Një anglez i dehur mbrëmë ka shkaktuar dëme nëpër vendin turistik Stenje, mëson “Meta”.

Sipas të dhënave tona, ai ka pirë në një prej hoteleve ndërsa pasi pronarët kanë reaguar për shkak se ka qenë në gjendje të alkoolizuar, e ka lëshuar restorantin.

Është futur në makinë, por në vend që të shkoj drejt rrugës ai është futur nëpër shëtitore. Më pas ka dëmtuar një pjesë të plazhit dhe ulëseve. Për kohë të shkurtë në vendin e ngjarjes ka arritur policia e Resnjës, e ka arrestuar turistin dhe ndaj tij ka ngritur kallëzim adekuat penal.