Protestuesit i porositën RTVM-së “Fund të programit”

-

 

“Revolucioni laraman” sonte ngjyrosi godinën e RTVM-së dhe porositi servisin publik për “Fundin e programit”. Fokusi i protestës së sotme u vendosi mbi televizionin maqedonas i cili duhet të jetë profesional e jo partiak.

Para RTVM-së fjalim mbajtën ish kryetari i Këshillit për radio- difuzion, Zoran Stefanovski dhe kryetarja e Sindikatës së gazetarëve, Tamara Çausidis.

Gjithashtu para turmës u lëshua bomba ku bisedojnë ish ministrja Jankulloska dhe shefi i kabinetit të kryeministrit, Martin Protugjer.

Protestuesit policëve që siguronin servisin publik, u dhuruan roza të kuqe dhe ua uruan Ditën e policëve

Megjithatë, më vonë kishte kontakt mes protestuesve dhe policëve pasi vërejtën një person i cili filloi të incizoj dhe fotografë personat duke hedhur ngjyrë ndaj godinës. Kërkuan nga ai të legjitimohet, e pyetën pse incizojnë, kush dhe pse e ka dërguar.

Protesta përfundoi në mënyrë të qetë ndërsa protestuesit mbanin mbishkrim me parullën “Vdekje për regjimin, liri për RTVM”.

Përveç Shkupit, protesta kishte në Strumicë, Manastir, Koçani dhe Kërçovë.