Një milion euro nga buxheti për pastrim të lindanit në OHIS

-

Qeveria ka vendosur të ndajë 1 milion euro nga buxheti i këtij viti për pastrimin e deponisë së vogël me lindan në ish fabrikën kimike OHIS në Shkup. Këto fonde janë vetëm një pjesë e vogël e investimit të nevojshëm për t’u përballur me katastrofën mjedisore, e cila konsiderohet të jetë problemi më i madh ekologjik në vend, njofton Meta.mk.

Në sqarimin e shkurtër në ueb faqen e qeverisë thuhet që fondet do të “paguhen në llogarinë e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS), me të cilën Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Mbretëria e Norvegjisë kanë përgatitur një plan për” Mbështetjen e Mbretërisë së Norvegjisë dhe Qeveria e Maqedonisë Veriut për të pastruar pikën e krizës OHIS ”.

Është shpallur tenderi i shumëpritur ndërkombëtar

Organizata e KB për zhvillim industrial (UNIDO) para pak kohe ka shpallur, në ueb faqen zyrtare, një tender ndërkombëtar për të grumbulluar oferta për pastrim të lindanit nga deponia e vogël në OHIS. Tenderi i titulluar si “Heqja e pengesave teknike dhe ekonomike për fillim të riparimit t ë lokacioneve të kontaminuara të OHIS-it me α, H-HCH dhe Lindane” është e hapur për oferta deri më 11 nëntor të këtij viti.

Tenderi ishte paralajmëruar qysh në fillim të vitit, përkatësisht jo më vonë se në verë, por ë në fund u shpall në mes të tetorit.

LINDANISUBSTANCË ME TOKSIKË TË LARTË

SHKAKTON:

–          Sëmundje të mëlçisë dhe të gjakut

–          Dëmtime të sistemit nervor, kardiovaskular, imunitar dhe reproduktiv

–          Më tepër lloje të kancerit (duke përfshirë ne-Hoçkin limfomin

 

–          Rezistues ndaj dekompozimit

–          Akumulohet në organizma të gjallë

–          Përçohet përmes ujit, ajrit (grimca PM), tokës

 

Mijëra ton Lindane, duke përfshirë edhe alfa, beta dhe delta izomeret e HCH (hexachlorocyclohexane), substanca me toksikë të lartë që mund të shkaktojnë edhe kancer. janë varrosur në fabrikën e OHIS. Vetë lindani është një izomer gama i HCH-së. Menaxhmenti i fabrikës në fund të viteve 70 të shekullit të kaluar vendosi të varroste këto substanca toksike në oborrin e fabrikës. Me kalimin e kohës ata janë shndërruar në mbi 60,000 tonë tokë të ndotur në dy deponi, deponia e vogël dhe e madhe. Përveç tokës janë kontaminuar edhe ujërat nëntokësorë dhe ajri.

Ballafaqimi me katastrofën në OHIS do të zgjasë shumë dhe do të kushtojë shumë

Megjithëse problemi me lindanin nuk është i panjohur për autoritetet e Maqedonisë, deri më tani asnjë qeveri nuk ka vendosur ta merret me pastrimin e tij.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...