Një vit nga “bomba” e parë e opozitës

-

Sot është mbushur një viti që kur Lidhja Social-Demokrate nisi me publikimin e bisedave të përgjuara telefonike të zyrtarëve që në opinion njihen si bombat e opozitës. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev pohon se bisedat e zbardhura janë dëshmi se pushteti në mënyrë joligjore ka ndjekur mbi 20 mijë qytetarë.

Dy dytë më vonë për rastin u prononcua kreu i BDI-së ndërsa vetëm pas 5 ditëve me qëndrim doli edhe kryeministri i athershëm dhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Gjatë tre muajve në vazhdim opozita publikoi mbi 35 bomba dhe secila prej tyre e shndërruar në kallëzim penal është dorëzuar në Prokurorinë publike. Kundër Gruevskit, Mijallkovit, Jankullovskës u ngritën padi për korrupsion, dhunë, manipulime zgjedhore dhe vepra tjera, ndërsa u publikuan edhe biseda të veçanta mbi raportet e fshehura mes funksionarëve në pushtet.

Gjashtë muaj më vonë as pushteti nuk u tërhoq e as opozita nuk përfundoi në burg. Në vend të kësaj, me ndërmjetësim ndërkombëtarë, katër partitë firmosën marrëveshjen e Përzhinës. Të gjithë u pajtuan se për përgjimet patjetër të ketë përgjegjësi penale dhe politike dhe më pas në kushte korrekte të mbahen zgjedhjet e parakohshme më 24 prill.

Megjithatë, të paktën deri më tani, nuk ka as përgjegjësi politike e as penale. Nëse jo sigurisht, atëherë është e qartë se deri më 24 prill nuk do të ketë kushte korrekte për zgjedhje. Por njëkohësisht është e qartë se nuk do të pritet shumë për epilogun e shpërthimeve.

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj...

Tituj manipulues për pasojat në Shqipëri nga konflikti Izrael-Iran

Pretendimi: Vijnë pasoja të rëndësishme në Shqipëri për shkak të luftës Izrael-Iran Vlerësimi: Mungon konteksti Lajmet keqinformuese apo ato të shpërndara me qëllimin për të mbledhur sa më shumë klikime kanë shfrytëzuar gjerësisht...