fbpx

Për një muaj, mesatarisht 12,8 përqind të testimeve janë raste të reja me kovid-19

-

Mesatarisht, 12,8 përqind të testimeve ditore që i kanë bërë qytetarët në periudhën nga 11 qershori deri më 13 korrik kanë qenë raste të reja me kovid-19. Më së shumti raste pozitive nga testimet janë regjistruar më 14 qershor dhe 28 qershor edhe atë 20,8 përkatësisht 20,2 përqind.

Në këtë periudhë janë bërë gjithsej 38.831 testime dhe janë regjistruar 4.872 të infektuar rishtazi me koronavirus. Për një muaj, betejën me virusin e kanë humbur 221 qytetarë, ndërsa janë shëruar 2.663 persona.

Ministria e Shëndetësisë informoi që në periudhën nga 6 deri 12 korrik nga koronavirusi janë shëruar numër rekord, 1.017 persona, të cilët kanë qenë të hospitalizuar apo në mjekim shtëpiak. Megjithatë, nëse shikohet e kaluara, muajin e fundit çdo ditë evidentohen numra treshifrorë të rasteve të reja me kovid-19.

“Meta.mк“ edhe më parë ka shkruar që derisa numri i personave të diagnostikuar me kovid-19 në vazhdimësi rritet, policia evidenton numër të vogël të kundërvajtjeve lidhur me mbajtjen e maskës në fytyrë. Mbajtja e mbrojtjes, mbajtja e distancës dhe dezinfektimi  i duarve janë tre masat për të cilat autoritetet shëndetësore apelojnë të respektohen, jo vetëm te ne por edhe në tërë botën.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.