Me nismë të Qendrës presidenciale për arsimim politik, sot u mbajt konferencë me temën “Gjendje e jashtëzakonshme: leksione të mësuara dhe sfida të ardhshme”, në të cilën u diskutua për nevojën për përpilim të Ligjit për gjendje të jashtëzakonshme, shkruan Meta.mk.

Në fjalimin gjatë hapjes së konferencës, presidenti i shtetit Stevo Pendarovski u fokusua në gjendjen e vitit të kaluar, kur në kushte me Kuvend të shpërndarë dhe paralizë në Qeveri, institucionet ballafaqoheshin me sfidë për të cilën, siç tha ai, përgjigje nuk kishin as edhe shtete shumë më të zhvilluara. Që të mos përsëriten situata të ngjashme, shteti duhet të sjellë Ligj për gjendje të jashtëzakonshme.

“Gjendja e jashtëzakonshme ishte dalja e vetme legale nga bllokimi i institucioneve, i imponuar nga procesi zgjedhor, në kohë kur duhej të organizohet sistemi shëndetësor për t’u shpëtuar mijëra jetë dhe të mbahet aktiviteti ekonomik me çka parandaluam kolaps shoqëror. Duhet të shfrytëzohet përvoja nga viti i kaluar dhe me kohë ta përgatisim rendin dhe shoqërinë për krizë të mundshme të ardhshme.

E qartë është që kemi nevojë për ligj të veçantë për gjendje të jashtëzakonshme në të cilin juridikisht do të rregullohen të gjitha festat me të cilat jemi ballafaquar kur duhej ta organizojmë sistemin në rrethana jostandarde, vetëm në bazë të disa dispozitave të përgjithshme të Kushtetutës. Gjatë kësaj është e pakontestueshme, së paku për mua, që ligji i ardhshëm duhet të jetë produkt i dialogut mes ekspertëve, por edhe në opinionin e përgjithshëm dhe të miratohet në bazë të konsensusit sa më të gjerë të mundshëm politik”, theksoi presidenti Pendarovski, duke u përqendruar në rreziqet që i tejkalojnë vijat e ndarjes politike, ideologjike, etnike, fetare dhe sociale.

Në konferencë, fjalim mbajti edhe ministri për Drejtësi, Bojan Mariçiq, i cili theksoi se situata e gjatë e jashtëzakonshme dhe thuajse pushteti i pakufizuar, ishin gjendje aspak e dëshiruar në të cilën Qeveria ishte edhe ekzekutiv edhe legjislativ.

“Gjithë kjo është në drejtim të pohimit që mospasja e ligjit të veçantë për gjendje luftarake dhe të jashtëzakonshme është mungesë juridike ose boshllëk juridik që duhet të plotësohet dhe që ligji duhet të jetë garanci shtesë dhe mbështetje e vlerave tona demokratike”, tha ministri Mariçiq, duke shtuar që Ministria për

Drejtësi ka formuar grup punues nga ekspertë eminentë dhe komuniteti akademik, të cilët në periudhën e ardhshme do të punojnë në hartimin e Draft-Ligjit  për gjendje luftarake dhe të jashtëzakonshme. Ministri Mariçiq theksoi që edhe Ministria e Drejtësisë ka përpunuar edhe Analizë të përvojave të institucioneve gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe të urdhëresave me fuqi ligjore.