Partitë t’i marrin parasysh nevojat e të rinjve, theksojnë organizatat rinore

-

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, reaksion dhe një serë rekomandime ka dërgua Rrjeti për parandalim të emigrimit intelektual, ku bëjnë pjesë shtatë organizata rinore ndër të cilat: Liderë për edukim, aktivizëm dhe zhvillim, MlladiInfo Internacionall, Të rinjtë munden, Lidhja rinore-Krushevë, Shoqata për disleksi Ajnshtajn, Qendra për aktivizëm rinor KRIK dhe Qendra për zhvillim multidisiplinar- Proces, raporton Meta.

Organizatat rinore nga partitë politike presin ide dhe plane konkrete të projektuara në të gjitha aspektet e programeve të tyre. Programet politike duhet ta reflektojnë situatën momentale, të theksojnë fusha prioritare, qëllime konkrete dhe afate si dhe të përcaktojnë institucionet e interesuara dhe resurse, konsiderojnë nga rrjeti.

“Partitë politike duhet t’i konsultojnë të rinjtë, organizatat rinore. Asnjë ide e të rinjve nuk do të jetë e suksesshme për inkuadrimin e tyre aktiv. Mirëpo, inkuadrimi i të rinjve në asnjë rast nuk mund të absolvohet vetëm me konsultim. Partitë politike duhet publikisht dhe pa ekuivoke të zotohen që do t’i marrin parasysh nevojat dhe rekomandimet e të rinjve dhe të organizatave rinore”.

Ata thonë që partitë kanë gjasë ta fitojnë përkrahjen nga votuesve të ri vetëm nëse ato demonstrojnë virtyt për t’i detektuar gabimet nga e kaluara dhe vizion për t’i dhënë formë ardhmërisë.

Nga Rrjeti kërkojnë që Ministria për Arsim të miratojë Strategji të re për parandalim të emigrimit intelektual si dhe të zbatojë reformë në të gjitha nivelet e arsimit që do të bazohet në shfrytëzim të teknologjive të reja, digjitalizim dhe modernizim të programeve arsimore dhe të administratës. Gjithashtu konsiderojnë që MASH duhet të vë në përdorim dhe të formojë qendra të reja për karrierë në shkollat e mesme dhe universitete për t’ju ndihmuar të rinjve në përzgjedhjen e tyre të karrierës dhe përsosjen profesionale, duke u mbështetur në nevojat e tregut të punës në vend.

Megjithatë, rrjeti rinor nuk i drejtohet vetëm Ministrisë për Arsim dhe Shkencë. Ata i drejtojnë rekomandimet edhe te institucionet tjera shtetërore.

“Agjencia për migracion dhe Agjencia për investime të huaja të formojnë sistem për grumbullim të informatave për diasporën tonë intelektuale të të rinjve dhe ta intensifikojnë promovimin e shtetit si “parajsë për investime” me qëllim që të tërheq investime të drejtpërdrejta nga të rinjtë dhe transferim të diturisë, praktikave dhe të përvojës”, thuhet në komunikatën e Rrjetit për parandalim të emigrimit të të rinjve.

Ata gjithashtu e inkurajojnë Ministrinë për ekonomi, që financiarisht të mbështet hapje të bizneseve në nivel lokal dhe të decentralizohet oferta dhe puna e bizneseve të themeluara nga të rinjtë. Ndërkaq, Agjencia për të rinj dhe sport ta zgjerojë dhe intensifikojë praktikën e hapjes së qendrave rinore në çdo komunë të shtetit dhe krijim të mundësive të decentralizuara për rritje, zhvillim dhe shkathtësi praktike jetësore të të rinjve.