Kontakt i kufizuar fizik, mënyra të reja të socializimit, mësim nga shtëpia, frikë dhe pasiguri për të ardhmen janë pjesë e sfidave me të cilat u përballën të rinjtë gjatë krizës globale me kovid-19. Për dikë kohë për veten, për dike funksionim i vështirësuar ditor. Individualisht, të rinjtë më ndryshe e kanë pranuar krizën shëndetësore botërore, njofton Meta.

“Depresioni, burnout (djegia) dhe stresi do të jenë sfidat më të përfaqësuara me të cilat do të ballafaqohen gjeneratat e ardhshme. Sido që të jetë, progresiviteti i të rinjve çdoherë ka pasur mënyrë si të sjellë ndryshime pozitive dhe jam i sigurt që stigmatizimet dhe tabu-temat rreth shëndetit mental do të zhduken shpejtë. Besoj që ngjashëm sikur që sot kemi abonim në Netfliks, nesër do të kemi abonim për servis të ngjashëm me atë që kemi ne dhe secili do të jetë qasje në përkrahje profesionale në kohë reale, kudo në botë” deklaroi për Meta.mk, Georgi Mihaillov, krijuesi i platformës Razgovor.mk, që ofron onlajn bisedë me psikolog.

Mihaillov sqaron që nëse bëhet fotografi e bazuar në reagimet ndaj publikimeve dhe teksteve të tyre, rezultatet udhëzojnë që të rinjtë në shoqëri më së shpeshti ballafaqohen me anksiozitet, sulme paniku, marrëdhënie relacionesh dhe ngjashëm.

Deri tani shumica janë inkurajuar ta bëjnë hapin e parë në përmirësimin e shëndetit mental pikërisht nëpërmjet platformës, ndërsa kufiri i moshës së shfrytëzuesve është nga 18, e deri mbi moshën 65 vjeçe.

“Shfrytëzuesit më së shpeshti fillojnë me sesione me shkrim dhe pas besimit të fituar dhe vlerës së konfirmuar të ofruar nga biseda me psikologun vazhdojnë me audio ose video sesione. Deri tani gjithsej në platformë kemi realizuar mbi 800 sesione nga të cilat mbi 60% të atyre njerëzve janë në moshën ndërmjet 23-33 vite” deklaroi Mihaillov.

Ivana Stojanovska pas përfundimit të arsimit të mesëm ka vendosur të bëjë pauzë të gjatë para se të vazhdojë me studim, me çka, në atë periudhë, fokusin e ka vendosur në shëndetin e saj fizik dhe mental. Për atë, siç thotë, pandemia fillimisht ka pasur ndikim pozitiv, por edhe negative, pikërisht për shkakun e njëjtë, e ky është të qenët vetëm me veten.

“Fillimisht pandemia kishte një lloj efekti pozitiv tek unë, vitin e kaluar nga shkolla e mesme, njëkohësisht edhe viti i fundit, ishte mjaft i lodhshëm për mua fizikisht, edhe nga aspekti mental për shkak të obligimeve të vazhdueshme, por edhe të dëshirës sime për ta arritur maksimumin dhe “në kërkim të përsosmërisë” që më shkaktuan lodhje fizike dhe psikike” tha Stojanovska.

Ajo shpreson që bota më mirë do t’i kuptojë nocionet e depresionit klinik, sulmit të panikut dhe çrregullimin shpirtëror në përgjithësi si problem të vërtetë e jo si gjendje momentale.

“Pandemia i hapi dyert e korridoreve të errëta të shëndetit tim mental. Në një mënyrë, ndoshta po të mos ndodhte situata, asnjëherë nuk do të kisha kërkuar ndihmë dhe t’i jap mundësi shërimit. Dhimbja është dhimbje, pavarësisht nëse ju e shihni ose jo” thotë Stojanovska.

Vajza e re, muajt e kaluar i ka kaluar duke lexuar libra, duke shkruar poezi, duke mësuar  hulumtime të reja shkencore, duke e pastruar hapësirën në shtëpi dhe vetëzbulim të aftësive në kuzhinë. Kryesisht socializohet nëpërmjet rrjeteve sociale Instragram, Fejsbuk kurse ndonjëherë edhe me telefonata dhe mesazhe.

“Fakti është që mua personalisht nuk më mungojnë ngjarjet dhe atë nuk e konsideroj aq tragjike siç ndoshta të tjerëve u duket. Jo për shkak se nuk kam interes ndaj tyre, por për shkak se këtë periudhë e kam të fokusuar drejt qetësimit dhe pasivitetit, kur thjeshtë nuk mund të manifestoj entuziazëm të mjaftueshëm ose revoltë ndaj asaj që e kemi pasur, kurse nuk e kemi. Dallimi është që këtë herë punët do t’i vlerësojmë më shumë se parë. Mendoj që njerëzit janë vetëdijesuar që ndoshta rrethina është e shpejtë dhe e mundimshme, mirëpo nuk është e domosdoshme edhe ne të jemi të tillë, dhe padyshim jeta nuk është patjetër të jetë e shpejtë dhe e mundimshme” shprehet Stojanovska.

Antonio Beshliev, student në Fakultetin për siguri në Shkup, thotë që “për fat të mirë janë hapur numër i madh i alternativave për funksionim dhe socializim, të cilat kanë dhënë efektin e dëshiruar”. Në periudhën kur kontakti i afërt me njerëz është i kufizuar, Beshliev i shfrytëzon rrjetet sociale, por edhe kontaktet drejtpërsëdrejti me respektim të rekomandimeve.

“Padyshim më së shumti më mungon shoqëria me prani fizike me numër të pakufizuar të njerëzve, por edhe paqja ndërmjet njerëzve, frikë e madhe, madje edhe panik mbizotëron ndërmjet nesh”, deklaroi student Beshliev për Meta.mk.

Në momentet kur mbizotëron shqetësim emotive, Beshliev thotë që më së shumti i ndihmon shëtitja në natyrë ose të ecë me shokët më të afërt, për shkak se siç ai thotë, “mendimet nostalgjike janë pas socializimit dhe përjetimit pikërisht me ata”.

Studenti thotë qartë se pandemia ka sjellë edhe ndryshime pozitive, nga të cilat më i rëndësishëm – koha e lirë që mund të shfrytëzohet për mbindërtim individual.

Mihaillov, vlerëson që për t’u arritur në cilën do fushë jetësore nevojitet përkrahje nga profesionistët të cilët kanë përvojë në tematikën dhe mund të transferojnë dituri. Përse atëherë njeriu i rëndomtë të mos kërkojë mbështetje në jetën e përditshme? Përse të mos mësojmë teknika dhe ushtrime që do t’i kemi vegla në menaxhimin me sfidat e përditshme, pyet ai.

“Biseda me psikolog apo profesionist tjetër për shëndet mental është ushtrim për jetë të shëndetshme të përditshme dhe nuk di përse të lidhet kjo me “sëmundje” ose të quhet dikush “rast mental”. Mendoj që bota do të ishte shumë vend më i mirë po të kishte secili përkrahje profesionale dhe rrjet sigurie në jetën e përditshme”, vlerëson Mihaillov.

Organizata Botërore e Shëndetësisë prej vitit të kaluar në maj paralajmëroi për rrezik nga kriza globale mbi shëndetin mental të shkaktuar nga koronavirusin. Drejtori i repartit për shëndet mental pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Devora Kestell deklaroi që problemet psikologjike mund të rezultojnë nga izolimi i imponuar, frika, pasiguria, si dhe varfëria që mund të paraprinë për shkak të humbjes së vendeve të punës.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh gjithashtu u bëri thirrje qeverive, shoqërisë qytetare dhe autoriteteve shëndetësore urgjentisht të përgjigjen në nevojat për shëndet mental të qytetarëve.