleve”, theksoi Ana Çolloviq Leshoska nga “Eko-svest”,

Edhe analiza të tjera të bëra për ndikimet e hidrocentraleve në shtet deri tani treguan se nuk ekziston kornizë adekuate ligjore dhe procedurë e cila do ta kufizojë dhe eliminojë këtë ndikim të dëmshëm, madje kështu vazhdojnë të ndërtohen në rajonet më të vlefshme, pa kontroll dhe sanksion.

“Pikërisht në ditën ndërkombëtare të të akcionit për lumenje bëjmë thirrje për qasje më serioze dhe sistematike të institucioneve kompetente për mbrojtjen e lumenjve tanë. Në qoftë se nuk arrijmë ta mbrojmë gjënë tonë më të vlefshme – ujin e pastër dhe natyrën e paprekur, shumë shpejtë do të ballafaqohemi me pasoja për shëndetin tonë. Për këtë arsye, bëjmë thirrje për sjellje më të shpejtë të rregullativës së rreptë dhe zbatim të tij dinjitoz”, shtoi Çolloviq Lleshoska.

Stojanov: Pandemia do të zgjasë për një kohë të gjatë, të gjitha kufizimet janë të kota sepse ne vetë nuk kujdesemi

Nëse e shikojmë numrin e rasteve me kovid dhe masat kufizuese që do të jenë përsëri në fuqi, ne s’kemi mësuar asgjë gjatë vitit të kaluar. Situata tregon se të gjitha masat janë të kota, sepse nuk e kuptojmë se nuk duhet të futemi në turma, qendra tregtare, autobusë, apartamente dhe shtëpi, thotë d-r. Aleksandar Stojanov, epidemiolog dhe ish-drejtor i Qendrës për shëndet publik. Sipas tij, deri në vjeshtë duhet të vaksinohen50% e popullsisë, në mënyrë që e gjithë situata me kovid në vend të shihet më pozitivisht, njofton Meta.mk.

“Sjellja e njerëzve është e njëjtë gjatë gjithë vitit, nuk duan të mbyllen, duan të jenë komodë dhe të lirë. Personi i zgjuar mëson nga gabimet e të tjerëve, budallai prej gabimeve të tija, por në këtë situatë, ne nuk mësojmë as nga gabimet tona. Të gjithë kemi raste të sëmundjes dhe vdekjes në familje ose në mjedisin ku jetojmë dhe sërish sillemi “me të vjetrën”. Kjo sëmundje do të zgjasë shumë. Kaloi një vit e ne përsëri e dëgjojmë të njëjtën bisedë për mos grupim. Çdo masë që shkon në favor të mos-grupimit është e mirë, por jo e mjaftueshme. Kjo sëmundje ka shkaktuar krizë të madhe ekonomike në shëndetësi, në hotelieri. Njerëzit që janë të shtrirë në spitale duhet të trajtohen me para. Për të blerë vaksina, subjektet duhet të punojnë, që të mbushin buxhetin. Nuk mund gjithë kohën të funksionojmë me kredi. Gjatë gjithë kohës luajmë nëse shëndeti ose ekonomia janë më të rëndësishme, ndërsa njëra nuk mund të përjashtohet nga tjetra”, vlerëson d-r. Stojanov.

Sipas Stojanov, ora policore nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit, që do të fillojë të zbatohet prej sonte, nuk është masë e mjaftueshme. Ai beson se duhen masa edhe më të mëdha.

“Duhet të mbyllet çdo gjë dhe gjithçka duhet të reduktohet në nevojat themelore. Duhet të punojnë vetëm dyqanet e ushqimit, farmacitë dhe pikat e karburantit. Problemi më i madh për mendimin tim është mungesa e vaksinave. Do të kalojë derisa se popullata të fillojë të vaksinohet. Në prill ose maj, nëse vaksinat vijnë, ato duhet të vijnë në numër të mjaftueshëm. Deri më tani, për vaksinim kanë aplikuar 120.000 njerëz, që është vetëm një pikë nga një milion e gjashtëqind mijë popullsi. Duhet të vaksinohen të paktën 50 për qind e popullsisë, në mënyrë që vaksinimi të ketë efekt në nivel shtetëror. Nëse mund ta përfundojmë vaksinimin deri në vjeshtë, atëherë situatën mund ta shohim pak më pozitivisht. Qëllimi është të vaksinohen sa më shumë njerëz që mundet, brenda një kohë sa më të shkurtër dhe ky është rregull për çdo epidemi, sepse në atë rast nuk virusi do të ketë kohë të kalojë në mutacione dhe nuk do të mbijetojë”, shpjegon Stojanov.

Gjatë vitit të kaluar, mësuam, thotë ai, se nuk kemi lëvizur nga vendi.

“Sjellja është ende e njëjtë, pavarësisht nëse janë funerale apo ahengje. Askush nuk dëshiron kufizime, ndërsa bëhet fjalë për jetën. Dje kishim njëzet e dy të vdekur. Kroacia është dy herë më e madhe se ne, ndërsa kanë numra dy herë më të vegjël. E gjithë Evropa po i rrit kufizimet dhe njëkohësisht duhet ta kemi parasysh se Gjermania ka dhënë 50 miliardë euro për ekonominë e saj. A ne nuk i kemi ato para”, shtoi mjeku.

Subvencione për energji elektrike u duhen jo vetëm shfrytëzuesve të ndihmës sociale, por edhe atyre me të ardhura të ulëta

Lista e përfituesve të subvencioneve shtetërore për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për energji elektrike duhet të zgjerohet dhe aty të përfshihen familjet me të ardhura të ulëta me vetëm një të punësuar, të papunët dhe punonjësit e kompanive të falimentuara. Tani të drejtën për mbështetje mujore prej 1.000 denarë e gëzojnë vetëm rreth 30,000 njerëz në vend që marrin ndihmë sociale dhe që i përkasin të ashtuquajturit grup i varfërisë energjetike, njofton Meta.mk.

Për të zgjeruar listën, paraprakisht nevojiten ndryshime ligjore, si dhe analiza të cilat përfshijnë futjen e mekanizmave mbrojtës, që këto para nga buxheti i shtetit të përdoren pikërisht për ato që janë synuar, për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të energjisë elektrike. Në praktikën aktuale, ky mekanizëm kontrolli nuk ekziston, gjegjësisht fondet thjesht transferohen në llogaritë e transaksioneve të grupeve të cenueshme të qytetarëve, të cilët më pas mund t’i përdorin ato për qëllime të tjera.

Këto janë rekomandimet e Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE), të cilët për Meta.mk thonë se po zhvillohen negociata me Qeverinë, ministritë për punë dhe politikë sociale, atë të ekonomisë, si dhe me sindikatat, për të përcaktuar ndryshimet ligjore që do të nënkuptojnë futjen e rregullave të reja në pagesën e parave për varfëri energjetike dhe që deri në fund të vitit diçka konkrete mund të pritet në atë drejtim.

“propozim ideja jonë është të rrisim përfshirjen e personave të cilët do të marrin shtesë energjie dhe kjo mos të vlejë vetëm për rreth 30,000 përdorues socialë. Ka qytetarë që nuk mund të paguajnë faturat e tyre të energjisë elektrike dhe atyre duhet të ndihmohet gjithashtu. Këtu janë ata të cilët jetojnë me 25-30,000 denarë në muaj, aq sa është paga minimale, punonjësit e kompanive të falimentuara, familjet me vetëm një të punësuar dhe kategori të ngjashme. Është e rëndësishme që paratë të shkojnë direkt tek furnizuesi i energjisë elektrike, nga llogaria e transaksionit dhe me këtë do të përfitojë edhe likuiditeti i sistemit energjetik. Do të nevojitet më shumë punë në këtë drejtim, sepse shumë matës të energjisë elektrike janë në emër të ndonjë personi ndryshe nga përdoruesi i banesës. Mund të përdoret edhe opsioni i kuponëve të energjisë. Ka vullnet të mirë nga institucionet dhe ne do ta shtyjmë këtë punë”,  tha për Meta.mk Bislimovski, kryetar i KRRE, duke shtuar se do të merret në konsideratë edhe mundësia për rritje të shumës..

Marko Bislimovski
Marko Bislimovski

Statusi personave të varfër për energji ka të bëjë me persona të cilët nuk kanë mjete për të paguar për shpenzimet e shërbimeve energjetike, si ngrohja, ndriçimi, përdorimi i pajisjeve elektrike dhe ata që jetojnë në shtëpi joefikase në aspektin energjetik.

Subvencionet shtetërore për personave të varfër për energji në RMV paguhen nga viti 2016 (kur ata për herë të parë ishin nga 600 denarë në muaj), për periudhën nga tetori në prill, gjatë sezonit të ngrohjes. Vitin e kaluar, me fillimin e pandemisë, me dekret të qeverisë ndihma monetare u zgjat për të gjithë muajt e vitit, për të ulur rrezikun e varfërisë energjetike. Sipas Ligjit për mbrojtje sociale, mundësi për të përdorur këtë shtesë kanë kategorinë e grupeve në nevojë, përfitues të ndihmës sociale, të cilët marrin subvencione për energji elektrike së bashku me pagesën mujore të ndihmës sociale.

Sipas rregulloreve të BE-së, varfëria energjetike duhet të zgjidhet me planet e integruara kombëtare për energji dhe klimë të secilit vend anëtar (NECP).adresohet nga planet e integruara të energjisë dhe klimës të secilit shtet anëtar. Këto 10 plane vjetore (nga 2021-2030) duhet të përgatiten nga secili vend që punon në strategjitë për t’u marrë me krizën klimatike, si ulja e emetimeve të gazeve serë, investimi në burime të ripërtëritshme të energjisë dhe të ngjashme.

Planet kombëtare për klimë dhe energji duhet të përfshijnë vlerësim të numrit të familjeve në secilin vend, të cilat jetojnë në varfëri energjetike për të garantuar standard themelor të jetesës, politikën ekzistuese sociale dhe politika të tjera të bazuara në një qasje të përbashkët për varfërinë energjetike.

RMV, do të ndryshohet Ligji për mbështetje financiare të investimeve, mbi 200 kompani me kushte më të mira për investim

Do të ndryshohet Ligji për mbështetje financiare të investimeve (LMFI) që të lehtësohen kriteret për aplikim dhe pagesë të mbështetjes financiare për kompanitë prodhuese. Ndryshimet në këtë ligj duhet të lehtësojnë kushtet për 245 kompani që kanë kontrata aktive, dhe veçanërisht për kompanitë potencialisht të reja që kanë investuar në vitin 2020 ose do të investojnë në 2021. Ndryshimet e planifikuara ligjore janë duke u bërë për të përmbushur nevojat e ekonomisë dhe qytetarëve, tha Qeveria, si dhe për të krijuar një ekonomi të re të zhvillimit, raporton Meta.

Për këtë temë, mbrëmë kanë diskutuar zëvendës kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bitiqi, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit Dejan Pavleski dhe Drejtoria e zonave teknologjike për zhvillim industrial Jovan Despotovski.

Përndryshe, LMFI është pjesë e Planit për rritje ekonomike dhe ai filloi të zbatohet nga viti 2018, për të stimuluar rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit, duke mbështetur investimet për të rritur konkurrencën e ekonomisë dhe zhvillimin e tregut të punës me mbështetje të punësimeve.

Siç kanë njoftuar nga Qeveria, në takimin e mbrëmshëm të punës është diskutuar për pjesën e masave nga paketa e pestë e masave, të cilat përfshijnë ndryshime në LMFI, me qëllim të lehtësimit të kritereve për aplikim dhe marrje të ndihmës së përshtatshme shtetërore për ndërmarrjet vendase dhe të huaja, mikro, të vogla, të mesme dhe të mëdha që kanë vendosur të investojnë në salla të reja prodhimi, blerje të makinerive, pajisjeve dhe mjeteve të tjera themelore të prodhimit, por edhe për të realizuar punësime të reja ose trajnime plotësuese për punonjësit.

Socializim përmes rrjeteve sociale: Të rinjtë dhe sfidat me shëndetin mental në kohë pandemie

Kontakt i kufizuar fizik, mënyra të reja të socializimit, mësim nga shtëpia, frikë dhe pasiguri për të ardhmen janë pjesë e sfidave me të cilat u përballën të rinjtë gjatë krizës globale me kovid-19. Për dikë kohë për veten, për dike funksionim i vështirësuar ditor. Individualisht, të rinjtë më ndryshe e kanë pranuar krizën shëndetësore botërore, njofton Meta.

“Depresioni, burnout (djegia) dhe stresi do të jenë sfidat më të përfaqësuara me të cilat do të ballafaqohen gjeneratat e ardhshme. Sido që të jetë, progresiviteti i të rinjve çdoherë ka pasur mënyrë si të sjellë ndryshime pozitive dhe jam i sigurt që stigmatizimet dhe tabu-temat rreth shëndetit mental do të zhduken shpejtë. Besoj që ngjashëm sikur që sot kemi abonim në Netfliks, nesër do të kemi abonim për servis të ngjashëm me atë që kemi ne dhe secili do të jetë qasje në përkrahje profesionale në kohë reale, kudo në botë” deklaroi për Meta.mk, Georgi Mihaillov, krijuesi i platformës Razgovor.mk, që ofron onlajn bisedë me psikolog.

Mihaillov sqaron që nëse bëhet fotografi e bazuar në reagimet ndaj publikimeve dhe teksteve të tyre, rezultatet udhëzojnë që të rinjtë në shoqëri më së shpeshti ballafaqohen me anksiozitet, sulme paniku, marrëdhënie relacionesh dhe ngjashëm.

Deri tani shumica janë inkurajuar ta bëjnë hapin e parë në përmirësimin e shëndetit mental pikërisht nëpërmjet platformës, ndërsa kufiri i moshës së shfrytëzuesve është nga 18, e deri mbi moshën 65 vjeçe.

“Shfrytëzuesit më së shpeshti fillojnë me sesione me shkrim dhe pas besimit të fituar dhe vlerës së konfirmuar të ofruar nga biseda me psikologun vazhdojnë me audio ose video sesione. Deri tani gjithsej në platformë kemi realizuar mbi 800 sesione nga të cilat mbi 60% të atyre njerëzve janë në moshën ndërmjet 23-33 vite” deklaroi Mihaillov.

Ivana Stojanovska pas përfundimit të arsimit të mesëm ka vendosur të bëjë pauzë të gjatë para se të vazhdojë me studim, me çka, në atë periudhë, fokusin e ka vendosur në shëndetin e saj fizik dhe mental. Për atë, siç thotë, pandemia fillimisht ka pasur ndikim pozitiv, por edhe negative, pikërisht për shkakun e njëjtë, e ky është të qenët vetëm me veten.

“Fillimisht pandemia kishte një lloj efekti pozitiv tek unë, vitin e kaluar nga shkolla e mesme, njëkohësisht edhe viti i fundit, ishte mjaft i lodhshëm për mua fizikisht, edhe nga aspekti mental për shkak të obligimeve të vazhdueshme, por edhe të dëshirës sime për ta arritur maksimumin dhe “në kërkim të përsosmërisë” që më shkaktuan lodhje fizike dhe psikike” tha Stojanovska.

Ajo shpreson që bota më mirë do t’i kuptojë nocionet e depresionit klinik, sulmit të panikut dhe çrregullimin shpirtëror në përgjithësi si problem të vërtetë e jo si gjendje momentale.

“Pandemia i hapi dyert e korridoreve të errëta të shëndetit tim mental. Në një mënyrë, ndoshta po të mos ndodhte situata, asnjëherë nuk do të kisha kërkuar ndihmë dhe t’i jap mundësi shërimit. Dhimbja është dhimbje, pavarësisht nëse ju e shihni ose jo” thotë Stojanovska.

Vajza e re, muajt e kaluar i ka kaluar duke lexuar libra, duke shkruar poezi, duke mësuar  hulumtime të reja shkencore, duke e pastruar hapësirën në shtëpi dhe vetëzbulim të aftësive në kuzhinë. Kryesisht socializohet nëpërmjet rrjeteve sociale Instragram, Fejsbuk kurse ndonjëherë edhe me telefonata dhe mesazhe.

“Fakti është që mua personalisht nuk më mungojnë ngjarjet dhe atë nuk e konsideroj aq tragjike siç ndoshta të tjerëve u duket. Jo për shkak se nuk kam interes ndaj tyre, por për shkak se këtë periudhë e kam të fokusuar drejt qetësimit dhe pasivitetit, kur thjeshtë nuk mund të manifestoj entuziazëm të mjaftueshëm ose revoltë ndaj asaj që e kemi pasur, kurse nuk e kemi. Dallimi është që këtë herë punët do t’i vlerësojmë më shumë se parë. Mendoj që njerëzit janë vetëdijesuar që ndoshta rrethina është e shpejtë dhe e mundimshme, mirëpo nuk është e domosdoshme edhe ne të jemi të tillë, dhe padyshim jeta nuk është patjetër të jetë e shpejtë dhe e mundimshme” shprehet Stojanovska.

Antonio Beshliev, student në Fakultetin për siguri në Shkup, thotë që “për fat të mirë janë hapur numër i madh i alternativave për funksionim dhe socializim, të cilat kanë dhënë efektin e dëshiruar”. Në periudhën kur kontakti i afërt me njerëz është i kufizuar, Beshliev i shfrytëzon rrjetet sociale, por edhe kontaktet drejtpërsëdrejti me respektim të rekomandimeve.

“Padyshim më së shumti më mungon shoqëria me prani fizike me numër të pakufizuar të njerëzve, por edhe paqja ndërmjet njerëzve, frikë e madhe, madje edhe panik mbizotëron ndërmjet nesh”, deklaroi student Beshliev për Meta.mk.

Në momentet kur mbizotëron shqetësim emotive, Beshliev thotë që më së shumti i ndihmon shëtitja në natyrë ose të ecë me shokët më të afërt, për shkak se siç ai thotë, “mendimet nostalgjike janë pas socializimit dhe përjetimit pikërisht me ata”.

Studenti thotë qartë se pandemia ka sjellë edhe ndryshime pozitive, nga të cilat më i rëndësishëm – koha e lirë që mund të shfrytëzohet për mbindërtim individual.

Mihaillov, vlerëson që për t’u arritur në cilën do fushë jetësore nevojitet përkrahje nga profesionistët të cilët kanë përvojë në tematikën dhe mund të transferojnë dituri. Përse atëherë njeriu i rëndomtë të mos kërkojë mbështetje në jetën e përditshme? Përse të mos mësojmë teknika dhe ushtrime që do t’i kemi vegla në menaxhimin me sfidat e përditshme, pyet ai.

“Biseda me psikolog apo profesionist tjetër për shëndet mental është ushtrim për jetë të shëndetshme të përditshme dhe nuk di përse të lidhet kjo me “sëmundje” ose të quhet dikush “rast mental”. Mendoj që bota do të ishte shumë vend më i mirë po të kishte secili përkrahje profesionale dhe rrjet sigurie në jetën e përditshme”, vlerëson Mihaillov.

Organizata Botërore e Shëndetësisë prej vitit të kaluar në maj paralajmëroi për rrezik nga kriza globale mbi shëndetin mental të shkaktuar nga koronavirusin. Drejtori i repartit për shëndet mental pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Devora Kestell deklaroi që problemet psikologjike mund të rezultojnë nga izolimi i imponuar, frika, pasiguria, si dhe varfëria që mund të paraprinë për shkak të humbjes së vendeve të punës.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh gjithashtu u bëri thirrje qeverive, shoqërisë qytetare dhe autoriteteve shëndetësore urgjentisht të përgjigjen në nevojat për shëndet mental të qytetarëve.

Në drejtorinë për udhëheqjen e librave amë për një vit janë evidentuar 21,957 certifikata me gabime

Drejtoria për udhëheqjen e librave amë lëshoi ​​21,957 certifikata me të dhëna të futura gabimisht gjatë vitit 2019, që është 4% e numrit të përgjithshëm të certifikatave të lëshuara për atë vit, zbuluan revizorët shtetërorë gjatë kontrollit të funksionimit të këtij institucioni.

“Drejtoria nuk ka përcaktuar përgjegjësinë për rimbursimin e kostos në rast të një gabimi në lëshimin e certifikatave, për shkak të të cilave për këto dokumente në vitin 2019 nuk është paguar asnjë e ardhur në llogarinë e Drejtorisë në vlerë prej 1,099,000 denarë dhe të ardhurat për taksën administrative në Buxhetin e RMV në vlerë prej 2,196,000 denarë ”, thuhet në raportin e Revizionit të Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, të përgatitur nga Enti shtetëror për revizion.

Revizorët shtojnë se fragmente të gabuara mbahen në Drejtori, por se mënyra për veprime të mëtejshme nuk është përcaktuar, se nuk është kryer asnjë regjistrim ekzekutiv dhe se gjendja e tyre nuk është konstatuar në raportin për vitin 2019.

Gjatë kontrollit, revizorët konstatuan se nuk mbahen shënime për certifikatat sipas numrit individual serik, për shkak të të cilave Drejtoria nuk ka të dhëna për certifikatat totale të prokuruara dhe të lëshuara, certifikatat e pasakta dhe rezervat e certifikatave sipas numrit rendor.

“Kërkesat për lëshimin e certifikatave të lindjes, martesës dhe vdekjes nuk regjistrohen në një regjistër me një numër arkivi, por regjistrohen në libra / regjistra të akteve që nuk përfaqësojnë një formë të përshkruar dhe janë të ndryshme në përmbajtjen e të dhënave që duhet të plotësohen. në, ” thuhet në raport.

Enti shtetëror për revizion gjithashtu thekson se kërkesat për certifikata që paraqiten në sportelet e Drejtorisë nuk janë plotësuar siç duhet me të gjitha të dhënat e kërkuara në formular.

Revizorët në raport rekomandojnë që të merren masa për të kapërcyer këto dobësi.

Protesta në kohë pandemie: Të rinjtë e ngrenë zërin pavarësisht kushteve

Pandemia me koronavirus dhe kushtet që i imponoi nuk e pengoni rininë në botë ta ngritë zërin për ndryshimet, në shoqëri, të cilat e prekin pikërisht atë. Nga fillimi i pandemisë e deri tani, bota ishte dëshmitar i protestave rinore, tubimeve dhe ballafaqimit me policinë, njofton Meta.mk.

Edhe përkrah restrikcioneve për tubime mbi 100 persona, qindra studentë të universiteteve në Greqi, muajin e protestuan në qendër të Athinës, por edhe në qytete tjera të Greqisë, kundër miratimit të ligjit të ri për arsim, për të cilin thanë që do t’ua kufizojë të drejtën e të shprehurit në fakultete. Në trazirat me protesta janë arrestuar edhe demonstrues, ndërsa në njërën prej protestave policia përdori edhe lotsjellës.

Me Ligjin janë paraparë ndryshime në arsim të lartë, mënyra e regjistrimit të fakulteteve, si dhe kamera për siguri, ndriçim më i mire, porta të reja me lexues të kartelave dhe roje të kampuseve. Ndër të tjerat, ndryshimet përfshijnë edhe kohë të kufizuar për studim, përkatësisht gjashtë vite për ata që janë në fakultetet me katër vite si dhe tetë dhe nëntë vite për arsimin e lartë që zgjatë pesë vite, përkatësisht gjashtë.

Sipas propozimeve të reja, në universitetet do të ketë polici speciale pjesëtarët e të cilës nuk do të mbajnë armë zjarri, por mund të thërrasin përforcim. Qeveria dëshiron të instalojë edhe komisione disiplinore që do të kenë fuqi të suspendojnë ose të përjashtojnë studentë. Përveç kësaj, studentët mund të integrohen për vendosje të posterëve ose banerëve si dhe për “nxitje të zhurmës”.

“All Xhazira Ballkans” raportoi që Parlamenti i Greqisë e miratoi draft-ligjit edhe atë me vota të përfaqësuesve të shumicës qeveritare, përkatësisht 166 deputetë, përkundër 132 deputetëve të opozitës.

“Policia nuk futet në universitetet, por në demokraci”, tha kryeministri Kirijakos Micotakis në fjalimin para parlamentit dhe shtoi që kjo është mënyrë “për t’iu dhënë fund dhunës dhe t’i hapet rruga lirisë”.

Sipas ligjit të ri, korpus policor prej një mijë pjesëtarëve me uniforma speciale pa armë zjarri, por me shufra do të patrullojnë nëpër universitetet.

Prezenca e policisë në universitetet është temë e ndjeshme në Greqi, kurse ndërlidhet me një incident nga viti 1973 kur shteti e ka shfrytëzuar ushtrinë dhe policinë për t’a ndërprerë protestën studentore në Universitetin politeknik në Athinë. Askush nuk ka qenë i lënduar në kampus, por atë natë dhe ditët në vijim gjatë operacionit janë vrarë mbi 35 njerëz. Më vonë është miratuar ligj me të cilin është ndaluar hyrje e policisë në kampuset.

Protestat studentore në temperature nën zero në Turqi

Protestat studentore kundër emërimit të rektorit në një nga universitetet prestigjioze në Turqi, i cili është zgjedhur dhe aprovuar nga shteti, papritmas kontribuuan që një pjesë e rinisi së zhgënjyer dhe të papunë në Turqi të del në rrugë dhe ta shpreh mllefin dhe frustracionet ndaj qeverisë së presidentit, Rexhep Taip Erdogan.

Demonstratat e studentëve dhe komunitetit akademik të Universitetit “Bogaziçi” filluan muajin e kaluar, pasi për rektor të universitetit u caktua Melih Bulu.

Në shenjë solidarizimi me studentët, mijëra të rinjë javët e kaluara dolën në protesta në Stamboll dhe Ankara, që shpejtë u përshkallëzuan me intervenim të policisë dhe me plumba gome.

Koha e ftohtë me temperature nën zero me reshje e forta nuk i penguan studentët dhe akademikët përsëri ta shprehin pakënaqësinë e tyre, para kampusit të universitetit, për rektorin e përcaktuar, Melih Bulu. Ndërkaq ai, tha që studentët dhe profesorët kanë të drejtë të shprehen lirshëm, por se ai nuk do të tërhiqet nga funksioni.

Shëndeti i çrregulluar mental dhe vështirësitë financiare të studentëve – arsye për protestë në Francë

Studentët në Francë, protestuan kundër mbylljes de fakto të kampusit dhe kërkuan përkrahje më të madhe psikologjike, ndërsa kanë pritur edhe në radhë për ushqim falas që ndahet nga donatorët privatë.

Shëndeti mental te studentët u bë shqetësues pas 10 muajsh restriksione të ndryshme në izolim dhe kufizime. Ata kanë shkruar shkresa të hapura për përkrahje më të madhe nga ministrat francez. Spitalet për shëndet psikik i zgjeruan kapacitetet e tyre për t’u ballafaquar me valën e gjimnazistëve dhe të studentëve.

Makron premtoi që do të sigurojë dy shujta shumë të subvencionuara studentore në ditë, qasje më të lehtë te psikologët dhe do t’u japë mundësi të gjithë studentëve të vazhdojnë me orë drejtpërsëdrejti një herë në javë.

Debati për këtë çështje u përshkallëzua pas dy përpjekjeve për vetëvrasje ndërmjet studentëve në Lion, ndërsa një grup studentor e akuzoi Makronin për “flijim të një gjenerate të tërë”. Ndërsa të tjerë, theksuan që shkollat fillore dhe të mesme kanë qenë të hapura gjatë vjeshtës, pjesërisht për t’u zvogëluar pabarazitë.

Vitin e kaluar, gjithashtu dhjetëra organizata studentore kanë marrë pjesë në protestat në nder të Xhorxh Fllojd dhe afro-amerikanë tjerë që kanë vdekur për shkak të brutalitetit policor. Ata kanë dalë me parullën “Jetët e zeza janë me rëndësi” (Black Lives Matter), parrullë e cila e shënoi vitin 2020 në SHBA.

Krahas masave mbrojtëse nga kovid-19, protestë të qetë të gjimnazistëve kishte edhe vitin e kluar pranë Ministrisë për Arsim dhe Shkencë në Shkup. Ata kanë protestuar kundër vendimit të Qeverisë për mësimin krejtësisht onlajn në vitin shkollor që duhej të fillonte më 1 tetor. Sipas tyre, mënyra më efikase për mësim në kohë pandemie është qasja e kombinuar e mësimit. Kundër mësimit onlajn është protestuar edhe në Tetovë.

Hulumtimet në botë tregojnë që kriza globale shëndetësore i ka përkeqësuar problemet psiqike shëndetësore te nxënësit dhe studentët për shkak të izolimit, vështirësitë me mësimin në distancë dhe vështirësitë financiare për shkak se shumë prej tyre kanë humbur vend pune ose kanë punuar me orar të shkurtuar pune për shkak të pandemisë.

Për shkak të Kovid-19, transporti ndër-urban me autobus vitin e kaluar kishte 3 milionë udhëtarë më pak (Infografik)

Pandemia me covid-19 bëri që transportuesit e autobusëve në vend vitin e kaluar të regjistronin rekord historikisht negativ në numrin e udhëtarëve të transportuar jashtë qytetit, por edhe në transportin ndërkombëtar. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, në vitin 2020, me transportin ndër-urban janë transportuar 2.794.000 udhëtar, përderisa me linjat e autobusave për në vendet e huaja kanë udhëtuar vetëm 141.000 persona, njofton Meta.mk.

Numrat negativë nga viti i kaluar janë vetëm një vazhdim i agonisë që po kalon transporti me autobus në vend gjatë periudhës së kaluar. Në krahasim me vitin 2019, vitin e kaluar numri i pasagjerëve në transportin ndër-urban është ulur me 3 milion udhëtarë, përderisa në transportin ndërkombëtar të autobusëve në vitin 2020 kishte gjysmë milioni më pak udhëtarë në raport me një vit më parë.

Të dhënat janë edhe më të këqija krahasuar me periudhën para vitit 2013, kur autobusët ndër-urban transportonin 15 milion udhëtarë në vit.

Arsyet kryesore të rënies së numrit të udhëtarëve të transportuar vitin e kaluar ishin kufizimi i kapacitetit maksimal të mjeteve të transportit, të cilin kompanitë e autobusëve e kishin patjetër ta ndiqnin në ato periudha kur lejohej transporti ndër-komunal. Orët policore që hyjnë në fuqi pranverën e kaluar, si dhe ndalimet e përkohshme në transportin e udhëtarëve për në dhe nga komuna të caktuara, shkaktuan përçarje të plotë të linjave të transportit të udhëtarëve në kohë të caktuara.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mënyra e vetme për të përmirësuar situatën është rritja e kapacitetit për transportin e udhëtarëve. Në seancën e djeshme, Qeveria, me kërkesë të grupit të transportuesve komunalë dhe ndërkomunal, lejoi rritjen e numrit të lejuar të udhëtarëve nga 50 në 75 përqind të kapacitetit total të mjeteve të transportit. Qeveria e pranoi këtë lehtësim të kufizimit pasi mori pëlqimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive.

Ndryshe, “Portalb.mk” dhe “Meta.mk” periudhën e kaluar disa herë kanë shkruar për arsyet e rënies së interesit për përdorimin e transportit me autobus në vend. Flota e rrënuar e automjeteve, kontrolli i pamjaftueshëm i inspektorëve mbi parregullsitë në transportin e udhëtarëve të disa transportuesve dhe numri në rritje i taksistëve ilegalë i shtyjnë qytetarët të shmangin përdorimin e autobusëve dhe të rrisin udhëtimet që bëjnë me makinat e tyre.

RMV, kriza kovid vitin e kaluar e vendosi në “mbështetje të oksigjenit” edhe transportin publik

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në vitin 2020, me transportin urban/ndër-urban në Maqedoninë e Veriut kanë udhëtuar vetëm 40.523.000 udhëtar. Bëhet fjalë për numrin historik më të ulët të udhëtarëve të transportuar me transport publik nëpër komunat e vendit, i cili është kryesisht rezultat i pandemisë kovid, shkruan Meta.mk.

Krahasuar me vitin 2019, numri i pasagjerëve në transportin urban-ndërurban në të gjithë vendin është ulur me mbi 31 milion pasagjerë, marrë parasysh faktin se një vit më parë transporti publik përpara pandemisë janë transportuar 72.040.000 udhëtar.

Në vitin 2020, me transportin urban udhëtuan 22.781.000 pasagjerë, përderisa 17.74.,000 qytetarë përdorën transportin ndër-urban.

Pjesën kryesore në zvogëlimin e numrit të udhëtarëve në transportin publik e ka Shkupi, ku me autobusët e NQP-Shkup dhe transportuesit privatë në vitin 2020 janë transportuar rreth 27.7 milion udhëtar ose 30 milion pasagjerë më pak se në vitin 2019. Identike si në kryeqytet, masat për kufizimin e kapacitetit të autobusëve, orët e zgjatura policore pranverën e kaluar, mësimi nga shtëpia i nxënësve dhe studentëve, si dhe frika e infektimit midis qytetarëve, u bënë shkak që autobusët e linjave urbane dhe ndër-urbane edhe në qytetet tjera të Maqedonisë të udhëtonin gjysmë të zbrazur.

Portalb.mk” dhe”Meta.mk” tashmë kanë shkruar se përdorimi i reduktuar i transportit publik mund të shkaktojë humbje të përhershme të disa udhëtarëve në transportin publik edhe pas përfundimit të pandemisë kovid, pasi disa qytetarë të cilëve u është dashur të udhëtojnë gjatë krizës kovid, kanë gjetur mënyra të reja transporti (transport të përbashkët, biçikleta, blerje të makinës, ecje në këmbë, etj.).

Prandaj, autoritetet komunale duhet të mendojnë se si t’i inkurajojnë qytetarët të kthehen në mënyrat e vjetra të transportit, që nënkupton, sa më shumë udhëtime e tyre, t’i bëjnë me autobusët urban-ndërurban.

Njoftimi i vetëm pozitiv për këtë vit vjen nga Tetova dhe Manastiri. Transporti publik në Tetovë duhet të fillojë funksionimin muajin tjetër pasi janë siguruar pesë autobusë të rinj urban dhe është themeluar ndërmarrje publike mu për këtë qëllim. Përndryshe këtë muaj, Komuna e Manastirit vendosi të themelojë një ndërmarrje të përbashkët publike për transportin e udhëtarëve së bashku me komunat Mogila dhe Novac me të cilën do të kryhet transport më i mirë nd[r-urban përmes sigurimit të katër minibusëve që duhet të arrijnë në pranverë dhe vjeshtë.

Për ndotjen e ajrit flasin të gjithë, automjete elektrike rrallë kush përdor në RMV (Multimedia)

Përdorimi i automjeteve në Maqedoni është në rritje të vazhdueshme, në kurriz të rënies së interesit për udhëtim me transport publik në mjediset urbane, si dhe numrin e zvogëluar të udhëtarëve në trenat dhe autobusët ndërurban. Shkalla e motorizimit të popullatës në vitin 2019 ka arritur në 205,2 automjete udhëtimi për 1.000 banorë, megjithëse plotë një dekadë më herët mbi 80% të asaj që qytetarët e Maqedonisë e kanë blerë në treg janë automjete të përdorura që kanë kaluar kilometra marramendëse jashtë vendit, shkruan Meta.mk.

Si rezultat i motorizimit të përshpejtuar, konsumi i naftës në komunikacionin rrugor është rritur për më tepër se tre herë vetëm për një dekadë e gjysmë. Automjetet në Maqedoni në vitin 2005 kanë harxhuar 182.075 tonelata naftë, ndërsa në vitin 2019 për lëvizje të tyre kanë qenë të nevojshme 569.143 tonelata naftë. Ky harxhim impozant i naftës vjen në periudhë kur në vendet e zhvilluara përcaktohen ultimatume deri kur shitja e automjeteve të reja me derivate fosilike duhet të përfundojë, ndërsa në disa qytete tani më ka hyrë fuqi ndalesa për përdorim të automjeteve dizel.

Konsumi i dizelit

Qytetet e Maqedonisë kanë problem serioz me ndotjen e ajrit, për çka tani më ekzistojnë edhe hulumtime për pjesëmarrjen konkrete të transportit në krijimin e ajrit të papastër në Shkup. Në anën tjetër, shkalla e motorizimit të popullatës në vendet-anëtare të BE-së ka qenë mbi 500 automjete për 1.000 banorë në vitin 2018, që donë të thotë se numri i automjeteve për udhëtim në Maqedoni nga viti në vit do të vazhdojë të rritet edhe në të ardhmen. Mirëpo, çështja kyçe është nëse Maqedonia do të ngelet deponi për të hedhur automjete të përdorura edhe në vitet në vijim ose autoritetet shtetërore në bashkëpunim me komunat dhe qytetarët mund të punojnë në drejtim të rritjes së përqindjes së automjeteve në rrugë që nuk e ndotin ajrin?

Kushte të volitshme për automjetet elektrike nuk ka, çmimet për ato janë të “kripura”

“Meta.mk” i ka publikuar të dhënat e Drejtorisë doganore të RMV-së, për atë sa automjete elektrike e hibride janë importuar në vend deri tani. Deri në fund në vitin 2020, në Maqedoni deri tani janë importuar 3.345 automjete hibride dhe vetëm 134 automjete elektrike. Gjatë kësaj, pjesëmarrja e automjeteve të reja të importuara në vend nga viti 2017 deri në vitin 2020 është vetëm 0,1% e importit të përgjithshëm të mjeteve të importuara motorike për udhëtim. Në periudhën para vitit 2017, numri i automjeteve të importuara elektrike në vend është i barabartë me 0 sipas statistikës zyrtare doganore.

Ne gjithashtu inspektuam listat e çmimeve të tregtarëve të automjeteve, ku automjetet elektrike ose hibride mund të blihen në vend. Hasëm në një makinë modeste elektrike në një nga qendrat e shitjes, e cila ishte shitur me çmim prej rreth 15,000 euro, e cila është identike me vlerën e një SUV nga i njëjti prodhues me motor shumë më të fuqishëm, por edhe komoditet të udhëtarëve. Te një tregtar tjetër makinash, makina hibride plug-in nga i njëjti prodhues dhe model ishte të paktën 3,500 euro më e shtrenjtë se ajo e benzinës. Nuk arritëm të gjenim prodhuesin më të njohur në botë të makinave elektrike në Maqedoni, por në Kroaci, ku ai i shet modelet e tij, gjetëm automjete të tilla dhe automjeti më i lirë kushton 42.200 euro.

Për një vend ku Enti shtetëror i statistikave, në fund të vitit 2020, pagën mesatare e ka matur në rreth 450 euro ndërsa shkallën e varfërisë në 2019 e ka rrumbullakosur në 21.9 %, blerja e makinave elektrike me këtë çmim është fanta-shkencë për qytetarët. Sidoqoftë, përfitimet që i ofron qeveria për të stimuluar blerjen e këtyre automjeteve janë më shumë se modeste. Vetëm me Ligjin e ri për tatim të automjeteve motorike që hyri në fuqi më 1 Janar 2020, automjetet elektrike lirohen nga një tatim të veçantë të automjeteve motorike, ndërsa hibridet i nënshtrohen një lirimi prej 50 për qind të tatimit.

Çfarë stimujsh për automjetet elektrike duhet të mundësohen?

Organizata për Automjete Elektrike në Maqedoni “E-Mobiliteti” thotë se ata i kanë dorëzuar 23 propozime qeverisë së Maqedonisë për të marrë masa për të stimuluar përdorimin e makinave elektrike, por edhe të automjeteve të lehta, si dhe hekurudhave dhe transportit publik në vend. Midis tyre, ata propozojnë taksa për naftën dhe benzinën, por edhe subvencione të forta për blerjen e automjeteve të lehta, të cilat meqë ra fjala janë shumë më të lira, siç janë: skuterët elektrikë, skuterët, karrocat dhe biçikletat. Për automjetet elektrike, “E-mobiliteti” propozojnë uljen e detyrimeve për import, sistemin e zëvendësimit të automjeteve të vjetra për mjete të reja me stimuj, uljen e kostove të regjistrimit, taksa rrugore dhe vende të parkimit falas, por edhe subvencionimin e qytetarëve që do ta shndërrojnë automjetin e tyre nga ato me motor me djegie të brendshme në automjet me forcë lëvizëse elektrike.

E-mobiliteti porosisin që ata do t’i dërgojnë një letër Ministrisë së financave dhe ministrit Fatmir Besimi për të liruar plotësisht automjetet hibride nga lehtësimet e taksave dhe subvencionet e mundshme dhe t’i trajtojë ato vetëm si automjete të reja me standardin EURO 5 dhe më të lartë.

“Nëse automjeti trajtohet si elektrik, ndotja duhet të jetë minimale dhe ai kriter për të qenë një automjet” elektrik “dhe për t’u markuar si” elektrik “si maskë, ndërsa ndot shumë më tepër, duhet të ndahet në politikat shtetërore, thonë për “Meta.mk” nga “E-mobility”, duke theksuar se hulumtimi ka treguar se automjetet hibride “plug-in” ndotin më shumë sesa automjetet e zakonshme me motorë me djegie të brendshme.

Karrikues për veturat elektrike, RMV

Edhe docenti Stevan Qosevski nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, i cili ka doktoruar në vendimmarrje dhe krijim të politikave për futjen e automjeteve elektrike, thotë se rinovimi i flotës duhet të jetë politikë e përhershme e çdo vendi që kujdeset të ketë transport të qëndrueshëm në kuadër të zhvillimit të përgjithshëm të qëndrueshëm. Ai shton se vendi mbështetet në automjetet rrugore, kurse transporti si një qarkullim gjaku i aktiviteteve ekonomike, duhet të zhvillohet me ritme të përshpejtuara në periudhën e ardhshme.

“Emetimet e substancave të dëmshme dhe pengesave tjera për mjedisin njerëzit (si zhurma) nga automjetet konvencionale janë kërcënim serioz për shëndetin e njeriut dhe mjedisit jetësor. Përveç automjeteve të rënda, dizeli si karburant në Maqedoni konsumohet nga një përqindje serioze e automjeteve të udhëtarëve. Problemi i përbashkët i dy kategorive të automjeteve është se është një flotë automjetesh mesatare shumë e vjetër ku konsumi i karburantit dhe emetimet janë shumë më të larta se ai i automjeteve moderne me motorë me djegie të brendshme”, tha Stevan Qosevski.

Qosevski shton se duke pasur parasysh trafikun relativisht modest jashtë zonave urbane, krahasuar me vendet e zhvilluara ekonomikisht, Maqedonia, si një vend në zhvillim, duhet të presë rritje të këtij problemi në të ardhmen.

Kjo është arsyeja për të cilën ai propozon një sërë masash që duhen marrë. Nga njëra anë, përvojat nga vendet e tjera sugjerojnë mos stimulim të përdorimit të automjeteve më të vjetra dhe më pak ekologjike duke filluar aplikimin e taksave të larta, ndërsa nga ana tjetër, stimulim që qytetarët t’i marrin ato dhe t’i shkatërrojnë ato.

Stevan Qosevski vë në pah se Bashkimi Evropian në 5 vitet e fundit është marrë intensivisht me çështjen e prezantimit të automjeteve elektrike përmes Agjencisë evropiane të mjedisit jetësor, Parlamentit evropian, JRC – Qendra e përbashkët e kërkimit dhe institucioneve të tjera. Sipas një studimi të JRC, deri në vitin 2030, rreth 15% e makinave të udhëtarëve në rrugët e BE duhet të jenë elektrike.

“Bashkimi Evropian po i ashpërson ndjeshëm kushtet në të cilat aprovohen automjetet me motorë konvencionalë me djegie të brendshme, veçanërisht në lidhje me emetimet, si dhe kontrollet në funksionimin e tyre. “Kjo masë do të bëjë më tej presion mbi prodhuesit për të investuar në zhvillimin e automjeteve elektrike sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Shkupi

Avantazhet dhe dobësitë e automjeteve elektrike

Përndryshe, automjetet elektrike kanë shumë përparësi dhe një dobësi të rëndësishme – koston e tyre të lartë. Përkundër kësaj, Qosevski thotë se automjetet elektrike kanë më pak zhurmë, më pak dridhje, ndërsa fuqia dhe e momentit që e prodhon elektromotori është shumë më i favorshëm se motori me djegie të brendshme, gjegjësisht zhvillon performancë më të mirë se automjetet klasike. Nga pikëpamja e udhëtarëve, motori elektrik zë shumë më pak hapësirë ​​në automjet, që do të thotë shumë më shumë hapësirë ​​për udhëtarët dhe ngarkesat.

Sidoqoftë, ekspertët paralajmërojnë se ka pikëpamje të diskutueshme mbi automjetet elektrike nga pikëpamja mjedisore.

“Automjeti elektrik duhet të shihet në tërë ciklin jetësor dhe ne kemi tre faza, faza e parë është prodhimi i pjesëve për automjete elektrike, faza e dytë gjatë ngasjes së automjetit elektrik dhe faza e tretë është kur automjeti nuk përdoret më tej, por është e nevojshme riciklimi i pjesëve dhe materialeve nga të cilat është bërë dhe këtu kemi parasysh për shembull bateritë. Energjia përdoret në të tre fazat, për prodhimin, vozitjen dhe riciklimin”, thonë nga E-Mobiliteti.

Kështu, ekziston një debat i madh brenda shteteve anëtare të BE-së për çështjen nëse elektrifikimi i flotës së automjeteve do të zvogëlojë ose rritë ndikimin negativ mbi mjedisin jetësor. Sa i përket ndotjes së ajrit, ajri në qytete sigurisht që do të jetë më i pastër, por jo edhe në ato vende ku energjia elektrike fitohet nga termocentralet. Më shumë automjete elektrike për vendet e tilla, siç është aktualisht rasti me Maqedoninë, do të thotë nevojë më e madhe për prodhim të energjisë elektrike nga qymyri. Prandaj, futja e automjeteve elektrike duhet të jetë në përputhje me Strategjinë për zbatim të skenarit të gjelbër për zhvillim të energjetikës dhe heqje graduale të prodhimit të energjisë elektrike në Maqedoni nga qymyri.

“Nëse energjia elektrike vjen nga lëndë djegëse fosile (termocentrale me qymyr, me mazut madje edhe me gaz), atëherë analiza tregon se automjetet elektrike nuk kanë përparësi ekologjike për sa i përket ndikimit të përgjithshëm në planet, por mund të ndihmojnë në shpërndarjen më të favorshme të emetimeve”, thotë Stevan Qosevski.

E-Mobiliteti parashikon që në periudhën pas vitit 2025, storja e plotë e automjeteve elektrike do të bëhet reale dhe këto automjete do të jenë në dispozicion për kushtet dhe standardin tonë. Stevan Qosevski shton se duhet të ndiqen planet dhe parashikimet e prodhuesve më të mëdhenj në botë në segmentin e klasave të automjeteve që prodhohen më së shumti.

“Kur prodhuesit e mëdhenj për këto klasa (më të lira) të automjeteve do të shpallin oferta të automjeteve elektrike dhe hibride, si një zëvendësim për ato klasike, atëherë mund të supozojmë se çmimet do të jenë përafërsisht të njëjta. Për momentin, njoftime të tilla masive nuk ka”, tha Qosevski.

Shkupi

Shembuj pozitivë nga vendet e zhvilluara

Ajo që vendet e zhvilluara aktualisht po e bëjnë në mënyrë aktive, është përcaktimi i afateve të rrepta me të cilat shitjet e automjeteve të karburanteve fosile duhet të hiqen plotësisht nga tregjet e tyre. Kryeministri britanik Boris Xhonson tashmë ka njoftuar se nga vitit 2030 do të hyjë në fuqi ndalimi i shitjes së automjeteve të reja që përdorin vetëm lëndë djegëse fosile. Bashkimi Evropian ka vendosur si qëllimin që deri në vitin 2030 numri i automjeteve elektrike të rritet në 30 milionë. Norvegjia ka një strategji për të çrrënjosur plotësisht shitjen e makinave me benzinë ​​dhe naftë në vend më së voni deri në vitin 2025.

Në Maqedoni, ekziston vetëm një paralajmërim nga Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi se këtë vit do të ndalohet importi i automjeteve të përdorura nën standardin e emetimit nën EURO 5. Ministria e Ekonomisë vetëm shkurtimisht e informon “Meta.mk” se në buxhetin e këtij viti nuk janë parashikuar fonde për subvencione për qytetarët për blerjen e veturave elektrike.

Në nivelin komunal, Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) sqaron se sigurimi i subvencioneve për qytetarët nga komunat për blerje të automjeteve elektrike nuk konsiderohet si temë, por është e mundur të zbatohet në ato qytete që përballen me ndotje të ajrit. Edhe pse masat e tilla do të ishin raste të izoluara për shkak të fuqisë së dobët financiare të komunave, BNJVL për “Meta.mk” thekson se autoritetet komunale kanë mekanizma të tjerë që mund të aplikohen për t’i stimuluar ato, siç janë: tarifat, tatimet dhe të ngjashme.

Një shembull i tillë është mundësia e lëshimit të kartave për parkim falas për automjete elektrike dhe përfitime të ngjashme ose ndërtimi i karikatorëve për mbushje falas të automjeteve në komuna, për çka deri më tani ka punuar kryesisht “EVN Maqedoni”.

Automjetet zyrtare të jenë me motorë elektrike, po pse jo?

Për të dhënë shembull pozitiv për qytetarët, Presidenti i ri i SHBA Xho Bajden e miratoi vendimin për ndërrimin e pothuaj 650.000 automjeteve zyrtare me automjete elektrike. Ka shembuj të tillë pozitivë në vendet e tjera të zhvilluara, ndërsa në vendin tonë vetëm Qyteti i Shkupit bëri një hap përpara në 2019, kur bleu gjashtë makina hibride për nevojat e administratës. Kryetari Petre Shilegov atëherë premtoi se të gjitha automjetet për administratën e qytetit që do të blihen në të ardhmen do të jenë elektrike ose hibride.

Përveç autoriteteve të qytetit të Shkupit, institucionet në vendin tonë nuk kanë shfaqur interesim të japin shembull duke blerë automjete elektrike.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po e merr seriozisht këtë çështje. Blerja e mundshme për flotën e automjeteve të Qeverisë, tema do të aktualizohej pas përfundimit të krizës globale të shkaktuar nga Pandemia”, thonë për “Meta.mk” nga Ministria e Ekonomisë.

Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) thotë për “Meta.mk” se si pikë diskutimi në agjendën e seancave të Këshillit drejtues të BNJVL-së nuk është diskutuar për zëvendësimin e automjeteve zyrtare komunale me automjete elektrike.

Megjithatë, të dhënat të cilat i publikoi “Meta.mk“, tregojnë se si institucionet shtetërore ashtu edhe autoritetet komunale vazhdojnë të blejnë automjete zyrtare gjatë periudhës së krizës, pa ndonjë kriter në nivelin kombëtar që flota e automjeteve të jetë elektrike ose hibride.

Nëse nuk fillohet me veprime nga diku përmes masave konkrete të autoriteteve kompetente, importi i automjeteve elektrike në vend do të mbetet i barabartë me një gabim statistikor, kurse fluksi i automjeteve të përdorura nga jashtë në rrugët tona do të vazhdojë të rritet me ritëm të qëndrueshëm edhe në të ardhmen.

Pendarovski: Nevojitet Ligj për gjendje të jashtëzakonshme për t’u shmangur boshllëqet me të cilat u përballëm

Me nismë të Qendrës presidenciale për arsimim politik, sot u mbajt konferencë me temën “Gjendje e jashtëzakonshme: leksione të mësuara dhe sfida të ardhshme”, në të cilën u diskutua për nevojën për përpilim të Ligjit për gjendje të jashtëzakonshme, shkruan Meta.mk.

Në fjalimin gjatë hapjes së konferencës, presidenti i shtetit Stevo Pendarovski u fokusua në gjendjen e vitit të kaluar, kur në kushte me Kuvend të shpërndarë dhe paralizë në Qeveri, institucionet ballafaqoheshin me sfidë për të cilën, siç tha ai, përgjigje nuk kishin as edhe shtete shumë më të zhvilluara. Që të mos përsëriten situata të ngjashme, shteti duhet të sjellë Ligj për gjendje të jashtëzakonshme.

“Gjendja e jashtëzakonshme ishte dalja e vetme legale nga bllokimi i institucioneve, i imponuar nga procesi zgjedhor, në kohë kur duhej të organizohet sistemi shëndetësor për t’u shpëtuar mijëra jetë dhe të mbahet aktiviteti ekonomik me çka parandaluam kolaps shoqëror. Duhet të shfrytëzohet përvoja nga viti i kaluar dhe me kohë ta përgatisim rendin dhe shoqërinë për krizë të mundshme të ardhshme.

E qartë është që kemi nevojë për ligj të veçantë për gjendje të jashtëzakonshme në të cilin juridikisht do të rregullohen të gjitha festat me të cilat jemi ballafaquar kur duhej ta organizojmë sistemin në rrethana jostandarde, vetëm në bazë të disa dispozitave të përgjithshme të Kushtetutës. Gjatë kësaj është e pakontestueshme, së paku për mua, që ligji i ardhshëm duhet të jetë produkt i dialogut mes ekspertëve, por edhe në opinionin e përgjithshëm dhe të miratohet në bazë të konsensusit sa më të gjerë të mundshëm politik”, theksoi presidenti Pendarovski, duke u përqendruar në rreziqet që i tejkalojnë vijat e ndarjes politike, ideologjike, etnike, fetare dhe sociale.

Në konferencë, fjalim mbajti edhe ministri për Drejtësi, Bojan Mariçiq, i cili theksoi se situata e gjatë e jashtëzakonshme dhe thuajse pushteti i pakufizuar, ishin gjendje aspak e dëshiruar në të cilën Qeveria ishte edhe ekzekutiv edhe legjislativ.

“Gjithë kjo është në drejtim të pohimit që mospasja e ligjit të veçantë për gjendje luftarake dhe të jashtëzakonshme është mungesë juridike ose boshllëk juridik që duhet të plotësohet dhe që ligji duhet të jetë garanci shtesë dhe mbështetje e vlerave tona demokratike”, tha ministri Mariçiq, duke shtuar që Ministria për

Drejtësi ka formuar grup punues nga ekspertë eminentë dhe komuniteti akademik, të cilët në periudhën e ardhshme do të punojnë në hartimin e Draft-Ligjit  për gjendje luftarake dhe të jashtëzakonshme. Ministri Mariçiq theksoi që edhe Ministria e Drejtësisë ka përpunuar edhe Analizë të përvojave të institucioneve gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe të urdhëresave me fuqi ligjore.

Me borxhet që ka, Hekurudhën mund të na e “privatizojnë” me përmbarimit të detyrueshëm

Borxhet që i ka grumbulluar humbësi më i madh në vend, Hekurudhat e RMV-Transporti janë të larta sa Mont Everesti. Nëse autoritetet shtetërore nuk ndërmarrin urgjentisht masa konkrete për riparimin e tyre, hekurudha nuk do të ketë nevojë të privatizohet ose të lidhë partneritet privat publik për transformimin e vet, për shkak se përmes përmbarimit të detyrueshëm mund të zgjidhet çështja për funksionimin në të ardhmen, shkruan Meta.mk.

3.569.771.811 denarë, ose rreth 58 milionë euro, janë obligimet e deritanishme të papaguara të Hekurudhat e RMV-Transport ndaj subjekteve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, thuhet në Biznes planin për punë për vitin 2021, të shoqatës aksionare hekurudhore të shtetit. Megjithatë, në këtë shumë nuk bëjnë pjesë edhe kamatat e borxheve që rriten nga viti në vit me mos pagesën e tyre.

Mes asaj që është maturuar, ndërsa nuk është paguar nga Hekurudhat e RMV-Transporti si obligime, mund të bëhen katër pjesë kryesore: borxhe ndaj shtetit të Maqedonisë dhe kompanive shtetërore (ELEM, MEPSO, Ministria e Financave, NP për infrastrukturë hekurudhore), borxhe ndaj firmave private (Pucko Petroll, EFG Sofje, hekurudhat private),

obligime të maturuara të papaguara ndaj hekurudhave shtetërore të huaja për periudhën 1991-1995 dhe obligime të maturuara të papaguara ndaj hekurudhave për periudhën 1996-2020.

Më shqetësues janë borxhet ndaj hekurudhave të Bullgarisë dhe të Kroacisë që janë bërë në periudhën 1991-1995, në vlerë prej 4.520.454 euro dhe 3.619.518 euro. Pra, pas transformimit të hekurudhave të Kroacisë në hekurudha udhëtimi të Kroacisë dhe kargo-hekurudha të

Kroacisë, pjesa e borxhit që ka qenë e kargo kompanisë të shitur për CIOS Zagreb, me ç’rast obligimet e para prej mbi 3,6 milionë euro me kamatë kanë arritur shumën prej 18.595.278 euro dhe shuma është në rritje të vazhdueshme, ndërsа është parashtruar kërkesë nga ndihmësi i kompanisë kroate për arkëtim të borxhit.

“Për kërkesën e CIOS Zagreb janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, alarmojnë nga Hekurudhat e RMV-Transport në Biznes planin e publikuar për vitin 2021 dhe shtojnë që kjo kërkesë është lëndë shqyrtimi dhe po

negociohet për atë që të gjendet mënyrë për t’u zgjidhur pa u rrezikuar gjendja financiare edhe ashtu e përkeqësuar.

Më tej, në dokumentin e publikuar thuhet që, megjithëse me më shumë hekurudha të huaja, NP Hekurudhat e RMV-Transport në të kaluarën ka lidhur marrëveshje për pagesë të prolonguar të obligimeve të krijuara në periudhën 1996-2019, për shkak të mungesës së mjeteve, nuk i bën pagesat me kohë dhe është e mundur të humben lehtësimet e aprovuara dhe të aplikohet arkëtim i detyrueshëm i kërkesave.

“Obligimet ndaj hekurudhave të huaja vazhdimisht janë në rritje dhe meqë nuk bëjmë aspak pagesa, gjithnjë marrim paralajmërime të cilat në çdo moment mund të aktivizohen dhe mund të na shpie në rrezik të na padisin si dhe të përmbarimit të detyrueshëm”, thuhet në Biznes planin për vitin 2021.

Ata kanë shtuar që rrezik nga arkëtimi i detyrueshëm ekziston edhe nga furnizuesit në vend dhe jashtë, për shkak se NP nuk është në gjendje me kohë t’i paguajë borxhet dhe ato vazhdimisht akumulohen. Njëkohësisht, Hekurudhat e RMV-Transport planifikon që vitin 2021 ta përfundojë me humbje në punë në shumë prej 469.580.000 denarë (rreth 7,6 milionë euro).

“Vlerësojmë që vetëm me ndihmë nga shteti mund ta tejkalojmë gjendjen në të cilën jemi dhe pa vështirësi të mund ta kryejmë punën tonë”, thonë nga Hekurudhat e RMV-Transport, duke përkujtuar që borxhet në bazë të transportit hekurudhor ndaj hekurudhave të huaja pas ndarjes

së Hekurudhave të Maqedonisë në vitin 2007 u kanë ngelur atyre.

Nga Hekurudhat e RMV-Transport në Biznes planin për vitin 2021 theksojnë që problem janë edhe katër dizel trenët motorik (DTM) dhe dy trenat me elektro-motor (TEM) të blerë në Kinë, nga Qeveria e kaluar, mirëpo edhe vonesa e dërgimit të katër lokomotivave elektrike që janë

blerë nga i njëjti prodhues kinez ndërsa kanë arritur vitin e kaluar.

“Cilësia e DTM-ve dhe TEM-ve nuk është konform asaj që është ofruar nga shitësi dhe për atë shkak, sipas dispozitave të marrëveshjes, duhet të mos paguajmë 10% të vlerës së kontraktuar përkatësisht të gjendet zgjidhje e përbashkët edhe për vonesën në dorëzimin e lokomotivave për shkak se janë blerë nga e njëjta firmë kineze”, thuhet në dokument.

Autoritetet shtetërore, problemin akut me Hekurudhat e RMV-Transporti gjithnjë e fusin nën qilim. Verën e kaluar më në fund u përpunua Studim për biznes segmentim të operatorit hekurudhor të shtetit edhe atë nga shtëpia italiane për konsultime “Pricewaterhouse Coopers

Advisory S.r.l”. Krahas asaj që janë ofruar modele për ristrukturimin e ardhshëm të kësaj ndërmarrjeje, paralajmërimet aktuale të pushtetit janë në drejtim të përpunimit të fizibiliti studimit të ri për procesin e privatizimit të Hekurudhave të RMV-Transport.

“Meta.mk” në tre raste muajin që kaloi e ka pyetur Ministrinë për Transport dhe Lidhje për atë se çka në esencë do të ftohet nga përpunimi i studimit të ri të fizibilitetit edhe për çështje tjera lidhur me reformat në sektorin hekurudhor, mirëpo deri sot, ende nuk kemi marrë përgjigje për këto pyetje.

Kryeministri Zoran Zaev vjeshtën që kaloi paralajmëroi reforma në humbësit shtetërorë, të cilët nëpërmjet privatizimit ose partneritetit privat-publik duhet ta tejkalojnë problemin me  akumulimin e humbjeve në punën e tyre, duke i përfshirë këtu edhe Hekurudhat e RMV-Transport. Megjithatë, nuk u përmendën afate konkrete për realizimin e tyre.

Përndryshe, Raporti për progresin e vendit tonë për vitin 2020, i Komisionit Evropian (KE) në pjesën e transportit është plotë me kritika. Sektori hekurudhor në vend duhet të jetë transformohet, ndërsa Komisioni Evropian jep vërejtje për mungesën e ndarjes ndërmjet

komunikacionit të udhëtarëve dhe të mallrave në kompaninë e vetme për transport hekurudhor në vend – Hekurudhat e RMV-Transport.

“Meta.mk” më shumë se një vit e gjysmë shkruan për reformat e domosdoshme në sektorin hekurudhor, për të cilat edhe ekspertët pajtohen që, sa më shumë të prolongohen nga ana e shtetit, aq më të dhimbshme mund të jenë edhe për vetë ndërmarrjen hekurudhore dhe punonjësit e saj por edhe për tërë shoqërinë e Maqedonisë.

RMV, përpunimi i gjurmëve të gishtit gjatë zgjedhjeve, jo pa lejen e Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale

Krahas asaj që liderët e LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së pajtohen rreth blerjes së aparateve për gjurmë gishti për zgjedhjet e ardhshme lokale, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dhe ekspertët reaguan më me rezervë lidhur me parakushtet që duhet të plotësohen para se përgjithësisht të inkorporohet përpunimi i gjurmëve të gishtit në zgjedhje, shkruan Meta.mk.

Nga KSHZ dje, në deklaratë për disa media, dolën me qëndrim se dy nene nga Kodi zgjedhor janë barrierë për të filluar blerja e terminaleve dhe zbatimi i marrjes së gjurmëve të gishtit në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtë. Ministria për Punë të Brendshme (МРB) është e vetmja në vend që menaxhon me bazë të gjurmëve të gishtit, mirëpo nuk ka autorizim ligjor për t’i dhënë informata të tilla KSHZ-së, që më pas do të mund t’i futë në ekstraktet elektronike të Listës zgjedhore. Nga KSHZ thonë se pa aktvendim juridik, procedura e tenderit nuk mund të fillojë.

Pikërisht për këtë temë, ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski dje u takua me kryetarin e KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Përfaqësuesit e KSHZ-së kanë kërkuar përkrahje nga MPB-ja për qasje te këto të dhëna personale të qytetarëve që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Ministri, Spasovski sërish e ka theksuar nevojën për formim të grupit të përbashkët punues, që do t’i zgjidhë të gjitha dilemat e dallimet përgjatë procedurës, por edhe domosdoshmërinë për strategji të përgjithshme për siguri kibernetike. Të dy janë pajtuar që ka nevojë për ndryshime ligjore me të cilat do të përcaktohet mënyra e shfrytëzimit të gjurmëve të gishtit gjatë procesit zgjedhor.

Elena Stojanovska, analiste nga sfera e mbrojtjes së të dhënave personale nga Fondacioni Metamorfozis konsideron që ndryshimet e Kodit zgjedhor në drejtim të inkorporimit të përpunimit të gjurmëve të gishtit nuk duhet të jenë zgjidhje e shpejtë për të siguruar bazë juridike për atë që është paramenduar.

Elena Stojanovska
Elena Stojanovska

“Procesi duhet të fillojë me analizë të të gjitha rreziqeve të mundshme mbi privatësinë e qytetarëve nga shfrytëzimi i gjurmëve të gishtit si mënyrë identifikimi”, thotë ajo dhe shton se duhet qartë dhe konkretisht të përkufizohet cili institucion do t’i grumbullojë të dhënat, kush do të ketë qasje tek ato dhe çfarë masa do të ndërmerren për mbrojtje nga zbulimi i paautorizuar, humbja ose mënyrat tjera të keqpërdorimit.

Pasi të bëhet analizë e këtillë, gjithë kjo duhet të parashtrohet për miratim në Agjencinë për mbrojtjen e të dhënave personale. Kështu, nëse ata e aprovojnë përpunimin e të dhënave, atëherë të propozohen ndryshime të Kodit zgjedhor.

“Propozim ndryshimet në Kodin zgjedhor gjithashtu duhet të jenë lëndë për analizë dhe për aprovim nga Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale. Blerja e aparateve nuk guxon të fillojë para se të përfundojë procesi i sqaruar më sipër për shkak se vetë teknologjia që do të përdoret duhet të jetë në përputhje me masat mbrojtjes, përkatësisht aspektet juridike e teknike duhet të jenë të harmonizuara”, thotë analistja Elena Stojanovskа.

Ajo sqaron që shfrytëzimi i sistemeve për grumbullim masiv të gjurmëve të gishtit për qëllimet e zbatimit të procesit zgjedhor është operacion për përpunimin e të dhënave personale biometrike që nuk është paraparë me ligj, pra së këtejmi edhe zbatimi eventual është problematik.
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, përveç qëllimit të përcaktuar ligjor, parasheh që përpunimi i të dhënave personale mund të bëhet edhe për interesa legjitime përderisa ato nuk mbisundojnë mbi interesat e personave që kanë bëjnë me ato.

“Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale (GDPR – General Data Protection Regulation) dhe Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale janë më të rreptë në aspekt të përpunimit të të dhënave biometrike dhe kërkojnë analiza të veçanta për arsyeshmërinë e përdorimit të këtyre sistemeve në bazë të cilave vlerësohet nëse përpunimi i tillë do të lejohet në përgjithësi”, thekson ajo.

Përndryshe, dje kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski kërkoi nga Qeveria t’i blejë terminalet e tilla. Ai pohon që në tetor vitin e kaluar, ish kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), nga ministri i financave ka kërkuar mjete për blerjen e terminaleve, mirëpo nuk ka marrë përgjigje. Të njëjtën e ka kërkuar edhe kryetari i ri i KSHZ-së dhe përgjigjen që e ka marrë është që paratë do të sigurohen me rebalanc.

“Ne tani më një muaj apelojmë të fillojë ajo procedurë, që është zgjidhje ligjore, në nenin108-а shumë qartë shkruan që në zgjedhjet e ardhshme lokale, votimi duhet të bëhet me ndihmën e këtyre terminaleve për lexim të gjurmëve të gishtit ose në opinion të njohura si fingerprint terminale”, deklaroi Mickoski.

Edhe kryeministri Zoran Zaev dje apeloi për të njëjtën gjë, mirëpo ai përmendi që KSHZ është institucioni që duhet më shpejtë t’i blejë aparatet për gjurmë të gishtave. Edhe Zaev pohoi që këto terminale janë paraparë në ligj, ndërsа janë siguruar edhe mjete financiare për këtë.

“Do të bëjmë ç’mos që t’i blejmë. Ministri për Financa reagoi konkretisht, para ka, nëse mungon ndonjë pjesë, kemi rebalanc. Kemi dërguar edhe shkresë nga Ministria për Financa që kryetari i KSHZ-së dhe gjithë KSHZ-ja të mund menjëherë të inkuadrohen në procedurë të futjes së aparateve për gjurmë të gishtave”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Kryeministri dje deklaroi që MPB është e gatshme ta ndajë bazën me KSHZ-në dhe ai konsideron që nuk ka pengesa që kjo të realizohet.

NP për Hekurudha punon në zgjidhjen ideore për hekurudhën që do të ndërtohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore e RMV-së për momentin po përgatit zgjidhje ideore për ndërtimin e linjës së re hekurudhore nga hekurudha aktuale Shkup-Kumanovë deri te Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, informon drejtori i kësaj ndërmarrje Hari Llokvenec në emisionin “Utrinski brifing” të “Sllobodna TV”. Drejtori i i Hekurudha-Infrastruktura pret që ndërtimi i kësaj linjë hekurudhore pret që të rrumbullakohet në vitin 2023, njofton Meta.

Në ndërkohë, Meta.mk, nga fundi i janarit deri sot tre herë ka dorëzuar, por nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në lidhje me atë se deri ku është procedura për marrjen e përgjigjes nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në lidhje me dorëzimin e planit investues për përpunimin e studimit për ndërtim të linjës hekurudhore deri te aeroporti, i cili është planifikuar të financohet me mjete nga programi i ri i BE-së IPA III.

Në fakt, përpunimi i dokumentacionit projektues duhet që të vijojë pasi që treni i aeroportit hyri si projekt në Programin për punën e Qeverisë për periudhën 2020-2024, a paraprakisht projekti ishte kyçur edhe në Strategjinë Nacionale të Transportit për periudhën 2018-2023. Mes tjerash, me këto dokumente duhet që të konstatohet rruga përfundimtare sipas të cilës do të ndërtohet linja hekurudhore dhe arsyetimi ekonomik për realizimin e saj.

Ekzistojnë dy opsione për ndërtimin e linjës hekurudhore deri te Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit: e para fillon nga stacioni hekurudhor Ilinden, a e dyta nga stacioni hekurudhore Mlladinovci, deri në stacionin e ardhshëm në aeroport. Vlerësimi fillestar i theksuar në Strategjinë Nacionale për Transport është se projekti do të kushtojë 30 milionë euro, i cili do ta përfshijë ndërtimin e linjës hekurudhore dhe stacionin e ardhshëm të aeroportit.

Meta.mk dhe Portalb.mk disa herë kanë shkruar në dy vitet e kaluara për përparësitë e trenit në aeroport. Nga Qendra Transportuese në qendrën e Shkupit deri në aeroport do të arrihej dy herë më shpejtë, me biletë që do të kushtonte katër herë më lirë, a me trenin mund të transportohen 5 herë më shumë udhëtarë. Njëkohësisht, ky tren mund të shfrytëzohet edhe nga banorët e komunave Ilinden, Milladinovc dhe Gazi Babë në kuadër të idesë për hekurudhë urbane-jashtëurbane në Shkup.

Lidhja e ardhshme hekurudhore deri në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup do të mundej të shfrytëzohet edhe për ndalesë të trenave të udhëtarëve mes Shkupit dhe Kumanovës, e cila në RMV është e dyta komunë sipas madhësisë.