fbpx

Një foshnjë e vdekur është gjetur në tualetin e spitalit në Tetovë

-

Mbrëmë rreth orës 22, një doktor kujdestar në Spitalin e Tetovës ka raportuar në polici se në tualetin e repartit internist është gjetur një foshnjë e porsalindur, pa shenja jete, e mbuluar me pelena.

Trupi i foshnjës do t’i nënshtrohet obduksionit kurse mjeket kanë dyshimet e tyre për rastin. Sipas tyre dje rreth orës 16 në repartin internist është pranuar një grua 36 vjeçare S.N., paciente nga një fshat Grupçin , e cila pastaj është dërguar në repartin e Gjinekologjisë, ku është mbajtur për shërim të mëtejshëm.

Sipas mendimit të mjekëve, S.N. ka pasur lindje spontane sepse foshnja e gjetur i përgjigjet muajit të gjashtë të shtatzënisë, ndërsa edhe materiali i marrë nga mitra tregon se S.N. ka lindur.

Vendi i ngjarjes është foto-dokumentuar dhe janë marrë strisho për ADN analizën. Sektori për Punë të Brendshme ­ Tetovë po merr të gjitha masat për ndriçimin e plotë të rastit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.