Izvor: Facebook profil na gradonačalnikot Petre Šilegov

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në vitin 2020, me transportin urban/ndër-urban në Maqedoninë e Veriut kanë udhëtuar vetëm 40.523.000 udhëtar. Bëhet fjalë për numrin historik më të ulët të udhëtarëve të transportuar me transport publik nëpër komunat e vendit, i cili është kryesisht rezultat i pandemisë kovid, shkruan Meta.mk.

Krahasuar me vitin 2019, numri i pasagjerëve në transportin urban-ndërurban në të gjithë vendin është ulur me mbi 31 milion pasagjerë, marrë parasysh faktin se një vit më parë transporti publik përpara pandemisë janë transportuar 72.040.000 udhëtar.

Në vitin 2020, me transportin urban udhëtuan 22.781.000 pasagjerë, përderisa 17.74.,000 qytetarë përdorën transportin ndër-urban.

Pjesën kryesore në zvogëlimin e numrit të udhëtarëve në transportin publik e ka Shkupi, ku me autobusët e NQP-Shkup dhe transportuesit privatë në vitin 2020 janë transportuar rreth 27.7 milion udhëtar ose 30 milion pasagjerë më pak se në vitin 2019. Identike si në kryeqytet, masat për kufizimin e kapacitetit të autobusëve, orët e zgjatura policore pranverën e kaluar, mësimi nga shtëpia i nxënësve dhe studentëve, si dhe frika e infektimit midis qytetarëve, u bënë shkak që autobusët e linjave urbane dhe ndër-urbane edhe në qytetet tjera të Maqedonisë të udhëtonin gjysmë të zbrazur.

Portalb.mk” dhe”Meta.mk” tashmë kanë shkruar se përdorimi i reduktuar i transportit publik mund të shkaktojë humbje të përhershme të disa udhëtarëve në transportin publik edhe pas përfundimit të pandemisë kovid, pasi disa qytetarë të cilëve u është dashur të udhëtojnë gjatë krizës kovid, kanë gjetur mënyra të reja transporti (transport të përbashkët, biçikleta, blerje të makinës, ecje në këmbë, etj.).

Prandaj, autoritetet komunale duhet të mendojnë se si t’i inkurajojnë qytetarët të kthehen në mënyrat e vjetra të transportit, që nënkupton, sa më shumë udhëtime e tyre, t’i bëjnë me autobusët urban-ndërurban.

Njoftimi i vetëm pozitiv për këtë vit vjen nga Tetova dhe Manastiri. Transporti publik në Tetovë duhet të fillojë funksionimin muajin tjetër pasi janë siguruar pesë autobusë të rinj urban dhe është themeluar ndërmarrje publike mu për këtë qëllim. Përndryshe këtë muaj, Komuna e Manastirit vendosi të themelojë një ndërmarrje të përbashkët publike për transportin e udhëtarëve së bashku me komunat Mogila dhe Novac me të cilën do të kryhet transport më i mirë nd[r-urban përmes sigurimit të katër minibusëve që duhet të arrijnë në pranverë dhe vjeshtë.