fbpx

Kryetari i Manastirit Taleski blen makinë të re zyrtar

-

Kryetari i komunës së Manastirit, Vladimir Taleski është pajisur me makinë të re nga buxheti i komunës. Vetëm disa muaj para fundit të mandatit të tretë, Taleski makinën zyrtare “Citroen C4” e ndërroi me “Peugeot 508”, por nuk ka të dhëna precize se sa ka shpenzuar për këtë makinë.

Këshilltari i PLD-së, Valentin Gruevski të premten nga foltorja akuzoi se buxheti për vitin 2016 ka qenë “listë dëshirash nga kryetari Taleski”.

“Çfarë tregojnë shifrat për këtë vit? Manastiri do të ketë një prej dy buxheteve më të këqija në shtatë vitet e fundit. Manastiri do të ketë realizim më të dobët të shpenzimeve kapitale prej 40%. Manastiri ka realizuar vetëm 11% e të ardhurave tatimore. E vetmja gjë që është 100% është blerja e makinave. Edhe Vladimir Taleski tani vozit makinë të re” tha Gruevski në debatin për realizimin e buxhetit në komunën e Manastirit për tremujorin e tretë të këtij viti.

Nga shërbimet e kryetarit të komunës që janë të ngarkuar për përpilimin e buxhetit thonë se tre makinat që i ka blerë Taleski nuk janë risi sepse janë marrë para disa muajve, por se tani opozita po aktualizon temën.

Koordinatori i grupit të këshilltarëve të VMRO DPMNE-së, Igor Haxhiev thotë se nuk e din sa kushton “Peugeot-i” i ri i Taleskit, por se Këshillit ka votuar blerjen e makinës.

“Nëse në buxhet ka pasur zë për makinë të re, ne e kemi vendosur në votim dhe e kemi votuar ndërsa sa ka kushtuar makina, këtë e dinë shërbimet e Komunës” thotë Haxhiev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.