fbpx

Vjedhja e rreth 3 milionë eurove në “Tutunska Banka”, më e madhja në historinë e Maqedonisë

-

Rasti i djeshëm ku punëtor i NLB Tutunska Banka vodhi thuajse 3 milionë euro në franga dhe në euro nga arka e bankës, sipas të gjitha gjasave është vjedhja më e madhe në historinë e Maqedonisë së pavarur.

Mbrëmë një person është arrestuar për vjedhjen në fjalë, me çka rasti futet në një statistikë tjetër interesante, një prej vjedhjeve më të shpejtë të zbardhura në historinë më të re të Maqedonisë. Në MPB nuk duan të konfirmojnë nëse paratë janë gjetur.

Me 3 milionë eurot, të paktën sipas informatave të tanishme, shifra e vjedhur nga arka e NLB Tutunska Banka është për 15 herë më e madhe se vjedhjen e ngjashme në vitin 2014. Atëherë, i dyshuar ishte arkëtari kryesor me ortakë i Ohridska Banka. Kur jemi tek rasti i djeshëm, rastin e vjedhjes në NLB Tutunska e ka denoncuar drejtori i arkës. Ndryshe, në shtator të vitit 2014-të, tre të punësuar në Ohridska Banka mirë kallëzime penale pasi në periudhë prej 3 muajve, duke manipuluar me paratë që është dashur të mbushen aparatet, nga banka kanë vjedhë 200.000 euro.

Këto janë vjedhjet më të mëdha të parave në Maqedoni të bëra pa kërcënim me armë.
grabezi tabela

Deri më tani vjedhja më e madhe e parave nga banka është më 9 janar 2010, kur nga makina “Golf” të Stopanska Banka- Bitola, në rrugën Prilep- Manastir nën kërcënim me armë, u vodhën 450.000 euro.

Vjedhja më e madhe individuale e automjetit me para është më dhjetor 2005, kur në një rrugicë në Topanë të Shkupit, nën kazermën “Ilinden”, nga furgoni i “Postave të Maqedonisë”, u vodhën 670.000 euro.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.