Skandal i ri përgjimi në Maqedoni

-

S’kanë të ndaluar skandalet në Maqedoni. Pas arratisjes së paradokohshme të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari, që nuk është sqaruar ende, skandali më i ri është ai të cilin e zbardhi vetë prokurori publik Ljubomir Joveski – se në dy vitet e fundit janë ndjekur dhe incizuar telefonat fiks të të gjithë prokurorëve, për çka menjëherë është ngritur procedurë hetimore paraprake.

Para tre vitesh kryeministrit aktual, asokohe lider i opozitës, Zoran Zaev, filloi transmetimin e të ashtuquajturave “Bomba”, gjegjësisht një sërë bisedash të përgjuara të përfaqësuesve më të lartë të qeverisë së atëhershme të kryesuar nga Gruevski – tani një i arratisur nga drejtësia dhe azilant politik në Hungari.

Për të ndjekur krimet që rezultojnë nga bisedat e përgjuara në Maqedoni u formua Prokurori publike speciale, e cila nisi një sërë procesesh gjyqësore, në të cilat u akuzuan numër i madh i ish zyrtarëve. Konsiderohet se kjo kontribuoi edhe për rënien e pushtetit të Gruevskit.

Pajisja që ishte përdorur atëherë është shkatërruar (PPS-ja pohon se është bërë në mënyrë të paligjshme), ndërsa ndërkohë u formua një agjenci e re e quajtur Agjencia operative-teknike (AOT), e cila duhet të mbikëqyrë nëse dikush përgjon në mënyrë të paligjshme.

Mediat shkruanin se në Maqedoni ka disa pajisje të sofistikuara për përgjim, duke theksuar në mënyrë diskrete se ka mundësi që këto pajisje t’i posedojnë dhe përdorin partitë e mëdha politike.

Aktualisht nuk është qartë nëse, në rastin e fundit, centrali ka pasur mundësi vetëm për të incizuar telefonat fiks të prokurorëve, nëse dikush i ka kopjuar dhe i ka përdorur ato dhe nëse bisedat janë përdorur për shantazh ose detyrim.

Zaev dhe Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski premtonin hetim të plotë, por duket se dëmi është bërë – publiku tashmë vështirë i gëlltitë deklaratat e llojit “askush nuk e përgjon askënd më”, dhe ngritjen e supeve për arratisjen skandaloze përmes tre shteteve dhe katër kufijtë të Gruevskit, për çka, gjithashtu, po zhvillohet hetim.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...