fbpx

Nuk ka propozim për ndërmjetës evropian për zgjidhjen e krizës në Maqedoni

-

Pas spekulimeve në opinion se komisari Johanes Han mund të dërgoj përfaqësues special nga BE që të ndihmoj në tejkalimin e krizës politike në vend, zëdhënësja Maja Kocijançiq për agjencinë e lajmeve “Meta” hodhi poshtë këto pretendime.

“BE vazhdon të jetë fuqishëm e angazhuar me të gjithë liderët politik në IRJM për zgjidhjen e krizës politike. I shfrytëzojmë veglat ekzistuese të politikës për zgjerim si dhe procesin e lehtësimit në krye me euro- parlamentarët dhe komisari Han. Mogerini dhe Han janë në kontakt të vazhdueshëm me vendet- anëtare dhe organizatat tjera ndërkombëtare. Nuk ka propozim për emërimin e ndonjë personi që të ballafaqohet me situatën në vend- deklaroi për “Meta”, Maja Kocijançiq.

Ajo nuk mundi të konfirmoj nëse komisari Han në Shkup vjen për takim të liderëve, edhe pse burime diplomatike thonë se ai me siguri do të merr pjesë në takimet që të vazhdohet negociatat e Strasburgut.

Sipas ndërmjetësit  Ivo Uajgl dhe liderit opozitar, BE do të donte kriza në Maqedoni të zgjidhet deri në fillim të verës, por ky informacion gjithashtu s’mund të vërtetohet nga kabineti i Han dhe Mogerinit.

Këshilli i radhës i ministrave të BE-së do të mbahet më 22 qershor. Tani për tani nuk parashihet Maqedonia të jetë pjesë e konkludimeve, por nëse situata përshkallëzohet, ministrat madje edhe shefat e shteteve dhe qeverive në Samitin në fund të qershorit mund të vendosin ta vendosin Maqedoninë në agjendën e tyre, që do të jetë sinjal se gjendja po keqësohet, thonë burimet diplomatike në Bruksel.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.