Spasovski: Është e sigurt vetëm se Zaevi do të jetë mandatar për qeverinë e re

-

Asgjë nuk është e sigurt përveç se mandatar për përbërjen e qeverisë së re do të jetë Zoran Zaev, ka thënë sot deputeti dhe sekretari i LSDM-së, Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve “Nëse bisedimet për qeverinë e re po zhvillohen mes Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit dhe nëse dihet pozita e tij (e Spasovskit v.j) në Qeveri.

“Kur jemi tek bisedimet për Qeveri, fillimisht presim Ivanov ta ndaj mandatin ndërsa më pas do të vazhdojnë bisedimet mes partive politike dhe tek më pas mund të flasim për pozita konkrete”, ka thënë Spasovski.

Lidhur me atë nëse do të ketë takim mes Zaevit dhe presidentit Gjorge Ivanov rreth garancive për karakterin unitar të shtetit, Spasovski ka thënë se presin vendimin për emërimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi të del në “Gazetë Zyrtare” e më pas Zaev dhe LSDM janë të gatshëm të bisedojnë me Ivanovin për ndarjen e mandatit.

I pyetur nëse anulimi i publikimit të vendimit në “Gazetën Zyrtare” është përpjekje për obstruksion nga VMRO DPMNE, Spasovski theksoi se “është i sigurt në atë se disa nga drejtorët ende këmbëngulim që të jenë shërbëtorë të regjimit” dhe bëri thirrje vendimi për emërimin e Xhaferit të publikohet që sot.

Mbretëria e Bashkuar rrit bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor

Po e përcjellim të plotë kolumnën e përfaqësueses speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pearce, në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike me rëndësi për rajonin: Për Mbretërinë e Bashkuar,...

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...