fbpx

Microsoft e veçoi Universitetin Goce Dellçev si shembull të suksesshëm të kalimit nga mësimi fizik në atë onlajn

-

Me 100.000 orë audio mësim, 50.000 orë video mësim dhe 11.000 onlajn ligjërata, Universiteti “Goce Dellçev” është institucioni i vetëm i arsimit të lartë në vend, të cilin Microsoft e ka veçuar si shembull të suksesshëm të kalimit nga mësimi fizik në distancë gjatë pandemisë me koronavirusin.

Me 15 fakultete dhe mbi 9,000 studentë, UGD është një nga universitetet më të mira në Maqedoninë e Veriut. Ky Universitet filloi të eksperimentojë me mësimin në distancë në dhjetor 2019. Deri në Mars të vitit 2020, më shumë se 4,400 studentë dhe 360 ​​ligjërata mbaheshin në mënyrë aktive në internet duke përdorur platformën Microsoft 365. Me këtë, Universiteti “Goce Dellçev” është universiteti i parë në Maqedoninë e Veriut që pa asnjë problem kaloi në mësimin në distancë, duke përmbushur nevojat e studentëve në një botë ku kërkesa për mjete digjitale janë gjithnjë e më të mëdha”, thuhet në tekstin e botuar në faqen zyrtare nga Microsoft.

Universiteti e bëri shumë shpejtë ndryshimin gjatë krizës koronare, veç në javën e parë pas mbylljes së universiteteve për mësim fizik, UGD zhvilloi onlajn ligjëratën e parë.

“Kishim nevojë për një zgjidhje edhe atë shumë shpejt. Nuk guxonim të ndërpremë procesin arsimor. Kishim mbështetje të madhe nga zyra e Microsoft në Maqedoni dhe përmes kësaj vepruam shumë shpejt”, tha Jordan Tikveshanski, zëvendës Shefi i Departamentit të IT në UGD.

Prorektori prof. d-r Mishko Xhidrov thekson se në disa aspekte onlajn mësimdhënia e ka përmirësuar tërë procesin arsimor dhe komunikimin.

“Shkuam hap pas hapi. Zhvilluam udhëzimet tona për të ndihmuar në procesin e përshtatjes. Pastaj bëmë video tutorial për mënyrën e përdorimit të Teams dhe të gjitha përfitimet tij. Ishte mbresëlënëse për ne se si të gjithë e pranuan dhe e përdorën shpejt atë. Në disa raste, kemi vërejtur përmirësim të marrëdhënies student-profesor. Studentët në disa raste në ligjëratat në internet ishin më të qetë dhe morën pjesë në mendimet e tyre në krahasim me mësimin fizik. “Për tre muaj, bëmë 100.000 orë audio mësime, 50,000 orë video mësime dhe mbi 11.000 orë ligjërata,” tha prorektori Xhidrov.

Më parë, në një bisedë me Meta.mk, Xhidrov theksoi se adaptimi në semestrin e kaluar ishte më shumë në drejtim të mënyrës së re të punës, sesa drejt funksionimit të onlajn platformave. Siç shtoi ai, UGD ka pasur platforma funksionale për onlajn punë tashmë  13 vjet, përkatësisht: E-indeksi, E-mësim, E-Librari, ndërsa në semestrin e kaluar e përdorën edhe platformën Microsoft Teams.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.