Najçevska ngjyros hyrjen e stacionit policor “Beko”

-

Profesorja Mirjana Najçevska sot në mëngjes u paraqit në bisedën informative ndërsa para stacionit policor “Beko” në Shkup e ngjyroi hyrjen. Në bisedë informative gjithashtu sot është ftuar kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Urania Pirovska.

Disa dhjetëra qytetarë sot në mëngjes janë tubuar para stacionit policor në mbështetje të Pirovskës dhe Najçevskës për të shprehur revoltën e tyre nga presionet policore.

Qytetarët brohoritin “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi”, “Shtet policor” dhe “Çavkov, paraqitu”. Forca të shtuara policore vërehen para stacionit policor, është formuar kordon që i pengon protestuesit që të arrijnë deri në hyrjen e stacionit.