Pandemia me koronavirus dhe kushtet që i imponoi nuk e pengoni rininë në botë ta ngritë zërin për ndryshimet, në shoqëri, të cilat e prekin pikërisht atë. Nga fillimi i pandemisë e deri tani, bota ishte dëshmitar i protestave rinore, tubimeve dhe ballafaqimit me policinë, njofton Meta.mk.

Edhe përkrah restrikcioneve për tubime mbi 100 persona, qindra studentë të universiteteve në Greqi, muajin e protestuan në qendër të Athinës, por edhe në qytete tjera të Greqisë, kundër miratimit të ligjit të ri për arsim, për të cilin thanë që do t’ua kufizojë të drejtën e të shprehurit në fakultete. Në trazirat me protesta janë arrestuar edhe demonstrues, ndërsa në njërën prej protestave policia përdori edhe lotsjellës.

Me Ligjin janë paraparë ndryshime në arsim të lartë, mënyra e regjistrimit të fakulteteve, si dhe kamera për siguri, ndriçim më i mire, porta të reja me lexues të kartelave dhe roje të kampuseve. Ndër të tjerat, ndryshimet përfshijnë edhe kohë të kufizuar për studim, përkatësisht gjashtë vite për ata që janë në fakultetet me katër vite si dhe tetë dhe nëntë vite për arsimin e lartë që zgjatë pesë vite, përkatësisht gjashtë.

Sipas propozimeve të reja, në universitetet do të ketë polici speciale pjesëtarët e të cilës nuk do të mbajnë armë zjarri, por mund të thërrasin përforcim. Qeveria dëshiron të instalojë edhe komisione disiplinore që do të kenë fuqi të suspendojnë ose të përjashtojnë studentë. Përveç kësaj, studentët mund të integrohen për vendosje të posterëve ose banerëve si dhe për “nxitje të zhurmës”.

“All Xhazira Ballkans” raportoi që Parlamenti i Greqisë e miratoi draft-ligjit edhe atë me vota të përfaqësuesve të shumicës qeveritare, përkatësisht 166 deputetë, përkundër 132 deputetëve të opozitës.

“Policia nuk futet në universitetet, por në demokraci”, tha kryeministri Kirijakos Micotakis në fjalimin para parlamentit dhe shtoi që kjo është mënyrë “për t’iu dhënë fund dhunës dhe t’i hapet rruga lirisë”.

Sipas ligjit të ri, korpus policor prej një mijë pjesëtarëve me uniforma speciale pa armë zjarri, por me shufra do të patrullojnë nëpër universitetet.

Prezenca e policisë në universitetet është temë e ndjeshme në Greqi, kurse ndërlidhet me një incident nga viti 1973 kur shteti e ka shfrytëzuar ushtrinë dhe policinë për t’a ndërprerë protestën studentore në Universitetin politeknik në Athinë. Askush nuk ka qenë i lënduar në kampus, por atë natë dhe ditët në vijim gjatë operacionit janë vrarë mbi 35 njerëz. Më vonë është miratuar ligj me të cilin është ndaluar hyrje e policisë në kampuset.

Protestat studentore në temperature nën zero në Turqi

Protestat studentore kundër emërimit të rektorit në një nga universitetet prestigjioze në Turqi, i cili është zgjedhur dhe aprovuar nga shteti, papritmas kontribuuan që një pjesë e rinisi së zhgënjyer dhe të papunë në Turqi të del në rrugë dhe ta shpreh mllefin dhe frustracionet ndaj qeverisë së presidentit, Rexhep Taip Erdogan.

Demonstratat e studentëve dhe komunitetit akademik të Universitetit “Bogaziçi” filluan muajin e kaluar, pasi për rektor të universitetit u caktua Melih Bulu.

Në shenjë solidarizimi me studentët, mijëra të rinjë javët e kaluara dolën në protesta në Stamboll dhe Ankara, që shpejtë u përshkallëzuan me intervenim të policisë dhe me plumba gome.

Koha e ftohtë me temperature nën zero me reshje e forta nuk i penguan studentët dhe akademikët përsëri ta shprehin pakënaqësinë e tyre, para kampusit të universitetit, për rektorin e përcaktuar, Melih Bulu. Ndërkaq ai, tha që studentët dhe profesorët kanë të drejtë të shprehen lirshëm, por se ai nuk do të tërhiqet nga funksioni.

Shëndeti i çrregulluar mental dhe vështirësitë financiare të studentëve – arsye për protestë në Francë

Studentët në Francë, protestuan kundër mbylljes de fakto të kampusit dhe kërkuan përkrahje më të madhe psikologjike, ndërsa kanë pritur edhe në radhë për ushqim falas që ndahet nga donatorët privatë.

Shëndeti mental te studentët u bë shqetësues pas 10 muajsh restriksione të ndryshme në izolim dhe kufizime. Ata kanë shkruar shkresa të hapura për përkrahje më të madhe nga ministrat francez. Spitalet për shëndet psikik i zgjeruan kapacitetet e tyre për t’u ballafaquar me valën e gjimnazistëve dhe të studentëve.

Makron premtoi që do të sigurojë dy shujta shumë të subvencionuara studentore në ditë, qasje më të lehtë te psikologët dhe do t’u japë mundësi të gjithë studentëve të vazhdojnë me orë drejtpërsëdrejti një herë në javë.

Debati për këtë çështje u përshkallëzua pas dy përpjekjeve për vetëvrasje ndërmjet studentëve në Lion, ndërsa një grup studentor e akuzoi Makronin për “flijim të një gjenerate të tërë”. Ndërsa të tjerë, theksuan që shkollat fillore dhe të mesme kanë qenë të hapura gjatë vjeshtës, pjesërisht për t’u zvogëluar pabarazitë.

Vitin e kaluar, gjithashtu dhjetëra organizata studentore kanë marrë pjesë në protestat në nder të Xhorxh Fllojd dhe afro-amerikanë tjerë që kanë vdekur për shkak të brutalitetit policor. Ata kanë dalë me parullën “Jetët e zeza janë me rëndësi” (Black Lives Matter), parrullë e cila e shënoi vitin 2020 në SHBA.

Krahas masave mbrojtëse nga kovid-19, protestë të qetë të gjimnazistëve kishte edhe vitin e kluar pranë Ministrisë për Arsim dhe Shkencë në Shkup. Ata kanë protestuar kundër vendimit të Qeverisë për mësimin krejtësisht onlajn në vitin shkollor që duhej të fillonte më 1 tetor. Sipas tyre, mënyra më efikase për mësim në kohë pandemie është qasja e kombinuar e mësimit. Kundër mësimit onlajn është protestuar edhe në Tetovë.

Hulumtimet në botë tregojnë që kriza globale shëndetësore i ka përkeqësuar problemet psiqike shëndetësore te nxënësit dhe studentët për shkak të izolimit, vështirësitë me mësimin në distancë dhe vështirësitë financiare për shkak se shumë prej tyre kanë humbur vend pune ose kanë punuar me orar të shkurtuar pune për shkak të pandemisë.