fbpx

Me borxhet që ka, Hekurudhën mund të na e “privatizojnë” me përmbarimit të detyrueshëm

-

Borxhet që i ka grumbulluar humbësi më i madh në vend, Hekurudhat e RMV-Transporti janë të larta sa Mont Everesti. Nëse autoritetet shtetërore nuk ndërmarrin urgjentisht masa konkrete për riparimin e tyre, hekurudha nuk do të ketë nevojë të privatizohet ose të lidhë partneritet privat publik për transformimin e vet, për shkak se përmes përmbarimit të detyrueshëm mund të zgjidhet çështja për funksionimin në të ardhmen, shkruan Meta.mk.

3.569.771.811 denarë, ose rreth 58 milionë euro, janë obligimet e deritanishme të papaguara të Hekurudhat e RMV-Transport ndaj subjekteve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, thuhet në Biznes planin për punë për vitin 2021, të shoqatës aksionare hekurudhore të shtetit. Megjithatë, në këtë shumë nuk bëjnë pjesë edhe kamatat e borxheve që rriten nga viti në vit me mos pagesën e tyre.

Mes asaj që është maturuar, ndërsa nuk është paguar nga Hekurudhat e RMV-Transporti si obligime, mund të bëhen katër pjesë kryesore: borxhe ndaj shtetit të Maqedonisë dhe kompanive shtetërore (ELEM, MEPSO, Ministria e Financave, NP për infrastrukturë hekurudhore), borxhe ndaj firmave private (Pucko Petroll, EFG Sofje, hekurudhat private),

obligime të maturuara të papaguara ndaj hekurudhave shtetërore të huaja për periudhën 1991-1995 dhe obligime të maturuara të papaguara ndaj hekurudhave për periudhën 1996-2020.

Më shqetësues janë borxhet ndaj hekurudhave të Bullgarisë dhe të Kroacisë që janë bërë në periudhën 1991-1995, në vlerë prej 4.520.454 euro dhe 3.619.518 euro. Pra, pas transformimit të hekurudhave të Kroacisë në hekurudha udhëtimi të Kroacisë dhe kargo-hekurudha të

Kroacisë, pjesa e borxhit që ka qenë e kargo kompanisë të shitur për CIOS Zagreb, me ç’rast obligimet e para prej mbi 3,6 milionë euro me kamatë kanë arritur shumën prej 18.595.278 euro dhe shuma është në rritje të vazhdueshme, ndërsа është parashtruar kërkesë nga ndihmësi i kompanisë kroate për arkëtim të borxhit.

“Për kërkesën e CIOS Zagreb janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, alarmojnë nga Hekurudhat e RMV-Transport në Biznes planin e publikuar për vitin 2021 dhe shtojnë që kjo kërkesë është lëndë shqyrtimi dhe po

negociohet për atë që të gjendet mënyrë për t’u zgjidhur pa u rrezikuar gjendja financiare edhe ashtu e përkeqësuar.

Më tej, në dokumentin e publikuar thuhet që, megjithëse me më shumë hekurudha të huaja, NP Hekurudhat e RMV-Transport në të kaluarën ka lidhur marrëveshje për pagesë të prolonguar të obligimeve të krijuara në periudhën 1996-2019, për shkak të mungesës së mjeteve, nuk i bën pagesat me kohë dhe është e mundur të humben lehtësimet e aprovuara dhe të aplikohet arkëtim i detyrueshëm i kërkesave.

“Obligimet ndaj hekurudhave të huaja vazhdimisht janë në rritje dhe meqë nuk bëjmë aspak pagesa, gjithnjë marrim paralajmërime të cilat në çdo moment mund të aktivizohen dhe mund të na shpie në rrezik të na padisin si dhe të përmbarimit të detyrueshëm”, thuhet në Biznes planin për vitin 2021.

Ata kanë shtuar që rrezik nga arkëtimi i detyrueshëm ekziston edhe nga furnizuesit në vend dhe jashtë, për shkak se NP nuk është në gjendje me kohë t’i paguajë borxhet dhe ato vazhdimisht akumulohen. Njëkohësisht, Hekurudhat e RMV-Transport planifikon që vitin 2021 ta përfundojë me humbje në punë në shumë prej 469.580.000 denarë (rreth 7,6 milionë euro).

“Vlerësojmë që vetëm me ndihmë nga shteti mund ta tejkalojmë gjendjen në të cilën jemi dhe pa vështirësi të mund ta kryejmë punën tonë”, thonë nga Hekurudhat e RMV-Transport, duke përkujtuar që borxhet në bazë të transportit hekurudhor ndaj hekurudhave të huaja pas ndarjes

së Hekurudhave të Maqedonisë në vitin 2007 u kanë ngelur atyre.

Nga Hekurudhat e RMV-Transport në Biznes planin për vitin 2021 theksojnë që problem janë edhe katër dizel trenët motorik (DTM) dhe dy trenat me elektro-motor (TEM) të blerë në Kinë, nga Qeveria e kaluar, mirëpo edhe vonesa e dërgimit të katër lokomotivave elektrike që janë

blerë nga i njëjti prodhues kinez ndërsa kanë arritur vitin e kaluar.

“Cilësia e DTM-ve dhe TEM-ve nuk është konform asaj që është ofruar nga shitësi dhe për atë shkak, sipas dispozitave të marrëveshjes, duhet të mos paguajmë 10% të vlerës së kontraktuar përkatësisht të gjendet zgjidhje e përbashkët edhe për vonesën në dorëzimin e lokomotivave për shkak se janë blerë nga e njëjta firmë kineze”, thuhet në dokument.

Autoritetet shtetërore, problemin akut me Hekurudhat e RMV-Transporti gjithnjë e fusin nën qilim. Verën e kaluar më në fund u përpunua Studim për biznes segmentim të operatorit hekurudhor të shtetit edhe atë nga shtëpia italiane për konsultime “Pricewaterhouse Coopers

Advisory S.r.l”. Krahas asaj që janë ofruar modele për ristrukturimin e ardhshëm të kësaj ndërmarrjeje, paralajmërimet aktuale të pushtetit janë në drejtim të përpunimit të fizibiliti studimit të ri për procesin e privatizimit të Hekurudhave të RMV-Transport.

“Meta.mk” në tre raste muajin që kaloi e ka pyetur Ministrinë për Transport dhe Lidhje për atë se çka në esencë do të ftohet nga përpunimi i studimit të ri të fizibilitetit edhe për çështje tjera lidhur me reformat në sektorin hekurudhor, mirëpo deri sot, ende nuk kemi marrë përgjigje për këto pyetje.

Kryeministri Zoran Zaev vjeshtën që kaloi paralajmëroi reforma në humbësit shtetërorë, të cilët nëpërmjet privatizimit ose partneritetit privat-publik duhet ta tejkalojnë problemin me  akumulimin e humbjeve në punën e tyre, duke i përfshirë këtu edhe Hekurudhat e RMV-Transport. Megjithatë, nuk u përmendën afate konkrete për realizimin e tyre.

Përndryshe, Raporti për progresin e vendit tonë për vitin 2020, i Komisionit Evropian (KE) në pjesën e transportit është plotë me kritika. Sektori hekurudhor në vend duhet të jetë transformohet, ndërsa Komisioni Evropian jep vërejtje për mungesën e ndarjes ndërmjet

komunikacionit të udhëtarëve dhe të mallrave në kompaninë e vetme për transport hekurudhor në vend – Hekurudhat e RMV-Transport.

“Meta.mk” më shumë se një vit e gjysmë shkruan për reformat e domosdoshme në sektorin hekurudhor, për të cilat edhe ekspertët pajtohen që, sa më shumë të prolongohen nga ana e shtetit, aq më të dhimbshme mund të jenë edhe për vetë ndërmarrjen hekurudhore dhe punonjësit e saj por edhe për tërë shoqërinë e Maqedonisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.