fbpx

Ende mungojnë mekanizma për mbrojtje të të drejtave të njeriut nga abuzimi i shërbimeve të sigurisë

-

Zgjidhjet aktuale legjislative për punën e shërbimeve të sigurisë, që i reflektojnë pazarllëqet e ndërsjella të pushtetit dhe opozitën aktuale, nuk ofrojnë mekanizma të mjaftueshëm për mbrojtje efektive të të drejtave të njeriut nga abuzimi i shërbimeve të sigurisë, ndërsa nuk është bërë shumë sa i përket edhe zbatimit të zgjidhjeve ekzistuese pozitive. Prandaj mund të flasim vetëm për fillim të reformave të sektorit të sigurisë dhe ndryshimet e nevojshme për të mundësuar profesionalizëm më të madh, de-politizim dhe mbrojtje më thelbësore të privatësisë së qytetarëve dhe përfshirje më serioze të sektorit civil në mekanizmat e kontrollit të këtyre shërbimeve, u theksua në konferencën “Modele të llogaridhënies së institucioneve të sistemit të sigurisë “, që u organizua nga Fondacioni Metamorphosis dhe IFEX – Rrjeti botëror për mbrojtjen e së drejtës së shprehjes, që u mbajt dje në Shkup, njofton Meta.mk.

Në dy seanca, përfaqësuesit e institucioneve, komuniteti akademik dhe sektori civil diskutuan për reformat në fushën e sigurisë kombëtare dhe përcjellje e komunikimeve si pjesë integrale të sigurisë kombëtare. Konferenca është pjesë e aktiviteteve që duhet të ndihmojnë në zhvillimin e metodologjisë për monitorimin dhe mbikëqyrjen / përcjelljen e punës së këtyre shërbimeve.

Reformat duhet të vazhdojnë edhe me Agjencinë e Inteligjencës dhe Inteligjencën ushtarake. Vetë sistemi i kontrollit dhe mbikëqyrjes, në përgjithësi, i shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, është vendosur në mënyrë të gabuar ose nuk është i siguruar sasi të mjaftueshme të resurseve të përshtatshme për të kryer siç duhet detyrat, u theksua në seancën e parë, ku morën pjesë Magdalena Lembovska nga “Eurothink“, prof. d-r. Kebir Avziu, Dekan i fakultetit juridik në Universitetin shtetëror të Tetovës dhe prof. d-r. Marjan Gjurovski nga Fakulteti i sigurisë në universitetin “Kliment Ohridski” në Manastir.

Ligji për përcjelljen e komunikimeve lë mundësi të mëdha për përcjellje të komunikimeve pa kontroll, Komisioni parlamentar për mbikëqyrje ka qenë pothuajse joaktiv, ndërsa Këshilli për mbikëqyrje civile nuk ia doli të funksionojë siç duhet, u theksua në diskutim. Problem paraqet edhe vetë kontrolli mbi punën e policisë, përkatësisht kontrolli i brendshëm është vendosur gabimisht sepse është nën autoritetin e Ministrit, ndërsa nuk ka mekanizma mbrojtës që qytetarët të ankohen, u tha më tej në konferencë.

“Është pothuajse e sigurt që në inspektimin e parë nga NATO vendi do të marrë vlerësim negativ,” paralajmëroi profesori Gjurovski.

Në sesionin e dytë, ku morën pjesë Aleksandar Nikollov nga Asociacioni “Zenit“, Andrej Petrovski nga Fondacioni SHARE dhe doc. d-r Ice Ilijevski, anëtar i Këshillit për mbikëqyrje civile, u përqendrua në punën e komisioneve parlamentare për mbikëqyrje të shërbimeve të sigurisë, por mbi të gjitha në Këshillin për mbikëqyrje civile. U theksua pasiviteti i komisioneve, por edhe pengesat e shumta ligjore që nuk mundësojnë mbikëqyrje të duhur të sektorit të sigurisë, ndërsa si një nga zgjidhjet për të përmirësuar kontrollin parlamentar ishte krijimi urgjent i një sekretariati, përkatësisht një shërbim ekspertësh i komisionit parlamentar për përcjellje të komunikimeve, i cili do t’u mundësojë ligjvënësit si laik të kryejnë funksionet e tyre më lehtë.

Andrej Petrovski nga Fondacioni Share, theksoi se llogaridhënia e shërbimeve të sigurisë është një problem rajonal dhe se legjislacioni ngadalë po e përcjell zhvillimin e sistemeve të reja masive.

“Nuk janë vetëm telekomunikime dhe përgjimet, por edhe video sisteme vëzhguese që janë shumë invazive, siç është pajisje kineze e instaluar rishtazi, që përbëhet nga mijëra kamera në rrugë dhe softuer për njohjen e fytyrës në Beograd”, tha Petrovski.

U vu në pah se pas krijimit të Këshillit për mbikëqyrje civile anëtarët e tij i kanë përfunduar të gjitha aktivitetet përgatitore nën kompetencat e tyre, siç është zhvillimi i rregullave të brendshme dhe Rregullores së punës, por që po përballen me sfidën e ndryshimit të tyre pasi institucionet kërkojnë të gjitha detyrat e tyre që lidhen me sigurimin e mbështetjes administrative, teknike dhe administrative. kushtet financiare të punës së Këshillit të specifikohen më tej me ndryshimet në Ligjin për përgjimin e komunikimeve.

“Përndryshe Këshilli po planifikon që së shpejti të fillojë ta paraqesë funksionin e tij në mënyrë më aktive, si organ,  i cili në emër të qytetarëve të cilët mendojnë se po monitorohet, të kontrollojë nëse ai pretendim është i saktë”, tha Dr. Ilijevski.

Përcjellja e komunikimeve nuk është diçka që bën ASK, sqaroi drejtori i Agjencisë Operative-Teknike, Zoran Angellovski, i cili sqaroi se Agjencia të cilën e menaxhon ka gjithsej 6 përdorues, përfshirë Byronë për sigurisë publike, Drejtoria e doganave dhe Drejtoria e policisë financiare. Ai pohon se nuk ka më përgjime të paligjshme, përkatësisht se komunikimet monitorohen vetëm me urdhër të gjykatës dhe se aktualisht ka 153 urdhra të tilla. Kur bëhet fjalë për numrin mesatar të personave që monitorohen me urdhër u tha që numri i tyre ishte më pak se 10 pa specifikuar ndonjë numër të caktuar.

Angelovski gjithashtu sqaroi se ATO nuk ka qasje në materialet që mblidhen në këtë mënyrë, dhe si një zgjidhje e mundshme për të përmirësuar kontrollin në monitorimin e komunikimeve, ai sugjeroi që të gjitha materialet e mbledhura të dorëzohen në Prokurorinë publike, duke u mundësuar kështu autoriteteve që të kontrollojnë punën shërbimeve që do të kishin punë më të thjeshtë, përkatësisht, kontrolli në vend të bëhet në disa do të bëhej në një vend – në prokurori.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.