Wednesday, 22 April, 2026
Meta.mk

Manastirasit Jankullovskës ia uruan doktoraturën me transparentin “Urime faljen”

 Një grup  të rinjsh mëngjesin e sotëm me aksion gerill ia uruan doktoraturën ish ministres së punëve të brendshme Gordana Jankullovskës.

Me transparentin  “Urime faljen” dy të rinj hynë në ceremoninë solemne të promovimit të doktorëve të shkencave, në rektoratin e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” ku Jankullovska solemnisht u promovua doktor shkencash në Fakultetin  e Sigurisë.

Hyrja e papritur e dy të rinjve i la pa tekst të pranishmit. Pas pesë minutash nga ngjarja, rektori i Universitetit  Sasho Korunovski iu kërkoi falje të pranishmëve.

– Kërkojë falje për incidentin. Me krenari, mund të themi se, çdo kandidat që ka arritur titullin doktor shkencash si shkallë e përgatitjes profesionale, ka kaluar në proces serioz të seleksionimit- tha Korunovski, sërish duke kërkuar ndjesë për incidentin.

dav

Pak kohë pas ngjarjes promotori i Jankullovskës fliste për arritjet e saja në karrierë, sidmos duke theksuar mandatin e saj të ministrisë nga viti 2006- 20015. Ai potencoi se Jankullovska në këtë pjesë të karrierës së saj në emër të Republikës së Maqedonisë  ka firmosur 159 akte juridike.

Sot në universitetin e Manastirit u promovuan 14 doktorë shkencash, ku tre prej tyre në fushën e sigurisë, titullin me të cilin u dekorua edhe Jankullovska. Ajo në promovim ishte në shoqëri të bashkëshortit të saj Vlatko Ilevski.

 

„Ајде“: Уставните судии го убија Уставот!

„Џелатите на уставноста и на суверенитетот на граѓаните се познати. Елена Гошева, Никола Ивановски, Владимир Стојаноски, Вангелина Маркудова и Јован Јосифовски се петте „тефтер-судии“ кои надвор од очите на јавноста не само што го убија Уставот, туку станаа и директни соучесници во криминалот и во бандитизмот на актулната власт. Уставот на Република Македонија од денеска е мртов!“, се вели во соопштението од  платформата за граѓанска политика „Ајде“, која беше организатор на вчерашниот протестен марш наречен „Да го одбраниме Уставот од Уставниот суд“.

Тие бараат неотповиклива оставка на судиите, владини послушници, но и енергична и отворена реакција и акција на судиите што не гласаа за оваа, според нив, срамна одлука.

„Бараме МВР веднаш да поднесе кривични пријави за организаторите на контрапротестот пред Уставниот суд, но и веднаш да ги санкционира и да ги повика на одговорност сите службени лица што вчера дозволија да биде згазено уставното право на граѓаните на мирен протест со тоа што не ги отстранија навреме учесниците на контрапротестот од местото на кое претходно беше закажан и уредно пријавен протестот на „Ајде“. И нашата граѓанска иницијатива ќе поднесе пријави и ќе бара одговорност од сите оние лица кои не постапија во согласност со Уставот и со законите и кои спречија десетина илјади граѓани слободно да протестираат и да бдеат пред зградата на Уставниот суд. Ја повикуваме меѓународната заедница будно да ги следи случувањата, кои очигледно водат кон продлабочување на политичката криза во државава и кои недвосмислено покажуваат дека во Македонија нема услови за слободни, фер и демократски избори на 5 јуни“, стои во соопштението.

Од платформата за граѓанска политика „Ајде“ велат дека нивните протести нема да запрат.

Vazhdojnë bisedimet për mediat, në qendër RTVM-ja

Partitë politke sot në Klubin e Deputetëve në Shkup vazhdojnë bisedimet për mediat. Sipas paralajmërimeve, ata sot do të diskutojnë për reformat në RTVM.

Siç mëson “Meta” gjatë ditës së djeshme ata kanë arritur përparim të çështjeve kontestuese.

Sipas informacioneve tona, kanë diskutuar për Agjencinë e Mediave, por nuk kanë arritur marrëveshje.

VMRO – DPMNE sot thirri shoqatat e gazetarëve të dorëzojnë  propozimet të cilat ata do t’i propozonin në grupet e punës. Nga partia thonë se nuk do të pranojnë asnjë ligj që do të thotë censurim i media dhe dënime të larta për redaksitë.

Ndërkaq nga LSDM çdo ligj i cili nënkupton depolitizim dhe departizim i institucioneve kompetente për mediat është i mirëseardhur.

Më herët, ndërmjetësuesi belg Piter Vanhaute deri më sot ka dhënë afatin të arrihet marrëveshje për çështjet kontestuese për media.

Megjithatë, sipas informacioneve tona do të vazhdojnë të dielën, kur përfundimisht do të duhet të gjendet ndonjë zgjidhje  për të gjitha partitë politike.

Paralmaneti votoi anëtarët e Komisionit anketues

Me 81 vota “pro” dhe dy “kundër” dhe një  abstenim, Kucvendi zgjodhi kryetarin, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e Komisionit anketues për skandalin me përgjimet.

Komisioni Anketues me 16 anëtarë, tetë me propozim të VMRO- DPMNE-së,  katër të LSDM-së, dy të BDI-së, një të PDSh-së dhe një deputetë të pavarur.

Kryetar i Komisionit anketues është  Petre Shilegov, ndërsa zëvendëskryetar Goran Misovski. Anëtarët e komisionit janë: Talat Xhaferi, Ejup Rustemi, Ernad Fejzulahu, Antonio Milloshoski, Silvana Boneva, Kërsto Mukoski, Pavle Sazdov, Dimitar Stevananxhija, Liljana Zaturoska, Magdalena Manaskova, Vlladanka Aviroviq, Tomisllav Tuntev, Vasko Kovaçevski dhe Roza Topuzova­-Karevska.

Komisioni anketues formohet në pajtim me Marrëveshjen nga Përzhino për tejkalimin e krizës politike.

 

Sot në Kuvend do të mbahen dy seanca të komisioneve

Në Kuvendin e R. së Maqedonisë sot do të mbahen seanca të komisioneve për mbrojtje dhe siguri dhe politikë të jashtme.

Në rend dite të Komisionit për mbrojtje dhe siguri janë propozim- ligjet për plotësimin e ligjeve për siguri në trafik dhe rrugë.

Anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme pritet të debatojnë për propozim- ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së RM-së dhe Qeverisë së R. Kosovës për nxitjen e mbrojtjes dypalëshe të investimeve.

Në Klinikën e kirurgjisë digjestive vazhdojnë operacionet

Prej sot, Klinika për kirurgji digjestive vazhdon me punë. Mjekët dhe personali mjekësor disa ditë nuk kryenin operacione pasi një pacient me pistoletë sulmoi dhe lëndoi një kirurg.

Ata kryenin operacione vetëm në raste urgjente.

Mjekët konfirmojnë se në incident, përveç ndaj kolegut, është qëlluar në profesionin e tyre dhe në dinjitetin e tyre dhe se ata nuk ndjehen të sigurt në vendet e tyre të punës.

Shqipëria rrit nivelin e sigurimit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në seancë të jashtëzakonshme nga të gjitha institucionet kërkoi të ndërmerren masa plotësuese për rritjen e nivelit të sigurisë.

Rama kërkoi masa shtesë të sigurisë në objektet me rëndësi jetësore, kalimet kufitare, linjat kufitare, objektet ushtarake, portet, aeroportet, shkollat, spitalet, vendet ku tubohen më shumë njerëz, centralet hidroelektrike, ujësjellësit,qendrat e telefonisë, internetit si dhe televizionet.

Seancën dhe masat plotësuese të sigurisë kryeministri i ka kërkuar pas kërcënimeve se Shqipëria mund të jetë shënjestra e radhës e sulmeve terroriste nga Shteti Islamik, drejtuar nëpërmjet mesazhit për ministrin e punëve të brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri.

“Tani e keni radhën Ju!”

“Do dridheni dhe do të gjunjëzoheni para Allahut”, thekson mesazhi, i cili mbyllet me thirrjet “Allahu Ekber!Allahu është i madh!”.

Pas  këtij mesazhi pjesëtarët e njësitit kundër terrorizmit të policisë shqiptare menjëherë kanë filluar hetimet.

Ky nuk është kërcënimi i parë i xhihadistëve ndaj Shqipërisë, prej ku në vend luftimet e Sirisë janë bashkëngjitur 150 persona, prej të cilëve 15 janë vrarë.

Treni i ri me elektromotor u nis në Veles

Kryeministri Nikolla Gruevski sot solemnisht lëshoi në përdorim trenin e ri me elektromotor të “Hekurudhat e Maqedonisë”, të furnizuar nga Kina.

Pas promovimit të Stacionit hekurudhor treni u nis për në Veles, kurse me të u vozitën kryeministri Gruevski, ministrat Qeverisë dhe ekipet e mediave.  

– Sot është ditë historike  për transportin hekurudhor. Ka kaluar një histori e tërë ku askush nuk është kujdesur për furnizim të trenave të rinj për qytetarët e Maqedonisë. Është për të ardhur keq sesi asnjë qeveri nuk iu kujtua për “Hekurudhat e Maqedonisë”, për pasagjerët dhe stacionet e Maqedonisë, jemi krenarë që  fillojmë me projekte të mëdha, të cilat do të përmirësojnë pasqyrën e  komunikacionit hekurudhor për në Republikën e Maqedonisë. Në fillim të këtij viti lëshuam në përdorim 150 vagonë të ri transportues, investim me vlerë prej 13,2 milion euro.  Do të mbërrin edhe pesë trena të rinj, investim kapital prej 25 milion euro- deklaroi Gruevski. Treni i ri me elektromotor është punuar me në përputhje standardeve teknike për interoperabilitet në BE.

– Projektet vijuese për blerje të trenave dhe vagonëve të rinj, për renovim të stacioneve hekurudhor, si dhe për ripërtëritje dhe ndërtim të binarëve të rinj hekurudhor, paraqesin investim i përgjithshëm në vlerë prej 600 milionë euro. Investimet e këtilla kapitale në Hekurudhë nuk janë bërë më shumë se 30 vite më parë”, tha Nikolla Gruevski.

 

Prej sot makinat duhen të kenë pajisje dimërore

Prej sot fillon të vlejë detyrimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjetet. Për shoferët e automobilave, xhipave dhe kamionëve të lehtë është e obligueshme posedimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve, ndërsa për shoferët e autobusëve dhe të kamionëve të rëndë edhe lopatë nëse në rrota nuk mund të vendosen zinxhirë për borë.

Sanksionimi në sezonin vijues dimëror do të jetë në pajtueshmëri me rregulloren ekzistuese për pajisje dimërore nëpër automobila, me të cilin parashikohen gjoba prej 45 eurove në kundërvlerë të denarit, respektivisht shoferit do t’i regjistrohen 25 pika negative.

 

Jo maqedonas, por malazez është arrestuar nga autoritet gjermane

Informacioni që mbrëmë shpalli servisi botëror BBC, se shtetas nga Maqedonia disa ditë më parë është arrestuar në Gjermani me automobil përplot me armë, sot autoritet gjermane ekspres e përgënjeshtruan lajmin në fjalë.

Sipas policisë bavareze, i arrestuari i cili me automobilin e tij, të markës “golf” në bunker të fshehur ka transportuar një arsenal të tërë armësh, predha dhe lëndë shpërthyese, është nga Mali i Zi, kurse automobili ka qenë me tabelë regjistrimi nga ky vend.

Malazezi është arrestuar më 5 nëntor, tetë ditë para ngjarjes tragjike në Paris, në afërsi të qytetit Rozenhajm, në autostradën e cila shpie nga Gjermania drejt Austrisë. Në një kontroll rutinë, e cili praktikohet shumë në rajonin kufitar, sidomos pas rritjes së numrit të refugjatëve. Policët kanë zbuluar në dyshemenë e automobilit, kur ka pasur 8 pushkë automatike “kallashnikov ” dy predha dore, revolver dhe 200 gramë eksplozivë TNT.

Shoferi i automobilit është 51 vjeçar nga Mali i Zi, i cili në duart e hetuesve të Bavarisë tani për tani mbrohet me heshtje.

Identifikohet sulmuesi i parë në Paris

Hetuesit francezë kanë mundur të identifikojnë këtë të diel njërin prej sulmuesve në Paris që lanë të paktën 129 persona të vdekur.

Bëhet fjalë për shtetasin francez Omar Ismail Mostefai, i cili është përmendur si njëri prej atentatorëve si nga mediat lokale, edhe nga një parlamentar francez. 29-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë dhe dihej që ishte radikalizuar.

Hetuesit e identifikuan atë pasi gjetën gjurmë gishtash në sallën e koncerteve “Bataclan”, ku ishin 3 agresorë, të cilët hodhën veten në erë sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “AFP”.

Sulmet e së premtes, të marra përsipër nga militantë të Shtetit Islamik, ndodhën pikërisht në këtë sallë koncertesh, pranë stadiumit të kryeqytetit francez “Stade de France”, si dhe në një restorant e një lokal të Parisit, transmeton tch.

Prokurorët thonë se ishin 7 sulmues gjithsej, të armatosur me kallashnikovë dhe jelekë me bomba, të organizuar në 3 grupe, ndërkohë që ekziston ende frika se ndonjë prej tyre të mund të jetë larguar nga vendi i krimit.

Kryeministri Manuel Valls bëri të ditur se Franca do të vazhdojë me vendosmëri sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri, si dhe e përshkroi grupin e xhihadistëve si një armik të mirë organizuar.

 

Park përkujtimor në Vodno për viktimat e aksidenteve të trafikut

Me rastin e Ditës Botërorë të përkujtimit të viktimave nga aksidentet tragjike në trafik, sot në Vodno të Mesme, mbjellën drunj që të promovohet parku në përkujtim të personave që këtë vit i kam humbur jetët e tyre në aksidente trafiku në Republikën e Maqedonisë, transmeton Portalb.

Në rastin që e organizon Këshilli Republikat për Siguri të Trafikut dhe Rrugëve, do të marrin pjesë kryetari i KRSTRR, Stojçe Stamenkovski, drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, Valentina Bozhinovska, por dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Qytetit të Shkupit.

Këshilli i Sigurimit: Tela me gjëmba nëse eskalon situata me refugjatët

Këshilli i Sigurimit ka vendosur që Armata e Republikës së Maqedonisë (ARM) dhe Komiteti Drejtues të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në rast të ndryshimit të situatës në teren, më konkretisht nëse kufizohet numri i refugjatëve për hyrje në shtetet e Evropës.

“Nëse situata me lëvizjen e refugjatëve zvogëlohet në shtetet e tjera, Këshilli i Sigurimit konstatoi se ARM-ja dhe komiteti Drejtues si masë të fundit mund të llogarisin vendosjen e barrikadave me tel në ato vende për të cilat konstatohet se është e nevojshme”, thuhet mes tjerash në njoftimin me shkrim të Kabinetit të presidentit.

Këshilli ka obliguar ARM-në që të nisë përgatitjet menjëherë, duke theksuar se ngritja e telave nuk paraqet mbyllje të kufirit por vetëm kanalizim të lëvizjes.

Këshilli i Sigurisë dënon fuqishëm sulmet terroriste në Paris duke dërguar ngushëllime në adresë të qytetarëve të Republikës së Francës.

“Lidhur me kërcënimet nga ekstremizmi i dhunshëm dhe nga ushtarët terroristë të huaj është konstatuar se institucionet rregullisht ndërmarrin masa dhe informojnë. Sa i përket krizës me refugjatët është konstatuar se institucionet përkatëse të Republikës së Maqedonisë veprojnë në përputhje me ligjin për menaxhim me kriza”, thuhet në njoftim.

Njëri nga terroristët ka kaluar nëpër Maqedoni

Shtetas i Sirisë i cili ka marrë pjesë në sulmin e mbrëmshëm të Parisit, ka kaluar në të ashtuquajturin korridori ballkanik, raportojnë televizionet franceze. Ai sipas tyre,  bashkë me disa mijëra refugjatë nga Greqia kanë kaluar nëpërmjet Maqedonisë, pastaj nëpër Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë dhe Gjermanisë, ka arritur në Francë.

Ky informacion jozyrtar tani për tani, është i mundur, konfirmoi ministri i rendit publik të Greqisë,ека оваа, засег Nikos Toskos, i cili deklaroi se refugjati sirian muajin e kaluar është regjistruar si refugjat në kampin Leros.

Tani për tani identiteti i shtetasit sirian mbahet  sekret. Autoritet franceze konfirmuan se te ai është gjetur pasaportë e Sirisë, dhe nga kontrollet që janë bërë është konstatuar se nuk bëhet fjalë për falsifikat.

Me ndryshimet e Ligjit për azil  në Maqedoni, nga qershori i këtij viti, parashihet që imigrantët të kalojnë vendin tonë brenda 72 orëve. Gjatë kësaj ata kanë mundësi ta lëshojnë vendin dhe të kërkojnë azil nga polici i parë që do ta takojnë,  dhe gjatë qëndrimit të tyre kanë të drejtë të përdorin transportin publik.

Secili imigrantë që hynë në Maqedoni patjetër të evidentohet në shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Për shkak të ngjarjeve të fundit me krizën e refugjatëve,  presidenti Ivanov, pas vizitës së sotme të vijës kufitare jugore, paralajmëroi se sonte do të mbledh Këshillin e Sigurisë.

“Armata veçmë alarmon se ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët dalin nga ‘Kuota 59′ dhe ilegalisht kalojnë në kalime të cilët nuk janë të shënuar. Kjo do të nënkuptojë ndërmarrje të masave të posaçme nga ana e ARM­-së me qëllim që të orientohen ata persona të cilët evitojnë që të regjistrohen. Meqë evitojnë të regjistrohen kjo jep dyshim themelor se bëhet fjalë për persona, të cilët gjithsesi se, nuk kanë qëllime të mira”, deklaroi presidenti Ivanov.

Sulmet terroriste në Paris, sipas presidentit maqedonas do të reflektojnë edhe në krizën e refugjatëve.

 

Gruevski: Do të ndërtohen tre konvikte studnetore

Projekti për konviktin  “Medicinar” është gati dhe sipas kryeministrit pritet në dhjetor të ketë shpallje publike për ndërtimin e tij “Lokacioni i dytë për të cilin nuk kemi kurrfarë dokumente, por do t’i fillonim përgatitjet shpejtë është në afërsi të QS “Boris Trajkovski”, Karposh, ku planifikojmë po ashtu lokacion për rreth 500 vende për studentë. Për këtë vend do të duhej t’i fillojmë të gjitha përgatitjet në aspektin juridik dhe do të na duhet bashkëpunim edhe me Qytetin e Shkupit edhe me komunën”, tha Gruevski.

Sipas tij, në qoftë se punët zhvillohen sipas planit, mund të publikohet shpallje për ndërtim, më së voni deri në shtator ose tetor të vitit të ardhshëm, ndërsa ndërtimi do të përfundojë deri nga fundi i vitit 2017 ose fillim të vitit 2018. Për konviktin studentor që do të ndërtohet në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, sipas Gruevskit, në vijim janë përgatitjet që të bëhet projekt serioz me të cilin do të mund të fillohet procedura për gjetje të realizuesit i cili do ta ndërtojë konviktin. “Praktikisht në vend që të ndërtojmë një vendosëm të  ndërtojmë tre konvikte studentore, prej të cilëve më shpejtë  konvikti studentor “Medicina”, sepse për atje tashmë kemi përgatitur projekt. Tani po bëhen përpjekje që të futet në plan edhe sallë sportive ndërsa për dy lokacionet e tjera do të duhet të bëjmë përgatitje të caktuara dhe për këtë arsye tek ata do të na duhet kohë më e gjatë. Por puna fillon, premtimi është dhënë, nuk ka kthim prapa dhe do të punojmë në tre konvikte studentore”, deklaroi Gruevski.

Ai paralajmëroi edhe se për dy deri tre ditë do të publikohet thirrje publike për realizues për rikonstruksioni të Bllokut A në konviktin “Goce Dellçev”. ky është blloku i dytë që do të ripërtërihet pasi që paraprakisht u përfunduar rikonstruksioni  i Bllokut B. “Atje me etapa po vijon rikonstruksioni ashtu siç e kemi premtuar”, deklaroi Gruevski.

Gruevski dënoi sulmin terrorist në Paris

“Me shqetësim e pranova lajmin për sulmet terroriste në Paris, në të cilët jetën e humbën një numër i madh i njerëzve dhe ku ka një numër të madh të të lënduarve dhe në këto momente të vështira të pikëllimit të popullit miqësor francez, me lejoni të shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave të këtij akti barbar dhe kundër civilizimit, ndërsa të lënduarve t’iu uroj shërim të shpejtë”, thekson kryeministri në letrën e ngushëllimit pas rastit të mbrëmshëm, ku humbën jeta mbi 150 persona, ndërkaq u plagosën qindra të tjerë.

Ai shton se mendja dhe lutjet e qytetarëve të Maqedonisë janë me popullin francez.

“Republika e Maqedonisë ashpër i dënon dhe kundërshton çfarëdo lloj sulme terroriste dhe qëndron krah për krah me Francën dhe aleatët e tanë në luftën kundër terrorizmit, me të cilin po ballafaqohemi”, thuhet në  telegramin e ngushëllimit.

MPB rrit nivelin e sigurisë së Maqedonisë

Pas vlerësimeve të para Ministria e Punëve të Brendshme rrit nivelin sigurisë së vendit.

Me rastin e sulmeve terroriste në Paris, e në drejtim të shqyrtimit të gjendjeve dhe ngritjes së nivelit të sigurisë dhe mobilitetit të policisë, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot mbajti kolegjium me udhëheqësinë më të lartë në MPB.

Në kolegjium, siç informoi MPB-ja, është konstatuar se për momentin nuk ekziston kanosje konkrete për sigurinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe u miratuan disa konkluzione të cilët menjëherë do të realizohen.

“Do të përforcohet siguria në dhe rreth objekteve të cilët janë funksion të policisë, do të përforcohen masat dhe aktivitetet gjatë sigurimit të tubimeve dhe manifestimeve sportive në të cilat ka shumë pjesëmarrjes të një numri më të madh të qytetarëve, si dhe përforcim të kontrollit ndaj migrantëve të cilët realizojnë hyrje në Republikën e Maqedonisë, ndërsa posaçërisht në qendrën e përkohshme transitore në Gjevgjeli, si dhe në kufirin verior dhe jugor me Vendimin për shpallje të gjendjes së krizës”, thuhet në kumtesën nga MPB-ja.

Krahas aktiviteteve operative në funksion të efikasitetit dhe gatishmërisë më të lartë të policisë dhe shërbimeve tjera kompetente, për zbatim urgjent janë të angazhuar  njësitë organizuese pranë Ministrisë, është konkluduar që të ndërmerren masa dhe aktivitete plotësuese për sigurim të personaliteteve dhe objekteve vitale të cilët i siguron Ministria e Punëve të Brendshme.

Presidentit Gjorgje Ivanov, pas vizitës së tij në linjën kufitare jugore të vendit, sonte do të mbledh Këshillin e Sigurisë, për shkak të thellimit të krizës së refugjatëve .

– Armata veçmë alarmon se ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët dalin nga ‘Kuota 59′ dhe ilegalisht kalojnë në kalime të cilët nuk janë të shënuar. Kjo do të nënkuptojë ndërmarrje të masave të posaçme nga ana e ARM­-së me qëllim që të orientohen ata persona të cilët evitojnë që të regjistrohen. Meqë evitojnë të regjistrohen kjo jep dyshim themelor se bëhet fjalë për persona, të cilët gjithsesi se, nuk kanë qëllime të mira”, deklaroi presidenti Ivanov.

Situata akoma më shumë është vështirësuar për shkak të sulmeve terroriste në Paris, bilanci i të cilëve është më shumë se 160 persona të vrarë dhe 200 të plagosur.

 

Ahmeti: Marrja e jetës së tjetrit nuk bëhen në emër të asnjë kombësie, race apo feje

“Marrja e jetës së tjetrit dhe këto akte terroriste nuk bëhen në emër të asnjë kombësie, asnjë race, asnjë feje, por janë akte çmendurie që meritojnë dënimin më të madh dhe nuk zënë vend në botëkuptimet tona”, shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas rastit të mbrëmshëm në Paris, ku nga sulmet terroriste humbën jetën mbi 150 persona, ndërkaq qindra të tjerë u plagosën.

“Franca dhe populli francez do të përballojnë këtë sulm mbi mënyrën tonë të jetesës bashkë me të gjithë neve që rreshtohemi në radhët e atyre që duan paqe, tolerancë, bashkëjetesë dhe mirëkuptim, e jo urrejtje ndërnjerëzore. Më lejoni që t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave nga sulmi i djeshëm makabër në Paris ndërsa të gjithë të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim pranë familjeve të tyre”, ngushëllon Ahmeti

VMRO- DPMNE dënon sulmet terroriste në Paris

VMRO- DPMNE dënon sulmet monstruoze terroriste që  mbrëmë ndodhën në Paris, ku viktima ishim me qindra njerëz të pafajshëm.

“Kjo paraqet goditje jo vetëm për Francën dhe popullin francez, por edhe për vlerat demokratike dhe liritë. Mendimet tona janë me popullin francez, sepse Maqedonia më së mirë e kupton dhimbjen e këtillë. Maqedonia bashkëndjenë me viktimat nga sulmet terroriste në Paris, sepse edhe vet kemi pasur mjaft viktima nga terrorizmi”, thuhet në kumtesën e VMRO­-DPMNE-së.