Në Matkë nuk guxon të këputet as edhe një lule, e le më të lundrojnë barka me motora

-

Lundrimi me barka me motor, në liqenin e kanjonit  të Matkës është rreptësisht i ndaluar, dhe Vendimi për shpalljen e Matkës një monument natyror, është vendim që në vitin 1994 e ka miratuar kuvendi i atëhershëm i qytetit të Shkupit, me të cilin është përcaktuar që në kanjon mund të lëvizin vetëm mjete lundruese me energji elektrike, raporton Meta.

Sipas këtij Vendimi, të publikuar në Gazetën Zyrtare në maj të të njëjtit vit, i cili është ende në fuqi, në kanjon që është rezervat unik natyror, jo vetëm që ndalohet çfarëdo ndërtimi dhe aktivitete ndërtimore me të cilat do të çrregullohej integriteti dhe pamja e këtij monumenti natyror, por ndalohet edhe lëvizja e vizitorëve pa njoftim paraprak. Në Matkë, sipas këtij dokumenti, jo vetëm që nuk guxon të voziten barka me motor dhe të ndërtohen platforma, nuk guxojnë të hidhen mbeturinat dhe shkarkohen ujëra të zeza, nuk guxon as të shkaktohet zhurmë dhe dridhje ose në shpella të hyhet pa kontrollë. Vendimi është aq i detajuar sa që ndalohet madje edhe të këputet një lule.

Çdo aktivitet ndërtimor do të thotë të ndikosh mbi këtë raritet natyror, por për fat të keq, Matka nuk mbrohet as për së afërmi me këtë Vendim të Qytetit të Shkupit, thotë Vasil Anastasovski, gjeograf dhe president i Shoqatës për Mbrojtjen e Natyrës së Maqedonisë, përkundër faktit që zona e mbrojtur në Kufijtë ekzistues ishte propozuar të përfshihen në Rrjetin kombëtar të Emerald në vitin 2006, që u miratua nga Sekretariati i Konventës së Bernës në vitin 2009.

“Në vitin 2010 është përgatitur Studimi për rivlerësimin e vlerave natyrore të zonës së mbrojtur të monumentit natyror “Kanjoni Matka” në kuadër të projektit të UNDP-së, “Forcimi i qëndrueshmërisë ekologjike, institucionale dhe financiare të sistemit të zonave të mbrojtura kombëtare të Maqedonisë”me fonde nga Bashkimi Evropian. Vitin e kaluar, gjithashtu përmes UNDP-së, u financua një projekt për të rishikuar kufijtë e zonës së mbrojtur, me qëllim të miratimit të Ligjit për shpalljen e lokalitetit Matka monument natyror, në një procedurë të cilën e udhëheq Ministria e Mjedisit”, tha Anastasovski.

Ai thekson se më pas është bërë një zonim dhe përshkrim i ri i kufijve dhe regjimit të mbrojtjes së secilës zonë. Me Ministrinë e Mbrojtjes është përcaktuar që ferma për gjueti “Ivanje”, të cilën e menaxhon ndërmarrjen publike të rezervatit pyjor “Jasen”, të bëhet një repro qendër, sepse ferma e gjuetisë nuk mund të jetë pjesë e një zone të mbrojtur. Qëllimi nuk është që të ndryshojmë kufijtë e zonës së mbrojtur të përcaktuara nga Studimi, sepse Matka është një zonë shumë e rëndësishme dhe është vend strehimi dhe smerald dhe mbrojtja i tejkalon interesat dhe kufijtë e vendit tonë.

Matka është shpallur një monument natyror në bazë të Ligjit të vitit 1973 për mbrojtje të rariteteve natyrore. Pas miratimit të Ligjit për mbrojtje të natyrës të vitit 2004, të gjitha zonat e mbrojtura të krijuara në bazë të ligjeve të vjetra duhet të ri-deklarohen. E njëjta vlen edhe për Matkën, për të cilën procedura ka filluar në vitin 2010, por ende nuk ka përfunduar. Ministria e Mjedisit thotë se në vitin 2014 u përgatit një Projektligj për shpalljen e Kanjonit Matka monument natyror, me propozim për kufijtë e jashtëm.

“Që Ministria të mund të paraqesë Projektligjin në Qeveri, duhej të përfundonin aktivitetet prioritare për rishikimin e kufijve të propozuar të jashtëm dhe të brendshëm të zonave me të dhëna GIS dhe përshkrime narrative, si dhe të caktohet një menaxher, e për këtë ishte propozuar Qyteti i Shkupit. Aktualisht, pas përgatitjes së Draft-raportit me zona të propozuara, jemi duke pritur që Qyteti i Shkupit të paraqesë një version përfundimtar të këtij raporti dhe një studim të rishikuar për rivlerësimin e vlerave natyrore në zonën e mbrojtur – Monumenti natyror Kanjoni i Matkës. Studimi gjithashtu duhet të përmbajë një pozicion të harmonizuar të palëve të interesuara, Qytetit të Shkupit, ‘Jasen’, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komunës së Sarajit në kufijtë dhe zonat e jashtme, si dhe një pozicion të harmonizuar për menaxhimin e zonës së mbrojtur, në mënyrë që procedura e shpalljes të mund të vazhdojë”, thonë në Ministri.

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...