fbpx

Pretendim i pambështetur nga Agim Musliu se Serbia planifikoi sulm gjatë ndeshjes Kosovë-Izrael

-

*Përgatiti: Ridona Berisha

Më 12 nëntor 2023, Kombëtarja e Kosovës në futboll luajti kundër Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Ndeshja u zhvillua nën masa të rrepta të sigurisë, si rezultat i eskalimit të konfliktit Palestinë-Izrael.

Përveç situatës së tensionuar të sigurisë, pati edhe dezinformata të shumta lidhur me aspektin e sigurisë.

Konflikti Palestinë-Izrael po shfrytëzohet edhe nga media e individë të tjerë për shpërndarje të informacioneve që nuk mbështeten në burime dhe dokumente të besueshme. Kësisoj, pati tendenca që të shkaktohet frikë dhe panik në opinion.

Drejtori i Institutit ‘Octopus’, Agim Musliu, publikoi në Platformën X një pretendim kinse Serbia kishte planifikuar ta shfrytëzojë ndeshjen në Prishtinë për të shkaktuar incident.

“Plani i Serbisë për të shkaktuar një incident ndërkombëtar në Prishtinë, në ndeshjen e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, dështoi. Aleksandar Vuçiq donte të përdorte luftën në Gaza për ta bërë Kosovën armiqësore me perëndimin”, ka shkruar Musliu.

Image

Foto: Pjesë e shkëputur nga postimi i Agim Musliu në platformën X.

Postimit ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi të manipuluar, në të cilën shihet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, teksa shikon kah stadiumi “Fadil Vokrri” dhe në duar mban një letër me mbishkrimin: “Operacioni special, ndeshja Kosovë–Izrael”.

Pretendimi i Musliut u shpërnda pa u verifikuar nga disa portale në gjuhën shqipe, si: Bota SotGazeta BlicKosova imeRruga PressKosova.infoJepi zëBallkani.infoGazeta Infokus, etj. Por, autoritetet vendore që shtuan kontrollet e sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes, në asnjë moment nuk kanë deklaruar se ka ekzistuar ndonjë plan që të shkaktohet incident në stadiumin e kryeqytetit, siç pretendoi Musliu.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

ИзворSbunker.net

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.