SPGPM: Gjykata Themelore Shkupi 1 konstatoi që televizioni Telma nuk e ka shkelur heshtjen zgjedhore

-

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGPM) e përshëndesin vendimin e Gjykatës themelore – Shkup 1 me të cilin konstaton që televizioni Tellma nuk e ka shkelur heshtjen zgjedhore, në bazë të padisë për kundërvajtje të parashtruar nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAV).

“Procedurën e iniciuar nga ASHMAV kundër Tellma-s, SPGPM e konsideron si shembull klasik i presionit mbi informimin objektiv dhe profesional. Ishte befasi e pakëndshme që ASHMAV ka detektuar shkelje të heshtjes zgjedhore dhe fushatë të mbuluar në një artikull televiziv që ka të bëjë me përmasat tmerruese të epidemisë me Kovid-19. Transmetim i deklaratës së personit më kompetent për t’u përballur me epideminë, në këtë moment, ministri aktual për Shëndetësi, Venko Filipçe, assesi nuk mund të konsiderohet si fushatë politike apo partiake, por si mbulim i çështjeve që janë të interesit më të lartë publik, ndërsa kjo është edhe esenca e informimit profesional dhe objektiv,” thonë nga SPGPM.

Ata shtojnë që “shembulli i Tellma-s, që shfaqet si pasojë e interpretimit të lirë të neneve të kodit zgjedhor që kërkojnë restrikcion serioz në rregullat e informimit gjatë heshtjes zgjedhore, është sugjerim mjaft serioz që zgjidhjet e këtilla ligjore mund seriozisht t’i cenojnë prioritetet e interesit publik, veçanërisht në situata të fatkeqësive elementare dhe infeksioneve siç është tani rasti me epideminë e kovid-19.”

“Në atë drejtim, konsiderojmë që është koha të mendohet për ndryshim të kodit zgjedhor në këtë pjesë restriktive, ku fushata politike dhe agjitacioni partiak do të jenë qartë të diferencuara nga çështjet e interesit më të gjerë publik, që qytetarët të jenë tërësisht të informuar, ndërsa mediat dhe gazetarët të jenë të mbrojtur nga interpretimi voluntarist i dispozitave ligjore,” shtohet në komunikatën e SPGPM-së.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...