Ministria e punëve të brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër 21 personave për derdhje ilegale të kapitalit nga shoqëria aksionare “Makpetrol” në shoqërinë komanduese me aksione “Oilko”. Dhjetë anëtarët e Këshillit administrativ, tetë anëtarët e Këshillit mbikëqyrës si dhe tre përgjegjës në Regjistrin qendror, Depozituesi qendror për letra me vlerë dhe Komisionin për letra me vlerë, MPB i ngarkon për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

I dyshuari i parë në këtë rast siç njofton MPB është kryetari i Këshillit administrativ në “Makpetrol” si dhe udhëheqës i Shoqërisë komanduese për aksione të transportit “Oilko” Shkup A.J (63). Ai dhe i dyshuari i dytë S.L (60), si anëtarë i Këshillit administrativ së bashku me të dyshuarin e tretë, sipas dëshmive që deri më tani posedon MPB, ngarkohen për “fitim kundër ligjor të pronës ndërsa duke shpërdorur pozitën zyrtare, i ka shkaktuar dëm aksionarëve të “Makpetrol” në vlerë prej 375.180.000 denarë gjegjësisht 6,1 milion euro”. Me këtë, sipas MPB, të dyshuarit iu kanë mundësuar “komplementarët të ftojnë të drejtë për të poseduar kapital aksionar dhe të drejtë vote në “Makpetrol” në vlerë prej 19,95% ndërsa komanduesve të fitojnë përfitim kapital në vlerë prej 4,9 milion euro”.

“Anëtarët e denoncuar në Këshillin administrativ, në gjysmën e dytë të vitit 2006-të, në mënyrë anti- ligjore për shoqëri tregtare, pa pasur kurrfarë vendimi nga Kuvendi i aksionarëve të “Makpetrol” për konfirmimin e interesit të shoqërisë për investim në shoqërinë e ardhshme “Oilko”, me vet- nismë dhe në mënyrë jo- transparente kanë ndërmarrë disa aktivitete, siç është përgatitje për themelimin e “Oilko”, për fshehjen e qëllimit të vërtetë dhe interesat e tyre personale nga themelimi i “Oilko”. Më pas kanë përgatitur “propozim- vendim” të dëmshëm në shoqërinë komanduese me aksione si biznes me palën e interesuar” ndërsa në fakt bëhet fjalë për marrëveshje për themelimin e një shoqate të re ku “Makpetrol” është palë. I njëjti vendim, që është joligjore, më vonë është sjellë në Kuvendin e aksionarëve të “Makpetrol” të cilët kanë qenë të keqinformuar. Vendimi është joligjor sepse aksionet e “Makpetrol” të investuara në “Oilko” nuk kanë vlerë pronësore dhe nuk paraqesin pronë, ështu që nuk mund të paraqesin investim në kryegjënë elementare. Përveç kësaj, vendimi njëkohësisht nuk ka qenë në interes të të gjithë aksionarëve sepse me investimin e aksioneve të SHA “Makpetrol” në “Oilko”, të drejtat që sipas nenit 338 të Ligjit për shoqëri tregtare deri më atëherë pushonin, me investimin aktivizohen dhe i barten pronarit të ri “Oilko” gjegjësisht të dy komplementarëve” thuhet në njoftimin e MPB.

Nga MPB njoftojnë se pas formimit të “Oilko” mes firmës- nënë “Makpetrol” dhe firmës- bijë “Oilko” janë lidhur disa marrëveshja prej tëcilave sipas bilanceve vjetore, i tërë profiti shkon në anën e “Oilko” ndërsa “Makpetrol” shënon humbje.

“Gjatë analizës së kryer, është vërtetuar se në periudhën prej vitit 2002 deri 2007, “Makpetrol” punon me fitim dhe ka realizuar fitim- neto prej 1.128.185.175 ndërsa në periudhën 2007-2014 ka realizuar fitim prej 446.626.307 denarë. Ndërsa në periudhën e njëjtë “Oilko” ka realizuar profit prej 230.408.250 denarë, që paraqet dyshim se mjetet e “Makpetrol” derdhen në llogari të “Oilko” njoftojnë nga MPB