Nëse e shikojmë numrin e rasteve me kovid dhe masat kufizuese që do të jenë përsëri në fuqi, ne s’kemi mësuar asgjë gjatë vitit të kaluar. Situata tregon se të gjitha masat janë të kota, sepse nuk e kuptojmë se nuk duhet të futemi në turma, qendra tregtare, autobusë, apartamente dhe shtëpi, thotë d-r. Aleksandar Stojanov, epidemiolog dhe ish-drejtor i Qendrës për shëndet publik. Sipas tij, deri në vjeshtë duhet të vaksinohen50% e popullsisë, në mënyrë që e gjithë situata me kovid në vend të shihet më pozitivisht, njofton Meta.mk.
“Sjellja e njerëzve është e njëjtë gjatë gjithë vitit, nuk duan të mbyllen, duan të jenë komodë dhe të lirë. Personi i zgjuar mëson nga gabimet e të tjerëve, budallai prej gabimeve të tija, por në këtë situatë, ne nuk mësojmë as nga gabimet tona. Të gjithë kemi raste të sëmundjes dhe vdekjes në familje ose në mjedisin ku jetojmë dhe sërish sillemi “me të vjetrën”. Kjo sëmundje do të zgjasë shumë. Kaloi një vit e ne përsëri e dëgjojmë të njëjtën bisedë për mos grupim. Çdo masë që shkon në favor të mos-grupimit është e mirë, por jo e mjaftueshme. Kjo sëmundje ka shkaktuar krizë të madhe ekonomike në shëndetësi, në hotelieri. Njerëzit që janë të shtrirë në spitale duhet të trajtohen me para. Për të blerë vaksina, subjektet duhet të punojnë, që të mbushin buxhetin. Nuk mund gjithë kohën të funksionojmë me kredi. Gjatë gjithë kohës luajmë nëse shëndeti ose ekonomia janë më të rëndësishme, ndërsa njëra nuk mund të përjashtohet nga tjetra”, vlerëson d-r. Stojanov.
Sipas Stojanov, ora policore nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit, që do të fillojë të zbatohet prej sonte, nuk është masë e mjaftueshme. Ai beson se duhen masa edhe më të mëdha.
“Duhet të mbyllet çdo gjë dhe gjithçka duhet të reduktohet në nevojat themelore. Duhet të punojnë vetëm dyqanet e ushqimit, farmacitë dhe pikat e karburantit. Problemi më i madh për mendimin tim është mungesa e vaksinave. Do të kalojë derisa se popullata të fillojë të vaksinohet. Në prill ose maj, nëse vaksinat vijnë, ato duhet të vijnë në numër të mjaftueshëm. Deri më tani, për vaksinim kanë aplikuar 120.000 njerëz, që është vetëm një pikë nga një milion e gjashtëqind mijë popullsi. Duhet të vaksinohen të paktën 50 për qind e popullsisë, në mënyrë që vaksinimi të ketë efekt në nivel shtetëror. Nëse mund ta përfundojmë vaksinimin deri në vjeshtë, atëherë situatën mund ta shohim pak më pozitivisht. Qëllimi është të vaksinohen sa më shumë njerëz që mundet, brenda një kohë sa më të shkurtër dhe ky është rregull për çdo epidemi, sepse në atë rast nuk virusi do të ketë kohë të kalojë në mutacione dhe nuk do të mbijetojë”, shpjegon Stojanov.
Gjatë vitit të kaluar, mësuam, thotë ai, se nuk kemi lëvizur nga vendi.
“Sjellja është ende e njëjtë, pavarësisht nëse janë funerale apo ahengje. Askush nuk dëshiron kufizime, ndërsa bëhet fjalë për jetën. Dje kishim njëzet e dy të vdekur. Kroacia është dy herë më e madhe se ne, ndërsa kanë numra dy herë më të vegjël. E gjithë Evropa po i rrit kufizimet dhe njëkohësisht duhet ta kemi parasysh se Gjermania ka dhënë 50 miliardë euro për ekonominë e saj. A ne nuk i kemi ato para”, shtoi mjeku.