fbpx

Nuhiu: Sa më shpejtë policia të vihet në shërbim të qytetarëve dhe shtetit

-

Ministria e Brendshme sot në hapësirat e objektit të MPB-së në mënyrë solemne shënoi 7 Majin, Ditën e policisë së Maqedonisë.

Në solemnitet morën pjesë ministri i brendshëm, Agim Nuhiu, drejtorët e Byrosë për Siguri Publike dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Mitko Çavkov dhe Vladimir Atanasovski, zyrtarë të lartë të MPB-së si dhe familjarë të policëve dhe mbrojtësve nga viti 2001.

Ministri Nuhiu porositi se reformat e mëdha në polici patjetër të vazhdojnë dhe se kjo duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Do të angazhohemi që sa më shpejtë policia të vihet në shërbim të qytetarëve dhe shtetit”, ka thënë Nuhiu.

Fjalimi i Nuhiut u shoqërua me duartrokitje nga drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov. Nuhiu dorëzoi kurorë me lule në lapidarin e policëve të vrarë ndërsa Çavkov së bashku me drejtorin e DSK-së, Atanasovski dhe sekretaren shtetërore të MPB-së, Sanja Dimitrievskën dorëzuan lule në përmendoren e “branitelave” të vrarë nga konflikti i vitit 2001.

Çavkov dhe Atanasovski pas dorëzimit të luleve nuk u kthyen në vazhdimin e solemnitetit.

Download WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
Download Nulled WordPress Themes
free online course
download redmi firmware
Free Download WordPress Themes
free download udemy paid course