Tuesday, 20 January, 2026
Meta.mk

Tag: reforma mediatike | 40 results

Mosmiratimi i ndryshimeve kyçe të ligjeve e bllokon procesin reformues të mediave

23 May 2018

Edhe përskaj përpjekjeve të Qeverisë së Maqedonisë, të ndërtojë partneritet me asociacionet dhe sektorin civil në fushën e mediave, e njëjta ende nuk është çliruar nga ndikimi institucional dhe personal, për shkak të ngadalësisë me të cilën Kuvendi i miraton ndryshimet e nevojshme të ligjeve. Kjo u tha në prezantimin e raportit të tretë periodik […]

TV 21 dhe TV 24 nuk fituan leje nacionale, shuhet radioja “Sllobodna Makedonia”

4 May 2018

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale njëzëri u soll vendim që të fillohet me procedurën e marrjes së lejes për radion “Sllobodna Makedonia”. Siç theksoi kryetari i Këshillit, Llazo Petrushevski, mbetet mundësia që në afatin ligjor prej 15 ditëve prej kur radiodifuzeri do ta pranojë vendimin, mund të merr […]

ASHAAM-i e ka paralajmëruar TV “Nova” që të transmetojë program të ri, e jo repriza

24 April 2018

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) dje ka ndërmarrë dy masa kundër Televizionit “NOVA”, por edhe kundër Televizionit “Shenja” dhe magazinës “Leona”, njofton Portalb.mk. Televizioneve “Nova” dhe “Shenja” u është shqiptuar paralajmërim për shkak të mospublikimit të impresumit, ndërkaq magazinës “Leona” për shkak të publikimit të mos publikimit të të dhënave të botuesit të […]

DASH: Në Maqedoni ka media të nënshtruara ndaj politikës, sulme ndaj gazetarëve dhe mosbesim të publikut

23 April 2018

Një numër të problemeve me kërcënime dhe gazetarë, media të nënshtruara të politikës dhe interesave ekonomike dhe mosbesim të opinionit në media, janë një pjesë e problemeve më të mëdha që i ka theksuar raporti i gjendjes me të drejtat e njerëzve për vitin 2017 për Maqedoninë, që e ka përgatitur, Departamenti i Shtetit të SHBA-së (DASH), […]

KE: Ka përparim në lirinë e shprehjes, është zvogëluar presioni mbi gazetarët

18 April 2018

Klima për lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes është përmirësuar, me një debat më të hapur politik dhe raportim më kritikues nga mediat. Është vërejtur një rënie në presionin ndaj gazetarëve. Raportimi nga fushatat zgjedhore dhe më i balancuar se më parë. Reklamimi i qeverisë është ndërprerë. Kyçe është që pushteti të praktikojë zero […]

Të drejtat për ritransmetim të programit përplasën një pjesë të operatorëve kabllovikë dhe televizionet

11 April 2018

Të drejtat për transmetim dhe ritransmetim të programeve në vend akoma intepretohen në mënyra të ndryshme nga qendrat e ndryshme, varësisht nga ajo se cilit grup të interesit i përkasin. Më të mëdha janë dallimet ndërmjet stacioneve televizive kombëtare nga njëra anë dhe operatorit “Telekabell” nga ana tjetër. Njëra palë kërkon ekranet e errëta televizive […]

AKE-ja dhe ASHAAM-i për publikun akoma janë kryesisht organe “politike”

4 April 2018

E vogël është përqindja e qytetarëve që dijnë se çka paraqesin dy organet rregullatore në sferën e meidave dhe të komunikimeve elektronike dhe cilat janë kompetencat e tyre. Ky është përfundimi i prezantimit të raportit përfundimtar nga monitoringu u punës së ASHAAM-it dhe AKE-së. Gjatë 18 muajve të kaluar, “Eurothink” në bashkëpunim me OJQ-në “Infocentar”, […]

Me një sërë vërejtjesh, Ligji për ASHAAM-in javën e ardhshme do të shkojë në seancë plenare

27 March 2018

Janë të nevojshme më shumë para për Radio Televizionin e Maqedonisë (RTVM) si transmetues publik, por të jepen më shumë kompetenca për rregullimin dhe rolin e propozuesit të vendimeve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike (ASHMAA) që të mundësohen reforma thelbësore mediatike. Që të mos shkaktohet prishje e madhe e tregut të reklamave, megjithatë, […]

Nesër do të mbahet debat publik për Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike

26 March 2018

Komisioni për çështje evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nesër do të mbajë debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike. Në debat do të marrin pjesë anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, media, portalet, shoqatat e gazetarëve, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe të organizatave […]

Besimi në mediat në Maqedoni ndër më të ulëtit në Evropë

20 March 2018

Sipas raportit të ri të Unioni Transmetues Evropian, besimi në media te qytetarët e Maqedonisë është në shkallën pothuajse më të ulët, shkallë e cila ka rënë pesë  vitet e fundit. Në analizën që bazohet në raportin e 88 të Eurobarometër, thuhet edhe se besimi i ulët i qytetarëve maqedonas në media është në lidhje […]

Dhjetëra media morën paralajmërim për padi për shkelje të të drejtave autoriale për fotografi

8 March 2018

Një numër i madh i mediave në Maqedoni dhe  disa persona privatë, këto ditë kanë marrë letra me paralajmërim nga avokatja që i përfaqëson disa fotoreporterë profesionalë nga Maqedonia në procedurën për shfrytëzim të paautorizuar të fotografive të tyre autoriale. Iniciativa për mbrojtjen e të drejtave autoriale është e përkrahur edhe nga Sindikata e Pavarur […]

Reformat në sferën mediatike janë duke vazhduar, shpejtësia dhe cilësia ndryshojnë në sektorë të ndryshëm

6 March 2018

Reformat në sferën mediatike janë duke vazhduar, mirëpo me shpejtësi dhe cilësi të ndryshme në sektorë të ndryshëm, u theksua në prezantimin e sotëm të raportit të dytë periodik në kuadër të projektit “Observatori për reforma mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora”, Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma […]

Qeveria dhe operatorët kabllovikë japin sqarime plotësuese në lidhje me të drejtat autoriale

6 March 2018

Pas debatit me Agjencinë për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike, dje qeveria sqaroi edhe për operatorët kabllovilë se çka saktë ka menduar ministri për komunikime dhe llogaridhënie, Robert Popovski, kur të premten foli për shkeljen e të drejtave autoriale. Asociacioni i operatorëve kabllovikë (AOK) dhe Bashkësia e interesit ekonomik të operatorëve të rrjetit MK NET, dje nëpërmjet […]

Pengesa në rrugën drejt qasjes së lirë në informata

23 February 2018

Gazetarët, organizata dhe qytetarët që parashtrojnë kërkesa për qasje të lirë në informata përballen me pengesa të shumta në rrugën drejt fitimit të informatave me karakter publik. Qeveria paralajmëroi ndryshime të Ligjit për qasje të lirë në informata me të cilat qytetarët presin lehtësim të qasjes në informatat nga institucionet. Shkruan: Kristina Ozimec – PINA […]

ASHAAM-i duhet të transformohet në organ të mirëfilltë të pavarur rregullator

22 February 2018

Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike (ASHAAM) duhet të bëhet organ i mirëfilltë i pavarur rregullator për mediat, me të drejtë të sjellë politika, dhe pa asnjë ndërhyrje nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe qeveria, porositi Dejan Georgievski, drejtor ekzekutiv i Qendrës për zhvillimin e mediave në prezantimin e sotëm të raportit të […]

Qeveria e miratoi Propozim-ligjin për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike

20 February 2018

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e saj të 55-të, sot pasdite e ka miratuar Propozim-ligjin për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike (SHAAM), njoftoi në profilin e tij në Twitter zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski. Nga mbledhja e Qeverisë (@vladamk): miratohet Ligji për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike. Pason procedura në Kuvend (@sobraniemk). — […]

Qeveria ka paguar vetëm 250 euro për reklama në “Facebook” dhe Twitter”

20 February 2018

Qeveria e Republikës së Maqedonisë më 22 gusht solli vendim me të cilin më nuk do të porosisë reklama te transmetuesit elektronikë, në gazeta dhe portale, por edhe në panoa (bilborde), mirëpo e ruan të drejtën që të informojë për aktivitetet e saj nëpërmjet mediave sociale. Për informimin e tillë, që kur ka filluar me […]

Gjashtë vite nuk përzihem në politikë, thotë drejtori i vjetër-i ri i RTM-së, Cvetkovski

15 February 2018

Marjan Cvetkovski, i cili të martën u zgjodh edhe për një mandat për drejtor të Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM), për agjencinë “Meta” thotë se nuk dëshiron ta komentojë deklaratën e zëdhënësi të qeverisë, Mile Boshnjakovski. Zgjedhja e Cvetkovskit, për të cilin ky është mandati i tretë në krye të RTM-së, shkaktoi një sërë reagimesh negative nga politikanë, […]

Page 1 of 2