Facebook-u ka mënjanuar shtatë milionë postime për shkak të dezinformatave në lidhje me koronavirusin

-

Në tremujorin e dytë të këtij viti, nga fillimi i prillit deri në fund të qershorit, Facebook-u ka mënjanuar gjithsej shtatë milionë postime për shkaka të përhapjes së dezinformatave për koronavirusin, përfshirë ato me rekomandime për masa mbrojtëse ose medikamente ose trajtime të caktuara të pasakta, njofton Meta.mk.

Në njoftimin e rrjetit më të madh shoqëror në botë sqarohet se në të njëjtën periudhë, përkatësisht në tremujorin e dytë të vitit 2020, ka mënjanuar 22,5 milionë postime me gjuhë të urrejtjes. Është një rritje e madhe nga tremujori i parë i këtij viti, kur janë hequr 9.6 milionë postime, ndërsa Facebook-u këtë ndryshim e shpjegon me përparimin e teknologjisë së saj për zbulimin e postimeve të tilla.

Janë fshirë 8,7 milionë postime në lidhje me organizatat “terroriste”, si dhe katër milion përmbajtje individuale nga grupet e “urrejtjes së organizuar”.

Rrjeti më i madh shoqëror në botë gjithashtu ka njoftuar se po e zgjeron politikën për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe se do të veprojë edhe kundër përmbajtjeve kundër njerëzve të zi dhe kundër stereotipave për hebrenjtë, të cilët gjoja e kontrollojnë botën.

Përndryshe, në fund të muajit të kaluar, si pjesë e luftës së tij kundër dezinformatave dhe përmbajtjeve të dëmshme që botoheshin, Facebook-u njoftoi se së bashku me Fondacionin Metamorfozis dhe Vërtetmatësi, do të fillojë të punojë në një program për kontroll të fakteve të palëve të treta në Maqedoninë e Veriut.

“Ne jemi të kënaqur që e kemi filluar programin tonë për kontroll të fakteve të palëve të treta në Maqedoninë e Veriut me Vërtetmatësi dhe Fondacionin Metamorfozis. Lufta kundër lajmeve të rreme është përgjegjësi që ne e marrim seriozisht, kështu që vazhdimisht do të punojmë për të gjetur mënyra për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së dezinformatave në platformën tonë”, tha Sofi Ajers, menaxhere për zhvillim strategjik të Facebook.

Ky program është në përputhje me platformën tre-pjesë të zhvillimit të softuerëve të Facebook për të përmirësuar cilësinë dhe origjinalitetin e burimeve të lajmeve, ku Facebook heq profilet dhe përmbajtjen që i shkelin Standardet e tyre të komunitetit (Community standards) ose politikat e reklamimit (ad policies), e zvogëlojnë shpërndarjen e lajmeve të rremë dhe përmbajtjes jo autentike siç janë klikbajtet dhe i informon njerëzit duke u dhënë më shumë kontekst postimeve që ata i shikojnë.

Lidhur me gjuhën e urrejtjes ndaj hebrenjve, dy ditë më parë reagoi Organizata e Hebrenjve në Bullgari (OEB) “Shalom”. E provokuar nga deklarata e zëvendëskryeministrit dhe ministrit bullgar të mbrojtjes, si dhe kryetarin e partisë bullgare VMRO, Krasimir Karakaçanov, “OJQ Sorosoide duan ta marrin pushtetin, për të lejuar martesën homoseksuale”, kjo organizatë ka porositur që shpallja e njerëzve si “Sorosoidë” është e barabartë me antisemitizmin.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...