fbpx

„Makpetrol“: Kallëzimi penal i MPB-së është tendencioz

-

Kreu i Makpetrolit Andrea Josifovski, si dhe 20 persona të tjerë nga kjo kompani  do të ndiqen penalisht. MPB-ja informoi ngritjen e kallëzimeve penale ndaj 21 personave me dyshime për derdhje të paligjshme të kapitalit të Shoqatës Aksionere Makpetrol në Shoqatën komandite me aksione ‘Oilkom’. 10 anëtarë të Këshillit Drejtues, 8 anëtarë të Këshillit mbikëqyrës si dhe 3 persona përgjegjës në Regjistrin Qendror, depozitori qendror për letra me vlerë dhe komisioni për letra me vlerë ngarkohen për shpërdorim të detyrës zyrtare. MPB ka njoftuar se sipas dëshmive të mbledhura këta titullarë kanë shfrytëzuar pozitën zyrtare përmes përfitimeve antiligjore kanë dëmtuar aksionarët e Makpetrolit për qarkullimin e të ardhurave  prej 6.1 milion euro nga nafta dhe derivatet e naftës, duke iu mundësuar drejtuesve të shoqatës komandite, të përfitonin të drejta mbi vendimmarrjet lidhur mbi kapitalin aksionar dhe të drejtat e votës në shoqatën aksionare Makpetrol në 19.95 %. Në shkëmbim të kësaj komanditorët përfitonin kapital prej rreth 5 milion euro.

Ka reaguar Makpetrol, duke theksuar se bëhet fjalë për rast në të cilin nuk është dëmtuar asnjëri prej aksionarëve. Nga kjo kompani besojnë se padia penale e MPB-së është tendencioze dhe është ngritur për shkak të një procesi të humbur gjyqësor, në të cilin është konfirmuar tatimi i paligjshëm i udhëheqësve të Makpetrolit. Me vendimin e fundit gjyqësor, Drejtoria e të Ardhurave publike është e obliguar ti kthejë paratë për tatim të paligjshëm, konsiderojnë nga Makpetrol.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.