fbpx

Nuhiu: MPB dhe Çavkovi janë përgjegjës për dhunën në Kuvend, unë tërhiqem

-

Ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu ka dënuar ngjarjet që ndodhën mbrëmë në Kuvend dhe ka thënë se një pjesë e strukturave të MPB-së nuk e kanë kryer punën, për çka do të duhet të japin përgjegjësi.

Ai thotë se si ministri ka insistuar që të formohet një shtab operativ prej kur kanë filluar protestat ndërsa në të janë përfshirë zyrtarë të lartë të MPB-së.

“Shtabi operativ kishe përgatitur plane për tre situata të supozuara. Për protesta të qeta, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe për zgjedhjen e Qeverisë. Për udhëheqës i shtabit u zgjodh kryetari i BSP-së, Mitko Çavkov. Dua ta njoftoj opinionin se dje nga përshkallëzimi e deri më ora 20, udhëheqësi i shtabit Çavkov nuk ishte i kapshëm, edhe pse e kam kërkuar përmes telefonit personalisht”, ka thënë Nuhiu.

Ministri i brendshëm vuri në dukje se “fatkeqësisht është e qartë se në MPB ka ndikim nga strukturat politike”.

“Ndjej përgjegjësi morale sepse për këto katër muaj nuk arrita të shpërqendroj vëmendjen e politikës nga pozicionet udhëheqëse dhe do të kërkoj tërheqjen time, por ju siguroj se do të bëj çmos për krijimin e kushteve për kalimin e pushtetit”, shtoi Nuhiu.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.