Me pastrimin e aktorëve nga “bombat”, LSDM bën gati terrenin për zgjedhje

-

Përmes aktiviteteve të ministrave të tij në resorët më të rëndësishëm dhe institucionet, është mëse e qartë se LSDM bën gati terrenin për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, për të cilat kreu i partisë Zoran Zaev, në çdo rast përmend se patjetër duhet të jenë të pastra si kristali.

Ministri i brendshëm Spasovski në dhjetor shkarkoi kryeshefat në sektorët për punë të brendshme në Shkup, Manastir, Kumanovë, Ohër dhe Veles dhe në vendin e tyre vendosi njerëz tjerë ndërsa në të njëjtën kohë filloi edhe hetimi për dhënien joligjore të letërnjoftimeve për banorët e Pustecit, në kohën e ish ministres, Gordana Jankulloska.

Të hënën këtë javë dhe kolegia e tij në Ministrinë e punës dhe politikës sociale Frosina Remenski shkarkoi 15 drejtor të Qendrave për punë sociale, mes të cilëve edhe drejtoren e Qendrës për mëndesha dhe fëmijë pa prindër në Manastir.

Remenski në konferencë shtypi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse shkarkimi i drejtorëve mund të kuptohet si lloj pastrimi i Ministrisë dhe përgatitje të terrenit për zgjedhje, tha se nuk dëshiron të hyj në përkatësinë partiake të qytetarëve dhe drejtorëve të shkarkuar, por se ka dyshime se kjo është koordinuar në aspekt partiak.

Përveç në Shkup, hetime për dhënie joligjore të letërnjoftimeve të personave nga Pusteci ka edhe në sektorët e MPB-së në Manastir, Veles, Ohër dhe Kumanovë ku kanë kryeshefat e tyre, pasi më herët u shkarkuan kah fundi i dhjetorit të kaluar nga ministri Spasovski, mëston “Meta”.

Sipas burimeve tona, një prej arsyeve për ndërrimin e kryeshefave, të vendosur kur në krye të MPB-së ishte kuadri i VMRO DPMNE-së, ka qenë përgatitja e terrenit për dhënien e letërnjoftimeve gjatë zgjedhjeve në vitin 2013/2014.