fbpx

Policia e Kosovës: Stacioni i ri në Zubin Potok nuk paraqet rrezik për serbët

-

*Përgatiti: Ridona Berisha

Policia e Kosovës (PK) së fundmi mori vendim për ndërtimin e një stacioni policor në Zubin Potok, komunë kjo me shumicë serbe. Sipas komunikatës së lëshuar nga PK më 28 tetor 2023, stacioni i ri policor është i domosdoshëm, sepse stacioni policor aktual është i vendosur në një objekt privat me qira dhe i cili objekt nuk plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe për punë të zyrtarëve policorë të rendit. Mirëpo, pas marrjes së vendimit, mediat lokale serbe transmetuan lajme duke ngritur shqetësime për pronësinë e tokës ku planifikohet të ndërtohet stacioni policor.

Më 28 tetor 2023, Kosovo Online publikoi artikullin me titull “Zubin Potok: Po ndërtohet stacion policor pranë shkollës fillore ‘Jovan Cvijiq’, vendasit e shqetësuar”, në të cilin citohet vetëm i ashtuquajturi kryetar i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Zubin Potokut, Srxhan Vuloviq.

Vuloviq ka paralajmëruar se do të dorëzohet një ankesë në Prokurori, me kërkesën për ndërprerjen e punimeve. Vuloviq pretendon se në vitin 2018, me vendim të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, shkollës i është marrë parcela, “por askush nga komuna nuk ka marrë asnjëherë vendim për këtë dhe as nuk është marrë një leje ndërtimi për të ndërtuar ndonjë gjë”.

Sbunker ka kërkuar sqarime nga PK lidhur me pretendimet e ngritura nga serbët rreth ndërtimit të stacionit policor. Por, nga PK-ja kërkuan t’i referohemi komunikatës së lëshuar më 28 tetor.

Sipas PK-së, janë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm ligjorë për ndërtimin e objektit të stacionit policor në Zubin Potok.

“Më datë 23.10.023 PK-ja është pajisur me leje ndërtimore për ndërtimin e objektit sipas Marrëveshjes së Mirëkuptimit të nënshkruar më datë 10.12.2021 mes PK-së dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil për projektin”, shkruan në komunikatë.

Aktualisht, stacioni policor në Zubin Potok është i vendosur në objekt me qira, i cili, siç kanë thënë në PK, nuk i ka plotësuar kushtet për ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe për punë të zyrtarëve policorë të rendit.

Vendimin për ndërtimin e stacionit në Zubin Potok, Lista Serbe ka ndërlidhur me tensionet që nisën prej majit të këtij viti, kur kryetarët shqiptarë u vendosën në objektet komunale me ndihmën e Policisë së Kosovës.

Lista Serbe e ka cilësuar presion institucional të Prishtinës zyrtare ndaj popullit serb në Kosovë. “Ky vendim synon të krijojë tensione shtesë dhe përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, ku Kurti i injoron thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për deeskalim dhe zbatim të marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”.

Njësoj kanë deklaruar edhe nga qeveria e Serbisë, duke e akuzuar kryeministrin Kurti për shkaktim të krizave me qëllimin që t’u vështirësohet jetesa serbëve në Kosovë.

Image

Foto: Reagimi i Zyrës për Kosovë dhe M.

Por, sipas Policisë së Kosovës, stacioni policor dhe zyrtarët që pritet të punojnë aty do t’i shërbejnë gjithë komunitetit që jeton në atë zonë dhe “se nuk ka të bëjë me qëllime tjera siç spekulohet nga individë apo subjekte politike serbe”.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

ИзворSbunker.net

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.