Изградбата на малата хидроелектрана на Маркова Река | Фото: Приватна архива

Në ditën ndërkombëtare të akcionit për lumenj, 14 mars, në të cilin alarmohet për mbrojtjen e tyre nga digat destruktive dhe hidrocentralet në nivel global, Qendra për hulumtim dhe informim për mjedis jetësor publikoi analizë për ndikimin e hidroelektranave të vogla ndaj gjeomorfologjisë (relievit) dhe pyjeve në vendin tonë, shkruan Meta.mk.

Siç kumtojnë nga “Eko-svest”, në hulumtim është analizuar edhe humbja e pyjeve në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast tregohet se pjesa më e madhe e hidrocentraleve të vogla janë ndërtuar në disa nga luginat lumore më atraktive, rë cilët burojnë vetëm nga vargmalet e larta, rajone të mbrojtura dhe të rëndësishme me rëndësinë më të lartë. Të tilla janë raste të shumta të analizuara në Malin Baba, Mali Sharr, Karaxhicë, Bistra, Dautica, Kozhuf dhe male të tjera. Si tipe të rrezikuara të relievit janë: reliev lumor, karstik, akullnajor dhe i zhveshur, si pjesë e mozaikut të relievit në Maqedoninë e Veriut, i cili është më i shumëllojshëm nga vende të tjera me sipërfaqe edhe 20 herë më të madhe se e jona.

“Sipas analizës, me objektet e këtilla në masë të madhem jo vetëm që është rrezikuar gjeodiversiteti, por edhe luginat lumore janë ndryshuar në mënyrë të përhershme. Luginat lumore të prekura në të ardhmen do të kenë rëndësi më të vogël në kuptimin e gjeodiversitetit, gjegjësisht tërësisht ose pjesërisht do ta humbin rëndësinë si lugina impozante lumore”, deklaroi Ivan Radevski, njëri nga ekspertët të cilët e punuar analizën.

Duhet të përmendet se rrezikueshmëri në sipërfaqe të mëdha nuk ka, por janë formuar korridore më të mëdha të shpyllëzuara përgjatë gjatësisë së tubacioneve, me ç’rast ka ndryshuar peizazhi i zonës ka ndryshuar dhe eko-sistemet janë fragmentuar.

“Pasojat nga objektet e ndërtuara nuk janë vetëm momentale, por edhe të ardhshme. Nevojiten analiza plotësuese, si për shembull, për ndryshimet në transportin e sedimenteve nëpër lumenj, fluktuacionet e rrjedhës në shtretëtir e lumenjve dhe problemet me popullacionet e peshqve. Një nga konkluzionet e analizës është nevoja për monitorim dhe analizë gjithëpërfshirëse për ndikimet ndaj biodiversitetit dhe gjeidiversitetit të hidrocentraleve”, theksoi Ana Çolloviq Leshoska nga “Eko-svest”,

Edhe analiza të tjera të bëra për ndikimet e hidrocentraleve në shtet deri tani treguan se nuk ekziston kornizë adekuate ligjore dhe procedurë e cila do ta kufizojë dhe eliminojë këtë ndikim të dëmshëm, madje kështu vazhdojnë të ndërtohen në rajonet më të vlefshme, pa kontroll dhe sanksion.

“Pikërisht në ditën ndërkombëtare të të akcionit për lumenje bëjmë thirrje për qasje më serioze dhe sistematike të institucioneve kompetente për mbrojtjen e lumenjve tanë. Në qoftë se nuk arrijmë ta mbrojmë gjënë tonë më të vlefshme – ujin e pastër dhe natyrën e paprekur, shumë shpejtë do të ballafaqohemi me pasoja për shëndetin tonë. Për këtë arsye, bëjmë thirrje për sjellje më të shpejtë të rregullativës së rreptë dhe zbatim të tij dinjitoz”, shtoi Çolloviq Lleshoska.