Dime Spasov si fantazmë në ministri: Disa e shohin e disa jo

-

Punonjësit e Ministrisë së punës dhe politikës sociale pohojnë se Dime Spasov nuk vjen në vendin e tij të punës ndërsa nuk e kanë vërejtur as makinën e tij nga dita kur u shkaktua aksidenti në trafik (28 tetor 2016)

Por, Marjan Ginevski, zëdhënësi i Spasovit, pohon se kjo nuk është e vërtetë. Në pyetjen e “Meta” nëse zv- ministri vjen në punë, ai përmes porosisë SMS tha: “Po”.

MPB më 29 tetor të këtij viti njoftoi se Dime Spasov ka shkaktuar dy aksidente trafiku me makinën “Tuareg” dhe është arratisur ndërsa në polici është paraqitur personi tjetër me iniciale M.T, por policia ka ardhur në konkluzion se ai nuk ia njohur rrethanat dhe ka sjellë vendim se ai nuk ka vozitur me makinën.

Pas disa ditëve (3 nëntor) Spasov në intervistë për televizionin “Nova” pohonte se është nisur nga stadiumi i qytetit “Filipi i Dytë” drejt rrugës “Ilindenska”, më pas ka kthyer në të majtë kah Kopshti Zoologjik duke pritur të ndizet drita jeshile. Përderisa ka pritur, sipas sqarimit të tij, një person i panjohur është afruar tek makina e tij dhe ka tentuar ta hap derën e makinës zyrtare, duke e kërcënuar zv- ministrin me jetën e tij. Më pas, ai ka tentuar të ik, pas çka ka shkaktuar disa aksidente trafiku.

Ditën e njëjtë, MPB ngriti edhe kallëzim kundërvajtës ndaj Spasovit.

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...