fbpx

Në Strugë një person me makinën e tij mbytetnë Drinin e Zi

-

Një burrë moshës rreth 50 vjet u mbyt gjatë një rënie me makinë në lumin e Drinit të Zi në Strugë.

Aksidenti ndodhi dje pasdite rreth orës 18 e 30 minuta. Sipas dëshmisë së banorëve për arsye të panjohura tani i ndjeri Nexho Memeshoski, i cili jetonte në vendbanimin e romëve në hyrje të Strugës, duke u kthyer mbrapsht me makinën e vet përfundoi në lum.

Jo shumë larg nga aksidenti është edhe selia e zjarrfikësve, zjarrfikësit dhe policia menjëherë arriti në vend ngjarje, por për fat të keq Memeshoski tashmë ishte mbytur.

Makina është nxjerrë nga lumi dhe hetimi i policisë do të tregojë se si ka ndodhur aksidenti.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.