fbpx

RMV, do të ndryshohet Ligji për mbështetje financiare të investimeve, mbi 200 kompani me kushte më të mira për investim

-

Do të ndryshohet Ligji për mbështetje financiare të investimeve (LMFI) që të lehtësohen kriteret për aplikim dhe pagesë të mbështetjes financiare për kompanitë prodhuese. Ndryshimet në këtë ligj duhet të lehtësojnë kushtet për 245 kompani që kanë kontrata aktive, dhe veçanërisht për kompanitë potencialisht të reja që kanë investuar në vitin 2020 ose do të investojnë në 2021. Ndryshimet e planifikuara ligjore janë duke u bërë për të përmbushur nevojat e ekonomisë dhe qytetarëve, tha Qeveria, si dhe për të krijuar një ekonomi të re të zhvillimit, raporton Meta.

Për këtë temë, mbrëmë kanë diskutuar zëvendës kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bitiqi, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit Dejan Pavleski dhe Drejtoria e zonave teknologjike për zhvillim industrial Jovan Despotovski.

Përndryshe, LMFI është pjesë e Planit për rritje ekonomike dhe ai filloi të zbatohet nga viti 2018, për të stimuluar rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit, duke mbështetur investimet për të rritur konkurrencën e ekonomisë dhe zhvillimin e tregut të punës me mbështetje të punësimeve.

Siç kanë njoftuar nga Qeveria, në takimin e mbrëmshëm të punës është diskutuar për pjesën e masave nga paketa e pestë e masave, të cilat përfshijnë ndryshime në LMFI, me qëllim të lehtësimit të kritereve për aplikim dhe marrje të ndihmës së përshtatshme shtetërore për ndërmarrjet vendase dhe të huaja, mikro, të vogla, të mesme dhe të mëdha që kanë vendosur të investojnë në salla të reja prodhimi, blerje të makinerive, pajisjeve dhe mjeteve të tjera themelore të prodhimit, por edhe për të realizuar punësime të reja ose trajnime plotësuese për punonjësit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.