fbpx

Trupat e burrit dhe gruas janë gjetur pa rroba dhe në fazë të prishjes

-

Njëri pranë tjetrit, pa rroba, të shtrirë në krevat dhe në fazë të prishjes. Kështu janë gjetur trupat e burrit 33 vjeç dhe gruas 27 vjeçe në motel në pjesë industriale të Manastirit, njoftoi policia.

Në pritje të rezultateve nga  obduksioni, në opinion qarkullojnë zëra se të vdekurit, romë nga lagja Bair e Manastirit, kanë qenë në lidhje dashurie ndërsa për shkaqet e vdekjes spekulohet se krahas vrasjes apo vetëvrasjes mund të bëhet fjalë edhe për dozë të tepruar të drogës.

Prokurorja e Manastirit, Pavlina Jankullovska thotë se po grumbullohen dëshmitë, spekulimet janë lënë anash ndërsa obduksioni do ta jep raportin zyrtar për arsyet e vdekjes.

Dje I.K 33 vjeç dhe GJ.I 27 vjeçe nga Manastiri u gjetën të vdekur në motelin “Przho” në dalje të qytetit. Ata dhomën e kanë huazuar më 24 tetor ndërsa pasi personeli i motelit disa ditë nuk i ka vërejtur duke hyrë apo duke dalë, ka vendosur që të futet në dhomë, ku edhe i kanë gjetur trupat e pajetë.

A.D

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.