fbpx

Mohohet pretendimi se varrezat serbe u dëmtuan me urdhër të Qeverisë

-

*Përgatiti: Ridona Berisha

Pretendimi i Listës Serbe se me urdhër të Qeverisë po dëmtohen varrezat e tyre në veri të Mitrovicës, është demantuar nga institucionet e Kosovës. Shkas për t’iu rikthyer akuzave se këto veprime janë të koordinuara me qëllim të dëmtimit të pronave serbe është marrë rindërtimi i shtëpisë së një banori shqiptar në veri të Mitrovicës. Sipas versioneve fillestare të autoriteteve që janë duke e hetuar rastin, nuk ka pasur vendim për dëmtim të varrezave, porse ato janë dëmtuar nga pronari shqiptar i një shtëpie në veri të Mitrovicës, ndaj të cilit Policia e Kosovës ka nisur hetime dhe ia ka ndërprerë punimet.

Më datë 24 tetor 2023, portali serb “Novosti.rs” publikoi artikullin me titull: NUK KANË MËSHIRË AS PËR TË VDEKURIT: Shqiptarët hapën rrugën nëpër varrezat e vjetra serbe në veri të Mitrovicës, kocka të shpërndara në rrugë (VIDEO). Lidhur me këtë shkroi edhe “Kurir”, duke pretenduar se: “SHQIPTARËT GËRMOJNË VARREZA SERBE NË KOSOVË: Skenë e turpshme në veri të Mitrovicës, ESHTRA TË SHPËRNDARË Rrugës. Mediume të tjera serbe si: “Alo.rs”, “Euronews.rs”, “Blic.rs”, “Kosova Online” shpërndanë artikullin me përmbajtje të njëjtë. Raportimet u shoqëruan me publikim të videove ku shihen mbetje të eshtrave në rrugën ku u bë gërmimi.

Image

Foto: Portali serb Kurir.rs

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Lista Serbe, duke e dënuar gërmimin e varrezave ortodokse serbe në pjesën veriore të Mitrovicës, që, sipas tyre, po bëhet nga kompanitë shqiptare me urdhër të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Ky subjekt ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe, siç kanë thënë, “ta ndalojë këtë përdhosje të varreve serbe”. Sipas tyre, i gjithë populli serb nga Kosova “është i pikëlluar, me mosbesim dhe zemërim të arsyeshëm për këtë veprim të turpshëm, çnjerëzor dhe antiqytetërues”.

Ndërkaq, më 25 tetor 2023, ish-kryetari i Gjykatës së Apelit në Mitrovicën e Veriut, Nikolla Kabashiq, ushtroi kallëzim penal në emër të banorëve të këtij qyteti.

“Sot, në afërsi të Stacionit Policor në Mitrovicën e Veriut, janë mbledhur rreth njëzet qytetarë të pakënaqur, të cilët kanë dashur të parashtrojnë ankesë për gërmimin e varrezave dhe me kërkesë të policisë që të mos hapen lëndë të shumta në bazë të ankesës së njëjtë, është rënë dakord që Kabashiq të bëjë një ankesë të përbashkët në emër të tyre“, kanë raportuar mediat lokale në veri për ankesën e serbëve.

Image

Foto: Reagimi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Por, ky pretendim u mohua nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, sipas së cilës gërmimet nuk janë realizuar me vendim të tyre.

”Akuzat e subjektit ‘Lista Serbe’ se Qeveria e Republikës së Kosovës ka urdhëruar gërmime në varrezat ortodokse në veri të Mitrovicës janë krejtësisht të pavërteta dhe të paqëndrueshme. Duam të njoftojmë opinionin publik se nuk ka asnjë vendim, as nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e as nga Komuna për ndonjë punim të tillë“, thuhet në reagimin e MinistrisëAta kanë sqaruar se përfituesi i subvencionit është i obliguar që të kontraktojë operatorin ekonomik për ndërtimin e shtëpisë. Kësisoj, Ministria e ka hequr nga vetja përgjegjësinë për dëmtimin e varrezave, duke thënë se “ky program financon vetëm ndërtimin e shtëpive dhe jo infrastrukturën rrugore”.

Ndërkaq pronari i shtëpisë që nisi gërmimet në veri për ndërtimin e shtëpisë, e të cilit Policia ia ndaloi punimet, pretendon se ndërhyrjet u bënë në rrugën e cila ekziston qe 35 vjet. “Kemi bërë pastrim të rrugës për të arritur tek objekti, për t’i larguar gërmadhat nga këtu“, ka thënë aiPor, punimet i janë ndërprerë nga Inspektorati i Komunës së Veriut, deri në përfundimin e hetimeve. Qeveria e Kosovës, para disa javësh, mori vendim që të subvencionojë ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veriun e populluar me shumicë serbe, të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera gjatë periudhës kohore 1998-1999.

Pas tensioneve në veri, të cilat nisën nga fundi i majit të këtij viti, kur në objektet komunale u vendosën kryetarët shqiptarë, Lista Serbe e ka akuzuar Prishtinën zyrtare se ka për qëllim dëbimin e serbëve nga Kosova, duke nxjerrë konkludime edhe për rastet të cilat janë nën hetim.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

ИзворSbunker.net

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.