Bombë në selinë e FIFA-s?

Policia zvicerane filloi hetim për kërcënim me bombë në Kongresin e Federatës ndërkombëtarë të futbollit (FIFA) në Cyrih.

Kongresi i FIFA do të vendos sot përmes votimit të fshehtë për kryetarin e ri të kësaj organizate ndërsa në këtë garë marrin pjesë lideri aktual Sep Blater dhe princi i Jordanit, Ali bin Al Husein.