fbpx

NP për Hekurudha punon në zgjidhjen ideore për hekurudhën që do të ndërtohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

-

Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore e RMV-së për momentin po përgatit zgjidhje ideore për ndërtimin e linjës së re hekurudhore nga hekurudha aktuale Shkup-Kumanovë deri te Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, informon drejtori i kësaj ndërmarrje Hari Llokvenec në emisionin “Utrinski brifing” të “Sllobodna TV”. Drejtori i i Hekurudha-Infrastruktura pret që ndërtimi i kësaj linjë hekurudhore pret që të rrumbullakohet në vitin 2023, njofton Meta.

Në ndërkohë, Meta.mk, nga fundi i janarit deri sot tre herë ka dorëzuar, por nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në lidhje me atë se deri ku është procedura për marrjen e përgjigjes nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në lidhje me dorëzimin e planit investues për përpunimin e studimit për ndërtim të linjës hekurudhore deri te aeroporti, i cili është planifikuar të financohet me mjete nga programi i ri i BE-së IPA III.

Në fakt, përpunimi i dokumentacionit projektues duhet që të vijojë pasi që treni i aeroportit hyri si projekt në Programin për punën e Qeverisë për periudhën 2020-2024, a paraprakisht projekti ishte kyçur edhe në Strategjinë Nacionale të Transportit për periudhën 2018-2023. Mes tjerash, me këto dokumente duhet që të konstatohet rruga përfundimtare sipas të cilës do të ndërtohet linja hekurudhore dhe arsyetimi ekonomik për realizimin e saj.

Ekzistojnë dy opsione për ndërtimin e linjës hekurudhore deri te Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit: e para fillon nga stacioni hekurudhor Ilinden, a e dyta nga stacioni hekurudhore Mlladinovci, deri në stacionin e ardhshëm në aeroport. Vlerësimi fillestar i theksuar në Strategjinë Nacionale për Transport është se projekti do të kushtojë 30 milionë euro, i cili do ta përfshijë ndërtimin e linjës hekurudhore dhe stacionin e ardhshëm të aeroportit.

Meta.mk dhe Portalb.mk disa herë kanë shkruar në dy vitet e kaluara për përparësitë e trenit në aeroport. Nga Qendra Transportuese në qendrën e Shkupit deri në aeroport do të arrihej dy herë më shpejtë, me biletë që do të kushtonte katër herë më lirë, a me trenin mund të transportohen 5 herë më shumë udhëtarë. Njëkohësisht, ky tren mund të shfrytëzohet edhe nga banorët e komunave Ilinden, Milladinovc dhe Gazi Babë në kuadër të idesë për hekurudhë urbane-jashtëurbane në Shkup.

Lidhja e ardhshme hekurudhore deri në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup do të mundej të shfrytëzohet edhe për ndalesë të trenave të udhëtarëve mes Shkupit dhe Kumanovës, e cila në RMV është e dyta komunë sipas madhësisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.